Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot protesta e opozitës në disa nga akset kryesore të vendit, deputetët të ndarë në qarqe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sot protesta e opozitës në disa nga akset kryesore të vendit, deputetët të ndarë në qarqe
Lajmi i funditPolitike

Sot protesta e opozitës në disa nga akset kryesore të vendit, deputetët të ndarë në qarqe

Published: October 29, 2024
Shpërndaje

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës të shtrirë kësaj here në disa qarqe të vendit. Për zhvillimin e kësaj proteste është mësuar se PD ka njoftuar Policinë e Tiranës për 3 orë leje. Sikurse kanë paralajmëruar demokratët, skenari ka të bëjë me bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00.

Bllokimi i akseve që ka paralajmëruar PD:

Mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës
Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan

- Publicitet -

Sa i takon shpërndarjes së deputetëve në këtë protestë, ditën e djeshme u raportua se përfaqësuesit e PD-së do të vendosen të grupuar në secilin prej akseve të pëmendura më sipër.

Në segmentin e sheshit Shqiponja, do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Në rrethrrotullimin e Milotit, do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli. Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.

Deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë.

Nga ana tjetër, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD-së që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.

“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, njoftoi policia ditën e djeshme.

Ky njoftim është komentuar dhe nga kreu i grupit parlametar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha që Policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm. Ai tha se tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD.

“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5d bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut”, tha Bardhi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    October 29, 2024 at 8:55 am

    Nuk keni popull.Ju kuptoj sakrificen zoterinj deputete! Viktima u bete,Barrikade te Shpelles,Zjarrvenes per mostren Berisha,u bete,Mish per top u bete,por nuk vjen populli pas jush.,Ja psh,,une,po t`me japi shefi Armatimit shef Orhani nga Kuci,qe kisha ne Zbor,nje karabine simonov me nje tek fishek,e t`me thote ja ku i ke tabelat me Ramen dhe Berishen,,Qello njerin nga te dy,,une do ti lutem,,:Aaaman shef Orhani me jep dhe nje fishek,se dua ti qelloj te dy!-Jo,s`ka nje fishek eshte!
    Do qelloj Berishen.Pse?Sepse eshte A,B,C,e hajdutllukut,rrembimit te Pronave te mija..Aty ne lekure tende te dhemb me shume. Ja,qe Berisha i beri hesapet pa hanxhine..Versuli Horrat ,burgaxhijte,maloket ne tokat e Pronareve,,se llogariti se horra,burgaxhinj,maloke jane me shume se Pronare me Tapi te Zogut,.
    Ha mut nashi,Mbaju me horrat,burgaxhijte dhe maloket!
    Ata te nxjerrin nga kafazi burgut ku te kane mbyllur si QYQ. Qen e biri qenit!

    Reply
  • Artan says:
    October 29, 2024 at 9:10 am

    Jo se thone qe Demo kishte shkuar per lesh. Ja ku u kthye ne rrugen e duhur e te kuptoje qe sa kohe te kete përballe opozitën e Doktor Mortjes, më mirë shallvaregjeri.

    Reply
  • Spak says:
    October 29, 2024 at 9:13 am

    O popull i ndershem shqiptar i vuajtur ne shekuj: mos lejoni Saliun kete sadist dhe spiun te pengoje jeten tuaj me! Kulti qe ai ngriti i pasuruar ne kurrizin tone! Keta hajdute dhe injorante s’kane te drejte te bllokojne jeten tone! Kush jane keta idiote me Saliun dhe liken,hajdute qe Historia do t’i permende si kriminele! Ngrijuni dhe beni nje proteste kunder ketyre malesoreve -katunare nga trute! 27 deputete nga rrethet servile te Saliut, “besnike” te tij ne krimet e tij, njerez pa intelekt, pa persolitet, budallenj te zgjuar! Kush jane keta dhe cfare perfaqsojne! Policia te beje detyren dhe te mos ju jape leje te bllokojne rrugen ndryshe te ushtrohet forca per t’i larguar! Mjaft hengri Saliu per 33 vjet! Mjaft mos e lejoni me! Edi Rama duhet te qartesoje mendjen!

    Reply
  • demo says:
    October 29, 2024 at 9:55 am

    Artan,demo eshte ai qe ka qene,qe ne dhjetor 1991,kur Berisha shembi qeverrine e koalicionit dhe ne korrik 1992 kur zagari librazhdit Eduard Selami therriste:Jasht nga partia ime,mocionistet!
    Edhe ketij hajdutit tuaj UFO Mbiplanetar,Edi Rama,qe nuk e nxe Planeti,ja kam thene dy llafe sy per sy ne sallen e kinoteatrit per politiken e gabuar me pronat,kur po reklamonte si suksese Aluizmin dhe Legalizimin e pronave te grabitura ne Toke te pronareve.-Shembi-i thashe.E dua token time pa murana,pa gardhiqe katundaresh ne Token Time!

    Reply
  • Fushe Karunja says:
    October 29, 2024 at 11:23 am

    Aman more Ju te PD .Dergonin te une ate deputeten Hoti qe me Hurin Tim tia bllokoj rrethrrotullimin e poshtem.Njeren nga te dyja e bllokoj une,e garantoj.

    Reply
  • Humoristi says:
    October 29, 2024 at 11:46 am

    O injorant opozitare ne floke te qethur ballaboks,dhe te oksigjenyar,pse kerkoni te na bllokoni rruget ne pensionisteve te genjyer barbarisht ne vitin 2024!.!

    Reply
  • info analitike says:
    October 29, 2024 at 2:21 pm

    Eh cfare i ben Saliu ketyre per nje vend ne liste!
    Lideri i vertete duhej te ishte i pari ne krye te mosbindjes civile e jo te conte servilet.
    “Lead by example” eshte lajtmotivi, po ne Shqiperi e ka marre ferra uraten.
    Kriekaqoli fshihet pas hajduteve te frutave e zarzavateve per te justifikuar pislleqet e veta.
    Lideret politike te te gjithe kraheve perdorin mashat per te nxjerre geshtenjat e tyre nga zjarri.

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 29, 2024 at 2:35 pm

    Rrethrrotullimi nje – Geshtenja
    Rrethrrotullimi 2- Dashnori
    Rrethrotullimi 3 – Mahmuti

    Reply
  • mali says:
    October 29, 2024 at 3:09 pm

    Ne rrethimin kukuvajka e Sali Berishes ka protestues?
    Estrada e kohes.
    Rama-Berisha jane bythe e breke bashke.
    Gazi e Noka nen shkelqimin e Edi Rames jane bere pronare e pasanike.
    Qellimi eshte te nxjerrin jashte loje partite e reja.
    U ka hyre frika nga demokracia e vertete sepse I nxjerr zbuluar si hajdute te kombit.
    Materializmi dialektik: e reja zvendeson te vjetren.E vjetra nuk dorezohet lehte.
    Shoqeria shkon perpara jo prapa.
    Keshtu Gazi,Noka,Rama jane mbeturina te se vjetres pavaresisht qe ne trurin dhe fuqine e pushtetit nuk e kuptojne.
    Sa klase kane ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?