Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
AktualitetKronike

Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Published: November 7, 2026
Shpërndaje

Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë protestën kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit bëjnë thirrje për këdo që të bashkohet dhe të mos frikësohet nga kërcënimet e pushtetit dhe gjobat që policia po vendos ndaj qytetarëve. Në mbështetje të studentëve do të jenë edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur publikisht solidaritetin me protestuesit.

Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka njoftuar protestë, në mbështetje të revoltave studentore. Lideri demokrat Sali Berisha, u bëri dje thirrje qytetarëve që të bashkohen ditën e shtunë në protestë në mbështetje të kauzës së studentëve shqiptarë.

Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi “revoltën studentore” si një kauzë që tejkalon bindjet politike, duke theksuar se suksesi i saj është në interes të çdo qytetari që dëshiron të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri. Ai u bëri apel qytetarëve që të mbështesin studentët, duke vlerësuar guximin, vendosmërinë dhe sakrificat e tyre.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet për dialog me studentët protestues, duke shprehur gatishmërinë për komunikim. Megjithatë, deri më tani kjo ofertë nuk ka sjellë ndryshim në qëndrimin e protestuesve, të cilët vijojnë të këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e tyre kryesore.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet për dialog me studentët protestues, duke shprehur gatishmërinë për komunikim. Megjithatë, deri më tani kjo ofertë nuk ka sjellë ndryshim në qëndrimin e protestuesve, të cilët vijojnë të këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e tyre kryesore.

Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës
  • SPAK dërgon për gjykim “kokat” dhe ushtarët e klanit ‘Çopja-Çela’
  • Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme
  • Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
  • “Kam ekzekutuar dy persona në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

Komentet e Fundit

  1. L on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. Valbona on Shën Votuesi!
  3. Pensionisti i Muradijes on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  4. AI on Shën Votuesi!
  5. Nasti on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?