Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Published: June 18, 2026
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare këtë të enjte. Rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha.

Në rend dite janë disa interpelanca. Një interpelancë është thirrur me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD.

Gjithashtu Interpelancë është kërkuar me zv.kryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, po ashtu Interpelancë pritet të zhvillohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga Ina Zhupa.

- Publicitet -

RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.

2. Njoftime.

3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në
kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga
një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga
deputeti Erion Braçe.

6. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja
Ina Zhupa.

7. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar
nga deputeti Erald Kapri.

8. Projektligji “Për dhënie amnistie”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Кodi Rrugor i
Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

10. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar”.

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor
Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

12. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.

13. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën
e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

15. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 – 2030″.

16. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit
për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

17. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit
për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.

18. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit
për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

19. Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe
Zhvillimin Rural”.

20. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe
Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend
  • Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Tutu on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Kavaja on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  4. Trapajane hesapi on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  5. Tefta on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?