Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot takimi i liderëve të Ballkanit në Greqi, në darkën e Mitsotakis mungon Rama
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot takimi i liderëve të Ballkanit në Greqi, në darkën e Mitsotakis mungon Rama
AktualitetPolitike

Sot takimi i liderëve të Ballkanit në Greqi, në darkën e Mitsotakis mungon Rama

Published: August 21, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama për shkak të qëndrimit ndaj çështjes “Beleri”, është “penalizuar” nga Athina zyrtare duke mos e bërë pjesë të darkës së sotme të liderave të Ballkanit perendimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit.

Ata do të jenë në mbrëmje në Athinë në krah të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Kryeministri Edi Rama nuk u ftua në takim! Fillimisht nuk u bë e ditur arsyeja e refuzimt nga Greqia për të ftuar Kryeministrin shqiptar Edi Rama, por qeveria greke përmes zëdhënësit e tij dje bëri të qartë se ka lidhje me arrestimin e Fredi Belerit dhe reagimin e kreut të qeverisë shqiptare për protestën e kryebashkiakut të Athinës në Himarë ku kërkonin lirimin e Belerit.

Rama u kërkoi protestuesve, mes të cilëve ishin edhe kryebashkiaku i Athinës dhe Selanikut, që t’i binden ligjit dhe se nuk mund të kundërshtojnë vendimet e një gjykate të një shteti demokratik.

- Publicitet -

Ndaj Greqia do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së në një darkë informale, në orën 20:15, pas ftesës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me rastin e 20- vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”, por nuk do të jetë Edi Rama. Në darkën informale, Greqia ftoi Shqipërinë në rang presidencial dhe nuk kishte një ftesë të veçantë për kryeministrin Edi Rama, ku në lidhje me këtë reagoi dhe zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Ai shprehet se ftesa e munguar Ramën në darkën e thirrur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vjen si pasojë e qëndrimeve për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit i cili ndodhet në burg si i akuzuar nga SPAK për blerje votash. Zëdhënësi i qeverisë thekson se Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe se nga ana e Greqisë nuk do të ketë asnjë hap pas.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, deklaroi ai.

Në darkën e sotme sipas ‘Protothemës’, kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi,Jakov Milatovic, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht. Sipas medias greke, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet pasi Presidenti Begaj ka një axhendë tjetër.

“Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, thuhet në përgjigjen e presidencës.

Siç thuhet në ftesën e Kryeministrit grek, viti i ardhshëm do të jetë i një rëndësie vendimtare për përparimin e rajonit e më gjerë kur bëhet fjalë për procesin e integrimit europian, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës, gjë që ka ndikuar plotësisht në stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian por edhe më gjerë. Bazuar edhe në dokumentet e miratuara nga liderët evropianë që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, Greqia ka si objektiv strategjik të saj integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për të garantuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë. Liderët nga shtetet e rajonit që synojnë anëtarësimin në BE shkojnë në Athinë edhe me synimin për të përshpejtuar rrugën e integrimit të tyre në familjen evropiane.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?