Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot 555 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Sot 555 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut
HistoriKryesore

Sot 555 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Published: January 17, 2023
Shpërndaje

 

17 janari i vitit 2023 shënon 555-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Skënderbeu vdiq në Lezhë, në 17 janar të vitit 1468, i mbuluar me lavdi të përjetshme.

Heroi Kombëtar i Shqipërisë, vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15. Ai ka hyrë në histori edhe si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte ushtrinë osmane, nga më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet.

- Publicitet -

Si një burrë i madh shteti, ai udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Më 1421, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme.

Ai u ngrit sipas gradave, duke kulmuar në emërimin si sanxhakbej i Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, i priu Lidhjes së Lezhës.

Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 vetëshe e tij luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Gjë për të cilën u admirua.

Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të përparonte në pushtimin e  Evropës Perëndimore.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka parë shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë, dhe mospërkuljes ndaj pushtimit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Mollosi says:
    January 17, 2023 at 7:59 am

    Vitin e kaluar e patem Erdoganin dhe KM e harroi kete date historike.

    Reply
  • Remo says:
    January 17, 2023 at 11:56 am

    Mollos, nuk e patem rastesisht Erdoqenin per vizite, jo, ka qene e mirekordinuar per ate dite. Po ashtu sic ishte edhe fjalimi i tij ne parlamentin brekeulur. Edhe ‘rishikimin’ e historise, e kerkon sulltani, pa kete s’ka se si te perparoje neo-otomanizmi, nga pushtues, do ta quajne bashkeqeverises! Dikur menduam se kishin tredhur vetem Saliun, po Edvini, doli me keq fare!

    Reply
  • demo says:
    January 17, 2023 at 12:14 pm

    Skenderbeu perpara Konices eshte korigjuesi i difekteve gjenetike te kombit shqiptar.
    1-Pas Fitores se Torviollit,i doli perpara ushtareve te tij qe po ktheheshin nga viset e Gostivarit dhe Tetoves me tufa dhensh e placke te vjedhur ,duke i qortuar me keto fjale:-Ju nuk jeni ushtare..Ju jeni hajdute,.Ju jeni turma plackitesish.
    2-Dy bashkefshatare nga Leket e Mirdites,pas fitores se bujshme te Albulenes,po kacafyteshin me arme me njeri tjetrin .E degjoi sherrin Skenderbeu dhe doli nga cadra.Cfare kishte ngjare?Njeri kishte luftuar me armikun dhe nuk kishte perfituar nga fitorja.Tjetri,kur shoku luftonte,,xhvishte kufomat e armiqve dhe kishte vene goxha placke.Skenderbeu e ndau placken pergjysem,me drejtesi,ju dha edhe nga nje gote vere,qe te vinin ne vete.
    3- Shqiptari nga natyra kur sheh yllin ,merr pyllin.
    I djegur e i percelluar nga tragjedia Beratit,I deshperuar e i pikuar nga beteja e Valikardhit,ku 8 kapitenet e tij me te mire u zune ne kurthet e Ballaban pashes,,Ja ndaloi ushtrise te ndiqnin armikun ne ikje. Kete mundim e mori vete persiper me garden pretoriane,kontrollonte Pritat dhe kurthet ,pastaj leshonte ushtrine.
    4-Kur snajperi gjergj Aleksi,vrau me mushqete Ballaban pashen,ushtria turke prej 80 mije ushtaresh u zbyth nga rrethimi Krujes dhe mori rrugen e kthimit ne Fushe te Tiranes.Ushtria Skenderbeut e bashkuar me Mbrojtesit e Krujes nuk po permbahesh per te sulmuar armikun.Me shume nga te gjithe bertiste Leke Dukagjini-Embe ta!.Por Leke Dukagjini ishte nje karabush si Mona cizmja,qe i verviti cizmen edvin rames dhe braktisi 19 deputete,,qe nuk ka per ti pare me as ne enderr Parti e MonaLikes.
    I vene nen presion nga ushtria Skenderbeu pranoi,por Sulmin do ta benin naten.I leshoi budallenjte mbi ca bishta praparoje te ushtrise turke dhe kur u kthyen,i ngushelloi:-He,u kenaqet tani?
    Sepse ne Fushe te Tiranes ishin 80 mije ushtare turq,qe ne deshperimin e vdekjes do ti kishin shtypur si veze ata 3-4 mije ushtare te Skenderbeut.
    Nga taktikat e Skenderbeut duhet te mesojne traineret e kombtares shqiptare,,sepse difektet jane te njejta.Jane difekte te genit. Skuadra shqiptare ne Fillim hidhet ne sulm te terbuar sikur do beje namin.
    Po ja preve vrullin e pare zgerlaqen dhe behen pelte.Edhe kur kane bere nje mbrojtje heroike,velen nga triumfi,harrojne qe loja mbaron kur te fryje bilbili,Hutohen,BRAKTISIN DETYRAT,HANE GOLA NE FUND.
    Keshtu pesuam me Francen ne Europian,keshtu me Polonine,keshtu me Izraelin. Jane Fatale minutat 85-95.
    Prandaj Skenderbeu Fundin e Betejes nuk ja linte ne dore ushtrise,por e merrte persiper vete me Garden e disiplinuar Pretoriane.

