Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
KronikeLajmi i fundit

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Published: June 19, 2026
Shpërndaje

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 12 të pandehur, zyrtarë të bashkisë Kolonjë, me në krye kryebashkiakun Erion Isai, të cilët akuzohen për shkelje në tendera, të kryera në bashkëpunim.

Ditën e sotme SPAK njoftoi se pas mbyllje së hetimeve janë marrë të pandehur dhjetarë zyrtarë, duke nisur nga kryebashkiaku Erion Isai, ish-zv.kryetarja e bashkisë Eljona Mydini, ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve Ergys Verdho, ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve Erald Elezi, përgjegjësi i sektorit të preventivit pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Genti Raça, ish specialistet e nivelit të lartë pranë ARRSH-së Donikë Shehu dhe Klarita Konomi, specialistit i nivelit të lartë pranë Autoritetit Rrugor shqiptar Nikollaq Mihali.

Njoftimi i plotë i SPAK:

- Publicitet -

SPAK dërgon për gjykim 12 të pandehur për shkelje në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Kolonjë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 280/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

Erion Isai, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 248 e 25, 258 e 25 të Kodit Penal;

Eljona Mydini, ish zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Ergys Verdho, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Erald Elezi, ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Genti Raça, me detyrën e përgjegjësit të sektorit të preventivit pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Donikë Shehu, ish specialiste e nivelit të lartë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Klarita Konomi, ish specialiste e nivelit të lartë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal;

Nikollaq Mihali, me detyrën e specialistit të nivelit të lartë pranë Autoritetit Rrugor shqiptar, e akuzuar akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal;

Erdit Salillari, me detyrën e përgjegjësit të sektorit të hartimit të projekteve të huaja pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal;

Erjon Cenko, Engjëll Dine, Ermal Zylfo, punonjës të Bashkisë Kolonjë, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve, në bashkëpunim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 186/ 2, 258 e 25 të Kodit Penal;

Armand Tafil, Muharrem Tartari, Shpëtim Liço, punonjës të Bashkisë Kolonjë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal;

Entela Çano, me detyrën administratore pranë shoqërisë A& E Enginieering” sh.p.k., e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Dajti says:
    June 19, 2026 at 3:50 pm

    Si nuk ka turp ky UFO Rama qe çdo dite anatemon protestuesit, ku po çdo dite po i arrestohen, gjykohen, denohen me dhjetra nga te zgjedhurit e tij?! Duke filluar nga mega hajdutja Balluku qe e ka per zemer! Ky jeton vetem ne mendjen e tij te semure! Protesta kerkon doreheqje te tij per korrupsion, ai fshihet si struci kur fut koken ne rere dhe kujton se nuk duket!
    Si mund te vesh nje karagjoz kryetar bashkie? Vetem i semuri rama e di!

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 19, 2026 at 7:57 pm

    MENDOJ QI KETE KOMIKUN ERSEKAR TA VENE KRYEMINISTRI NE VEND TE SHAKAXHIUT TE SURRELIT.
    .

    Reply
  • Roni says:
    June 19, 2026 at 8:03 pm

    Ne burg key hajdut 1 meter te gjate…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur
  • “65 mijë minoritarë”, PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale
  • U përplas me shefin? Braçe sqaron: Dola vetë jashtë
  • Nga “kolektivizimi i fajit” te dështimi institucional ndaj autizmit

Komentet e Fundit

  1. topoja on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë fjalimin
  2. zaimja on Nga “kolektivizimi i fajit” te dështimi institucional ndaj autizmit
  3. demo on U përplas me shefin? Braçe sqaron: Dola vetë jashtë
  4. DINJITETI NUK BLIHET ME BROSHURA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. demo on VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?