Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot protesta e opozitës në Tiranë, pritet bllokimi i 5 zonave, ja si do të shpërndahen deputetët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sot protesta e opozitës në Tiranë, pritet bllokimi i 5 zonave, ja si do të shpërndahen deputetët
Lajmi i funditPolitike

Sot protesta e opozitës në Tiranë, pritet bllokimi i 5 zonave, ja si do të shpërndahen deputetët

Published: November 26, 2024
Shpërndaje

Opozita do të mbajë sot protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë zonave si: te rrethrrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson, te Pallati me Shigjeta dhe Bashkia e Tiranës.

Në secilën nga zonat, protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të Partisë Demokratike dhe nga deputetët e saj.

Kjo protestë nis këtë pasdite në orën 17:00. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë lidhur me këtë protestë se PD ka qenë e qartë që nuk është për dhunën dhe luftë guerile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”, por ka zgjedhur ta kundërshtojë atë me anë të mosbindjes civile.

- Publicitet -

Zonat që do të bllokohen nga protesta sot në Tiranë dhe shpërndarja e përfaqësuesve të opozitës:

RRETHRROTULLIMI ZOGU I ZI

Degët: 11, Kamëz, Vore, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës.

Deputetë: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani, Fisnik Qosja.

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj.

RRUGA E ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Degët: 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë.

Deputetë: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

SHESHI WILLSON

Degët: 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë.

Deputetë: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi.

Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha.

PALLATI ME SHIGJETA

Degët: 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër

Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli.

Kryesi: Luciano Boçi, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu.

BASHKIA

Degët: 7, 9, 10 dhe 14.

Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa.

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Sul Koburja says:
    November 26, 2024 at 10:15 am

    Ndaj i donte deputet Saliu,ti perdorte si barrikada per bllokim rrugesh.Keta sjane deputete te qytetareve,keta jane deputete te nongrata,le qe i ka fitu Lul Basha si deputete.Deputete padinjitet fare ,as qe kane per tu zgjedh me.

    Reply
  • Humoristi says:
    November 26, 2024 at 10:18 am

    Pse i merzitni shqiptare ne prag festave,ne bllokime rrugesh?

    Reply
  • mali says:
    November 26, 2024 at 4:04 pm

    E shikoni schedule qe kane bere PS-PD dhe Ilir Meta deri ne zgjedhje te 2025-es?
    C’do 15 -20 dite nga nje rremuje e stisur per te mos u lene hapesire njohje e paraqitje ne popull partive te reja.
    Te terhiqet vemendja e popullit vetem ne dy emra : Edi Rama e Sali Berisha.
    Nuk ka me te poshter e kriminele se keta mafioze komuniste.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    November 26, 2024 at 5:55 pm

    Ne 90 u be gabimi i madh qe levizja antikomuniste u la ne duart e spiuneve,krimineleve dhe komunisteve.Shume shpejt populli normal u terhoq.Moren shtetin dhe i vune kazmen pasurise e prones.Mos lejoni funderrinat e shoqerise te rezojne perseri Shqiperine pertoke.Saliu,ky bastard me gjak serbi per bythen e vet dhe te familjes eshte gati te djege Shqiperine.Mos e lejoni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përmbytet anija me 267 persona në bord në Qipro, të paktën 6 viktima
  • DOKUMENTI: Dy vite, 952 nene dhe tani 3 milionë lekë për ekspert: Çfarë ndodhi me Kodin e ri Penal?
  • Rama mesazh ‘kodues’ për protestën: Algoritmet prodhojnë urrejtje dhe frikë
  • Bankierët e fshehtë: Hetuesi belg zbërthen skemën gjigande të lëvizjes të parave me WhatsApp
  • Temperatura përvëluese, moti sot deri në 35°C

Komentet e Fundit

  1. Zdromsi on Rama mesazh ‘kodues’ për protestën: Algoritmet prodhojnë urrejtje dhe frikë
  2. Kristo P on Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
  3. Sazani on Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra afër Himarës
  4. Gjergj on Rama mesazh ‘kodues’ për protestën: Algoritmet prodhojnë urrejtje dhe frikë
  5. TURIEMIGR on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?