    Reply
  • Dudumi says:
    January 17, 2023 at 12:59 pm

    Skenderbeu mund te kishte lidhje me Urdhrin templar. Edhe pse Urdhrin templar ishte shkrire ne 1307. Simboli i dhise ne perkrenare ishte nje simbol templar.

    Reply
  • Mbret i Arbrit dhe Epirit Gjergj Kastrioti says:
    January 17, 2023 at 1:34 pm

    Cudia shqiptare, Mbretit te Arbrit dhe te Epirit Heroit Kembetar Gjergj Kastrioti prej politikave qe historia fillon nga UNE, i eshte mohuar te qenurit Mbret i Arbrit dhe t’Epirit. Dhe me e pa turpshmja vazhdon sot e kesaj dite. Turp, e marri bashke.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 17, 2023 at 3:04 pm

    Lojrat e futbollit jane teater futbollistik me rezultate te fiksuara ne te gjtha ndeshjet e kombetareve edhe ne europian e boteror. Kush vazhdon te besoj se futbollistet luajne vertete eshte budalla. Eshte e qarte fare qe rezultatet i ka fiksuar FIFA e UEFA edhe futbollistet vetem jane aktore ne teatrin futbollistik. Edhe ato golat ne minutat e fundit jane vetem teater fallco i planifikuar vertem per dramatizem idiotesk qe njerezit te genjehen asgje tjeter.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 17, 2023 at 3:14 pm

    Kina nuk ka 1,4 miliare banore por vetem 700 milione banore sepse Kina e deklaron popullsine 2-fish se sa e ka ne te vertete.

    Kete mashtrim e bejne edhe gati te gjitha vendet e botes. Vetem vendet ish-socialiste te Europes Lindore, Italia, Franca, Spanja, Portugalia, Greqia e vendet skandinave nuk e bejne kete mashtrim. Bota nuk ka 8 miliarde banore por vetem 4 miliarde banore ne te vertete. SHBA ka ne te vertete 150 milione banore.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 17, 2023 at 3:20 pm

    Dudumi, Dhia eshte e Zeusit pellazgjik. Gjergj Kastrioti e ka shkruajtur vet ne letren e dates 31 Tetor 1460 drejtuar Princit Orsini te Tarentit ne Itali qe Shqiptaret jane populli i Aleksandrit te Madh te Maqedonise edhe i Pirros se Epirit. Pellumb Xhufi gjithemone kur e permend kete leter flet vetem per Pirron e Epirit kurse Aleksandrin e Madh nuk e permend qellimisht.

    Edhe pastaj ankohet pellumb Xhufi neper televizione si te emisioni ADN i atij Ilirit ne RTSH pse Shqiptaret nuk i dine keto gjera te historise si edhe per Kostandinin e Madh edhe Justinianin e Madh qe ishin perandoret e mendhenj Ilire te Romes e Bizantit. Se mos i ke permendur ti ndonjehere keto o Pellumb Xhufi qe te mund t’i lexonin ne librat e historise Shqiptaret. Se ti Pellumb Xhufi je bashkeautore ne librat e historise.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 17, 2023 at 3:22 pm

    Gjergj Kastrioti ua kaloi edhe Aleksandrit te Madh edhe Pirros se Epirit me madheshtine e tij.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 17, 2023 at 3:44 pm

    Pse nuk ka statuja te Aleksandrit te Madh edhe te Pirros se Epirit ne Tirane? Sepse elita e Londres pra Illuminati i ka falur Greqise Aleksandrin e Madh edhe Pirron e Epirit.

