Sot është festa kombëtare e Sulltan Nevruzit, një festë fetare që ka një rëndësi të veçantë për komunitetin bektashian.
21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë është gjithashtu nisja e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian.
Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22.
Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët bektashianë me disa pamje nga “teqeja e Helvetive, në Berat ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim”.
Po çfarë është Sulltan Nevruzi?
Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët bektashianë me disa pamje nga “teqeja e Helvetive, në Berat ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim”.
Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” (nga persishtja) dhe ’Sulltan’, është titull i lartë. Kjo ditë, e ka origjinën që herët. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV. Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut.
Për këtë festë, poeti ynë Naim Frashëri ka thënë: “Sot është një ditë e re që përsëritet moti, lind Vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vet Zoti”. Kjo ditë përkujton edhe ditëlindjen e Imam Aliut, që lidhet me ringjalljen e jetës dhe me shpresën për ditë më të mira. Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për gjithë besimtarët. Është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, i cili ka qenë krahu i djathë i Profetit.
Prandaj kjo festë, për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuara të vitit. Ai ka lindur më 22 mars dhe është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe, i pari i dymbëdhjetë imamëve. Imam Aliu, është një nga imamët e mëdhenj, i pajisur me një dituri të jashtëzakonshme. Profeti Muhamed thotë: “Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij” ose “Nuk ka trim si Aliu, nuk ka shpatë tjetër si Zylfikari Aliut. Kush do Alinë, më ka dashur mua, kush urren Alinë, më ka urryer mua”. Prandaj me të drejt u quajt prijës i besimtarëve arabë, dijetarëve arabë që bënë epokë të artë e që i dhanë dritë, njerëzimit mbarë. Ai ishte njeriu i luftës për përparimin njerëzor. Ai përdorte bukur fjalën për pikëllimin e shpëtimin njerëzor. Ai la pas tre parime: Shkallën e të menduarit, unitetin njerëzor dhe, drejtësinë. Prandaj mbeti simbol i përhershëm.
Si festohet Sulltan Nevruzi?
Në këtë ditë feste, pihet një gotë qumësht, i cili simbolizon lindjen e një dite të re. 22 marsi konsiderohet nga besimtarët bektashian një ditë e shenjtë. Sot, kjo ditë, përkon dhe 31-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, event ku mori pjesë Nënë Tereza.
Gatimet për festën e Sulltan Nevruzit
Me këtë rast bektashinjtë gatuajnë ushqimet karakteristike, që janë byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh,(spinaq, lëpjetë, majdanoz, fletë lakre, kopër, gjethe prasi, labot, qepë, oriz, etj). Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike. Pasi është pjekur byreku ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe më pas i jepet seicilit prej anëtarëve të familjes nga një pjesë. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij është me fat. Do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. Gatuhet përshesh me pulë ose mish qengji, qengji i pjekur, sultiash është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite, sepse përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës, orizi që simbolizon drithërat, bollëkun dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe, gjithashtu në disa raste gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra).
j.l./ dita

Paska uruar edhe mendja e shternguar nga ferexheja e zeze, shoqeruar ne sfond me muzike orientale, me pamje te Teqese ku fokusohen germat arabe.Edhe vitin e kaluar, uronte me pamje nga masakra me rite mesjetare nga mali i Tomorit, ne vend qe te bente te kunderten qe te ndalohen keto zakone shtazarake te importuara nga Obskurantizmi Osman. Kjo mendje perverse, mbeshtjellur ne Ushkuret e baba Rahimondit, do na ngreje edhe nje Bektash shtet si nje turp ne mes te Europes, pa pyetur askend, dhe vazhdon perpara ne marrezine e tij edhe me librin e fundit “ne sofren e henes”!! Nuk eshte cudi qe ta shpalle veten profet, se kusar, po e po, eshte vete ligji e vete Maliqi, vete Hoxhe e vete Kadi, nga preheri i sulltanit turk, tek ai i sheikeve arabe, si ato cingiet e haremeve….kjo mendje e semure rende qe zhgarravit muret e institucionit me te larte te shtetit, qe i kthen ato ne salla Iftaresh ku oshetin ezani arab nga klerike te diskretituar si Kalaja qe promovojne hapur erresiren e callmave dhe jane nje rrezik konstant per shoqerine. Ketij njeriu me shallvare halldupi, nuk i ze goja nje here te vetme te thote o beje dicka per ato objekte te tjera kulti ne Jug, te periudhes para-osmane, me vlera shume dimensionale qe na mbajne lidhur me Europen, por qe, jane lene qellimisht ne harrese drejte degradimit, pikerisht sepse ka mendje te degraduara si puna e ketij dhe paraardhesit te tij, Salehut.
O zoterinj te gazetes Dita, po c’i keni gjithe keto hollesi, ne nuk jemi as vend Arab, e as Persi. Kujt i duhet Imam Aliu dhe Kali i tij, sulltan novruzi dhe Qabea? Le te fesojne ata qe i njohjn keto rite e mite, se vetem ne hapesiren shqip folese ne ballkan, turku u ngul dhe nuk iku kurre, edhe andej nga Kosova qe jane akoma me fanatike per fene, festojne ne xhami qe mbajne emra sulltanesh gjakatate, shkojne dhe luten tek vendi ku sipas gojedhenave, “prehen” melcia dhe zorret e nje sulltani, se trupin i’a balcamosen dhe e moren me vete ne Turqi, dhe Serbet, me te drejte qeshin me keta otomane, qeshin ata dhe Greket me kete ripushtim turk ne kohe paqeje!
Bektashet qene komisaret e jeniçerve osmane!!!!!
Islam (arab.) = skllaverim, nenshtrim (shqip)
Bektashizmi, islami dhe fete e tjera nuk jane kulture shqiptare sepse nuk jane krijime shqiptare.
Ja nje Bektashi i rilindur,nje Suni i devotshem,nje katolik i pagezuar,nje orthodhoks i lindur,nje cifut i perveluar,nje komunist i penduar,nje antikomunist i terbuar,.
Ti fshatari Mashkullores Arjan Cani,nje portretin tim te kesaj natyre per Edi Ramen e lexove ne Emisjonin tend,sikur ta solli dikush me SMS,,
Mos me kopjo o llum i fshatarsise komuniste!