Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot dhe nesër Samiti i BE, çfarë do të thuhet në Bruksel për Shqipërinë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot dhe nesër Samiti i BE, çfarë do të thuhet në Bruksel për Shqipërinë?
AktualitetPolitike

Sot dhe nesër Samiti i BE, çfarë do të thuhet në Bruksel për Shqipërinë?

Published: June 23, 2022
Shpërndaje

Liderët e BE-së do të mblidhen sot në një samit dy ditor në Bruksel.

Kryeministri Rama së bashku me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Vuçiç dhe Kovaçevski kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre pas sinjaleve pozitive nga Bullgaria.

Por çfarë pritet të ndodhë në Samit?

- Publicitet -

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë pranë vendimit të shumëpritur për aprovimin e kuadrit negociues.

Ky kuadër negociues kishte deri tani mbështetjen e 26 shteteve anëtare, por jo të Bullgarisë, e cila e ka mbajtur pezull për shkak të çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut kryesisht mbi të drejtat e qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, si dhe çështjeve të tjera të lidhura me historinë, gjuhën dhe identitetin midis dy vendeve. Por së fundmi në Bullgari është arritur një kompromis mbi propozimin francez për kuadrin negociues të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Për Shqipërinë, që prej qershorit 2021 nuk ka asnjë vend anëtar që ka qenë kundër aprovimit të kuadrit negociues me Bashkimin Europia.

Në samitin e BE-së në Bruksel, liderët evropianë pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar të Komisionit Evropian, për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, udhëheqësit e BE pritet gjithahstu të shprehin angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit të rajonit në bllok dhe të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do te mbajne një konferencë për shtyp në përfundim të takimit midis 27 liderëve të Bashkimit Europian dhe 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Burimet e Bashkimit Europian kanë shpjeguar se do të ketë konkluzione edhe për Ballkanin Perëndimor.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  2. Luzati on Me “bukë me vete”? PO!
  3. Remo on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Arse1234 Se on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  5. Remo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?