Qeveria ka përditësuar, përmes një vendimi të ri, rregullat për shpenzimet e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe punonjësve të administratës publike gjatë shërbimeve jashtë vendit.
Ky është dokumenti i rregullores së re, hyrë në fuqi në fund të korrikut dhe përcakton në mënyrë të detajuar kriteret për udhëtimin, akomodimin dhe dietat ditore.
Sipas rregullores, presidenti i Republikës, kryeministri, kryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të akomodohen në hotele me pesë yje.
Deputetët, sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe drejtorët e përgjithshëm do të qëndrojnë në hotele me katër yje, ndërsa punonjësit e tjerë të administratës publike do të akomodohen në hotele me tre yje.
Për arsye sigurie, efektivët e Gardës së Republikës që shoqërojnë personalitetet shtetërore mund të akomodohen në të njëjtin hotel me personin që ruajnë, pavarësisht kategorisë së hotelit.
Vendimi përcakton gjithashtu edhe masën e dietave ditore për udhëtimet jashtë vendit. Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit përfitojnë një dietë nga 120 deri në 150 euro në ditë. Për ministrat dhe Zëvendëskryeministrin, dieta varion nga 80 deri në 120 euro në ditë.
Deputetët, zëvendësministrat dhe sekretarët e përgjithshëm përfitojnë 70–80 euro në ditë, ndërsa drejtorët e përgjithshëm dhe ambasadorët 50–60 euro. Për nëpunësit e tjerë të administratës, dieta ditore është përcaktuar në masën 45–55 euro. Një tjetër ndryshim lidhet me mënyrën e pagesës së shpenzimeve.
Biletat e udhëtimit dhe akomodimi në hotel do të rezervohen dhe paguhen drejtpërdrejt nga institucioni përkatës. Ndërkohë, zyrtarëve do t’u transferohet në llogarinë bankare, përpara nisjes, vetëm shuma e parashikuar për shpenzimet ditore. (TCH)

Po Ahmetaj dhe Balluku me 5yje apo më shumë yje se qeveria konkuron mes vetes vetëm në një gjë, kush ta bëjë jetën më lluksoze. Ju erdhi fundi, për qytetarin qoftë një fillim i mbarë!
Kane te drejte keta Ethemerit qe kemi ne krye. Bie fjala, Zeqineja nga Roskoveci dhe shoku Palla nga fshatrat e Librazhdit qe te vegjel jane mesuar me nje standart qe edhe hotelet me 4 yje nuk ja u plotesojne dot. Keshtu qe duhet te shkojne te gjithe ne hotele me 5 yje e me larte nese eshte e mundur. Se keta jane rritur me haviar e Dom Perignon jo si Ethemerit qe i votojne qe mbeten me groshe gjithe jeten.
Kjo tregon qe po u vjen fundi.Edhe Berisha kur po i afrohej fundi deklaroi hapur ne Parlament:Keni inat,qe femijet e mi jane te pasur!
hhahahahahaha
ne dhoma gazi me mire
Shume mire se keshtu njihen shkallet e hierarkis , se shinin ne kuriz te emrave si punonjes te parlamentit .
Mara hajde shpejt ne Tirane. Ty po te ruajme nje dhome te tre penxheret . Do te jesh mire, uturakun do ta kesh ne dhome.
Pse me 4 yje nuk mjafton Z rama?
Presidenti duhet te kete trajtimin e nje Noteri te Kryeministrit, se ate pune ben qysh kur e kthyen Salih Berisha dhe Edi Rama me marreveshjen antidemokratike e antikombetare faamekeqe te 21 prillit 2008.
Lluks i madh per plehra, hajdutet e institucioneve te larta ne republiken e shqiperise> Populli s’ka buke te haj dhe njerzit mbeten ne proteste, pensionistet numurojn qindarkat dhe ju dridhet dora kur blejn nje buk per te mbajtur shpirtin gjalle, per shkak te kesaj keq-qeverisje te korruptuar, kurse keta miratojn ligje per rrogat e tyre dhe lluksin, pra sa ti grabisin ketyre fukarenjeve. Turp!
Lluks i madh per plehra, hajdutet e institucioneve te larta ne republiken e shqiperise> Populli s’ka buke te haj dhe njerzit mbeten ne proteste, pensionistet numurojn qindarkat dhe ju dridhet dora kur blejn nje buk per te mbajtur shpirtin gjalle, per shkak te kesaj keq-qeverisje te korruptuar, kurse keta miratojn ligje per rrogat e tyre dhe lluksin, pra sa ti grabisin ketyre fukarenjeve. Turp!
Ia hudhem vallahi – bilahi
Gostitje nga Ramuti se ngriten karton jeshil gjithe legjislatures sic ua kerkoi.
Gostit Ramuti nga fondet e Buxhetit Shqiptar i sajuar me Borxhe, lene detyrim femijeve tane me breza., per tna shkurtu jeten.
ALL ANIMALS ARE EQUAL, BUT SOME ANIMALS ARE MORE EQUAL THAN OTHERS – PIGS
Në romanin Ferma e Kafshëve, parimi i fundit i vendosur nga derrat në murin e hambarit ishte: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.”
Sa te neveritshem!
Me 15 yje bëjeni për veten tuaj se e meritoni! Keni shitur dhe shkatërruar gjithçka. Tani bëni qef. Se edhe nipërit dhe mbesat i keni siguruar. Plehrat në hotele me 5 yje!
Po pse ka president Shqiperia????
Po opozita cfare thote, apo Muli me Vokshin jane dakort, po cuni pacesh Balliu pse nuk po proteston?
O @Demo ,Berishës asnehere nuk i ka ardh fundi..
‘Me kë sy i shikon gjerat ti ,me atë me xham apo atë pa xham’…!!??
Berisha eshte me i fuqishem sot nen pushtetin e Rames se kurre ndonjehere,per mos me thënë qe eshtë njishi që komandon ketë klase politike dhe de facto shtetin shqiptar,sepse i ka kapur institucionet me kohë,te cilat ne performancen e tyre,thjesht jane hija e tij..