Një shtetas shqiptar është ndaluar nga autoritetet franceze pasi fluturoi me një avion të vogël civil mbi centralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime, në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar për zonat e ndjeshme.
Rasti po hetohet edhe për pistën e mundshme të spiunazhit, raporton Le Journal du Dimanche (JDD).
Sipas medias franceze, ngjarja ndodhi të shtunën pasdite. Avioni po fluturonte në rreth 3.700 këmbë (afro 1.200 metra), por piloti e uli lartësinë në 3.500 këmbë, duke hyrë nën kufirin minimal të lejuar për fluturime mbi një objekt strategjik.
Menjëherë pas sinjalizimit, Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Francës ngritën një mjet ushtarak që shoqëroi avionin deri në aeroportin e Albertit, ku piloti u arrestua sapo u ul në pistë.
Sipas JDD, i ndaluari është identifikuar si Ermal B., shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet franceze dhe shqiptare për vepra që lidhen me mashtrimin financiar, mashtrimin në grup të organizuar dhe aktivitete të paligjshme në fushën e hakerimit. Ndaj tij, sipas të njëjtit burim, ekziston edhe një urdhër kërkimi i lëshuar nga autoritetet shqiptare.
Sipas burimeve bëhet fjalë për Ermal Beqirin, i kërkuar nga SPAK për aferën e AKSH-it.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në veshjet e tij tre pajisje gjurmuese Apple AirTag. Sipas burimeve të cituara nga JDD, ky detaj ka shtyrë hetuesit të shqyrtojnë mundësinë që piloti të ketë vepruar nën presion ose me urdhër të një personi tjetër, megjithëse kjo mbetet një pistë hetimore dhe nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Në dëshminë e tij, shqiptari ka deklaruar se kishte gabuar lartësinë e fluturimit dhe se në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Megjithatë, hetuesit e kanë cilësuar versionin e tij si të paqartë, ndërsa dyshime ka ngritur edhe itinerari i fluturimit, i cili kaloi nga Alberti drejt Calais, më pas mbi Bretanjë dhe përfundoi mbi centralin bërthamor të Penly.
Për shkeljen e ndalimit të fluturimit mbi centralin bërthamor, shqiptari u dënua me një gjobë prej 7.000 eurosh. Më pas ai iu dorëzua Zyrës Qendrore Franceze për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), ndërsa pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Centrali bërthamor i Penly konsiderohet një nga objektet strategjike të Francës dhe është gjithashtu vendi ku po ndërtohen reaktorët e rinj EPR-2, një projekt me rëndësi të veçantë për sektorin energjetik francez.
o.p. / dita

Tani ky zotria vet e niste avionin ?
Paska qen 007
Ka qene duke transportuar droge.
Ne duar te Kujt eshte 36 vjet ish SKiperia!?
Ky eshte Kim Filbi Edi Rames.E more vesh o Makron krahun ne qafe dhe gishtin ne bythe? Mos e dorzo shpejt pa u zberthyer mire,sepse ne Ambasaden shqiptare ne Gjermani punojne agjente ruse.Shtrydhe mire kush ishte misjoni i vertete?
Ky eshte Kim Filbi Edi Rames. Cfare jane homelandat iranjane,qe gjoja hakerojne kompjuterat e administrrates shqiptare,jane grupi i Ermal Beqirit,Gus Agasit.Keta jane garancia e Zgjedhjeve te Edi Rames. Prandaj mbajeni ne France,sa te behen Zgjedhjet Lokale ne Shqiperi!
ti demo duhet te jesh ne klase te trete se paske ngrl pa busull…
shikoji njehere kurrikulumin ketij llumi se ndoshta shkruan ndryshe.ndoshta kur ta kuptosh do kesh arritun ne gjimnaz.
Nga koteci Rames ka dal ky?
Ky person qe ngre edhe avion ne France mesa duket nuk eshte ne kerkim nderkombetar?
Ky eshte Assi i Edi Rames.Eshte i paprekshem,sa te jete Edi Rama,.Ka telefonuar Makronin me urgjence per kthimin ne Tirane,qe te mos hetohet ne France,se ky eshte me i cmuar se Julian Assange,se Homeland,se IA me gjithe Diellen dhe Mira Muratin.SPAKU do ta liroje per mungese provash,ose do ta arratise ne drejtim te paditur,si u arratisen shishet e veres 33 mije euro copa. Nuki behet shaka me miellin e Gjermanit.
Cdo disfate e Edi Rames eshte fitore per Shqiprine,,Cdo mbyllje dere per Edi Ramjen,eshte Porte e Hapur per shqiptaret,
Grisjani ato kapitujt surratit,perjashtojeni nga negociatat maskarane!
D.m.th. ky kerkohet ne Shqiperi, por jeton si sheik ne France, biles edhe me avion privat. Arrestohet jo sepse kerkohet ne Shqiperi, por sepse thyen rregullat e fluturimit ne France. Te dhjefsha mu ne SPAK, qe na hedh ilacin e gjumit me porosi te dy maskarenjve me te medhenj qe ka nxjerre ky vend: Rama dhe Berisha.
Me pak fjale SPAKu nuk ka kerkuar kerkim nderkombetar.
Ti po flisje me baben.Aifonat,celofonat nuk i cpiken gysti me ermalin,e AKSHIT,Tani i kane ne dore bota,qe i kane cpikur.Ta gjejne Ata nenen baben,motren edhe kunaten me ke folur.
PIKA NE BYTHE!?
Po flistee ENEN e tij,me Gruan e Makronit apo me LINDEN !?
Keto lojra me fluturime mbi centrale berthamore, nuk jane thjesht pune korrupsioni por lojra te fuqive te medha.