Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot nis viti i ri akademik, pedagogët e Universiteteve bojkotojnë mësimin: Studentët të na bashkohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sot nis viti i ri akademik, pedagogët e Universiteteve bojkotojnë mësimin: Studentët të na bashkohen
KronikeKryesore

Sot nis viti i ri akademik, pedagogët e Universiteteve bojkotojnë mësimin: Studentët të na bashkohen

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

Pedagogët do bojkotojnë nisjen e vitit të ri akademik. Prej më shumë se 3 javësh, pedagogët kanë dalë në 3 protesta, duke paralajmëruar se nëse Qeveria nuk përmbush kërkesat e tyre, nuk do të nisin vitin e ri akademik.

Sot, ata do të nisin bojkotin. Tubimi i tyre nis prej orës 08:00 deri në orën 10:00 para Universitetit të Arteve, ndërsa pedagogët kanë mirëpritur edhe studentët e vitit të parë që kanë nisur protestën. Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e 9 kërkesave dhe presin që protestës së tyre t’i bashkohen edhe studentët.

I vetmi Universitet që nuk do t’i bashkohet kërkesës së pedagogëve është ai i Mjekësisë. Rektori, Arben Gjata ka deklaruar ditë më parë se universiteti do të nisë procesin mësimor duke u distancuar nga protesta e pedagogëve.

- Publicitet -

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, iu drejtua ditën e djeshme studentëve dhe pedagogëve me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke iu rikujtuar se mbështetja e qeverisë edhe për ta do të vijojë pa u ndalur.

Çfarë kërkojnë pedagogët?

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

Sot, rreth 120 mijë studentë priten të nisin vitin e ri akademik 2022-2023, në të dyja ciklet e studimit Bachelor dhe Master. Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve nga institucionet publiku, me rreth 27% të totalit.

I dyti është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 20% të totalit.

Ky vit akademik përkon edhe me protestën e stafeve akademike për rritje të pagave. Ata kërkojnë rritjen e pagës me 30% këtë vit si dhe 20% vitin tjetër si dhe mbështetje financiare për kërkimet shkencore.

Qeveria më parë ka propozuar një rritje me 15% ku 7% i mbulon qeveria dhe 8% universitetet, por kjo kundërshtohet nga ata pasi sipas tyre universitetet nuk kanë buxhet për këtë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Gjergji says:
    October 17, 2022 at 12:09 pm

    Jam pro qe pedagogeve tu rritet rroga. Tu rritet te pakten aq sa kolegeve te tyre ne Maqedoni e Kosove.
    Ashtu si nuk jam qe kjo greve te perdoret per qellime politike.
    Qeveria duhet ti rriti rrogat trurit te kombit. Mos harrojme, qe me shiaterrimin e instituteve te Akademise se Shkencave nga Berisha, pas ardhjes ne pushtet ne 2005, keto univeristete jane bere streha e shjencetareve te Shqiperise.
    Por rrogat e tyre duhen rritur edhe per faktin, se jane rrogat e uleta qe i shtyjne nje pjese prej tyre qe te shesin notat e tyre per 50 euro, duke shkaterruar karrieren dhe çuar dem titujt e tyre shkencore.
    Qeveria duhet te arsyetoje dhe ti jape dum, drejtim ketij telashi, se edhe per studentet qe enden kot rrugeve nuk eshte gje e mire.

    Reply
  • labi says:
    October 17, 2022 at 1:04 pm

    GJERGJI ATA QE MARRIN PARA ASHTU KANE DHENE PER TE MARR TITUJT NGA PROFESORI ME I PESHTIRE DHORI KULE TOLERANCE ZERO KUSH MERR PARA. VETEKUPTOHET JO TE GJITHE POR NJE PERQINDJE E MADHE MARRIN PARA
    PEDAGOGET E KOHES SE ENVERIT NUK MERRNIN PARA DHE RROGAT I KISHIN SHUME TE ULTA .
    RROGAT JANE NE PERPUTHJE ME ZHVILLIMIN EKONOMIK TE VENDIT
    UNE MJEK JASHTE SHTETIT MERRJA RROGE BRUTO 12 MIJE DOLLAR ,NETO 6 MIJE DOLLAR
    KJO RROGE ME PUNE 12 ORE NE DITE NE TRE DITE TE JAVES
    KJO ISHTE RROGA MUJORE
    KOLEGU DHE SHOKU IM NE AMERIKE MERR 22 MIJE DOLLAR NE MUAJ

    Reply
  • Arben says:
    October 17, 2022 at 2:16 pm

    studentet jane me ju.

    Reply
  • PO , PO says:
    October 17, 2022 at 4:11 pm

    Keto jane te gjitha marifete te stisura nga bajraktari serb ( 80 vjecar) i Vicidolit qe do pushtet me cdo kusht , ne aleance te fshehte me idjotet e Kosoves , Albin Kurtin dhe me Osmanlleshen !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës

Komentet e Fundit

  1. demo on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. loni on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  3. ¿? on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. Vili on Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  5. capi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?