    Reply
  • shoqeruesi i Spiropalit says:
    January 17, 2023 at 4:07 pm

    Or ti www i ores 3:22, vertet qe ai Gjergj Kastrioti Skenderbeu ja kaloi atyre Aleksander e Pirro, por ama Skenderbeu Rama ja kalon te treve se bashku! Per me teper referoju shoqes Erisa Spiropali…

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    January 17, 2023 at 4:27 pm

    EPOKË GJERGJËRIE*

    vertikalisht
    në këmbët e mia
    rri në furtuna

    e shoh përpara
    vitin tënd madhështor
    gjergjisht mbuluar

    sa përrallore hapësira
    horizonti
    në tre kohë

    gjergj
    eh
    aj

    krahëve tuaj grafeni
    po lindë shqip
    e po hapëron Shqipëria

    eh
    aj
    me Gjergjin në krye

    lidhur me fije ari
    simote shekujsh
    Shqipërie

    eh
    aj
    gjergj

    nuk ka
    epokë
    pa kokë

    as trup
    të gjallë
    mbi tokë

    eh aj
    vit Gjergji epokë
    epokë gjergjërie

    Shifra: “Rrap Lisi”

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    January 17, 2023 at 4:28 pm

    Per lexuesit shqiptar, ne 555-Vjetorin e Vdekjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeut (por, Gjergji ka vetëm Lindje dhe vetëm Rilindet e përjetësohet ne mote), po e sjellim kete poezi te poetit tone shqiptar, me shifrën: “Rrap Lisi”
    EPOKË GJERGJËRIE*

    vertikalisht
    në këmbët e mia
    rri në furtuna

    e shoh përpara
    vitin tënd madhështor
    gjergjisht mbuluar

    sa përrallore hapësira
    horizonti
    në tre kohë

    gjergj
    eh
    aj

    krahëve tuaj grafeni
    po lindë shqip
    e po hapëron Shqipëria

    eh
    aj
    me Gjergjin në krye

    lidhur me fije ari
    simote shekujsh
    Shqipërie

    eh
    aj
    gjergj

    nuk ka
    epokë
    pa kokë

    as trup
    të gjallë
    mbi tokë

    eh aj
    vit Gjergji epokë
    epokë gjergjërie

    Shifra: “Rrap Lisi”

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 17, 2023 at 4:41 pm

    @ shoqeruesi i Spiropalit, humor te bukur ke bere ti.

    Edi Rama eshte nje debil i komanduar nga Sorosi ashtu si edhe Berisha, Nano, Meta, Basha.

    Reply
  • Dhimbia e madhe Popull says:
    January 23, 2023 at 2:28 pm

    Kendoin– Gjergj Kastriotit Skenderbe- kete 550 vjetor.. I pari dhe i rralli i *TRE NENDOREVE* SHQIPTARE: * TRE NENDOREVE te -Pavaresise e Clirimit…
    *Dy-28-NENDORE-1444-1912tw*me *29 NENRIN 1944 ter*;
    Krenari SHQIPTARE- nga *i PARI tek I TRETI*na bejnw KRENAR ! Perjetesi -*Tre HERRONJVE- Kyer TYRE*- te *Shqiperise MEME*
    Lavdi- HEROIT tone KOMBETAR – Gjergj Kastrioti-SKENDERBE!

    Torontoe 23 Janar 2023…. Me-*Pasuesi Veteran*-Guri Naimit D.
    Kreyetari * Vetreraneve dhe Pasuesve*; Arnold G.Salillari;
    . .Me Bashkeatdhetaret -Urojne *MBRODHESI e Pejetesi*-Atdhut tone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  • I kërkojnë mbrapsht mandatin, reagimi i Koçekut: Shpërndani Parlamentin, shkojmë në zgjedhje,  ju mund vetëm me kecin tim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora 97 on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  3. Horri i bulevardit on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  4. demo on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  5. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?