Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
AktualitetKronike

SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

Published: October 5, 2026
Shpërndaje

SPAK ka zhvilluar këtë të hënë një aksion në Elbasan, ku është arrestuar Leli Kaja, administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas SPAK, arrestimi u krye nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në kuadër të një procedimi penal të regjistruar më 1 tetor 2026.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se Kaja i ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë administratorit të një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji në funksionin e administratorit të “ECO-ELB”.

- Publicitet -

“Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin Leli Kaja, administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal”.

Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi Leli Kaja ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit Leli Kaja iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”, njofton SPAK.

Çfarë është Eco-Elb

Shoqëria “Eco-Elb” sh.p.k. është një shoqëri aksionere publike e krijuar në fund të vitit 2021 me qëllim menaxhimin e mbetjeve urbane në të gjithë Qarkun e Elbasanit.

Kompania është 100% pronësi publike dhe ka si aksionerë 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit (Elbasan, Cërrik, Belsh, Gramsh, Librazhd, Peqin dhe Prrenjas).

Krijimi i saj erdhi për të marrë në dorëzim dhe për të menaxhuar parkun e përpunimit të mbetjeve (landfillin dhe impiantin/inceneratorin) në Elbasan, pasi biznesi privat që e kishte më parë u sekuestrua nga shteti gjatë hetimeve të procedimit penal për inceneratorët.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lekondi says:
    October 5, 2026 at 6:31 pm

    RROFTE SPAKU, I VETMI INSTITUCION I PASTER E PATRIOT NE SHQIPERI.

    Reply
  • Matilda says:
    October 6, 2026 at 6:39 am

    Dëm i madh me 4 milion leke te vjetra….e keni kap sa per statistik

    Reply
  • Alban says:
    October 6, 2026 at 8:11 am

    Leli kaja duhej te ishte ne burg. Pas gjithe te zezave qe ka bere, vone e kane arrestuar.

    Reply
  • 666 says:
    October 6, 2026 at 11:06 am

    Per 400 mije u lodhet deri ne Elbasan, ke Tiranen plot,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?