Nga Lorenc Vangjeli
E fundit gjë që do të dëshironte Edi Rama të ndodhte në Tiranë, ishte që publiku të mësojë atë që ai me shumë gjasa e dinte apo dhe thjesht e parandjente ditë më përpara. Të dinte saktësisht se çfarë ka vendosur t’i thotë zëvendëses së tij të hënën – apo dhe në ndonjë nga ditët në vijim – prokurori Premçi me hijen e rëndë të Altin Dumanit nga pas.
Në një rrjedhë jo dhe aq të papritur të ngjarjeve, në mes të shpërthimit të debatit për aeroportin e Vlorës, nuk mund të kishte lajm më të keq për maxhorancën socialiste, sesa fletëthirrja për zonjën e hekurt Belinda Balluku për t’u paraqitur në SPAK. Madje e shoqëruar edhe me avokat.
Sikur dhe deri këtu të mbetet spiralja e të panjohurës, dëmi moral për pozitën është i një përmase të jashtëzakonshme. Një dëm që e ngre kokën edhe mbi arrestin në detyrë të kryetarit formal të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Diga përballë zv.kryeministres së gjithëpushtetshme, e krijuar sa nga pushteti i fituar vetë, aq edhe i transferuar nga Rama drejt saj, e sendërtuar nga pjesa dërmuese e medias, e përforcuar nga segmente të caktuara të opozitës dhe nga aleanca të përkohshme me to, shoqëruar me frikë të përhershme dhe miqësi fluide brenda maxhorancës, e kuruar nga interesa shumëngjyrëshe të biznesit dhe faktorëve të tjerë, kjo digë, pra, rrodhi ujë për herë të parë.
Dhe nga e hëna e ardhshme, asgjë në politikën shqiptare nuk do të jetë më njëlloj. Pjesa tjetër është vetëm kronikë politike.
Marrëdhëniet e tendosura dhe bipolare të saj me sistemin e drejtësisë, kontrolli dhe balanca mes tyre, kanë marrë një përmasë tjetër dhe kanë thyer gjithashtu edhe një steriotip idiot e legjendë urbane: bindjen ortodokse se Rama e kontrollon në qelizë të gjithë sistemin e drejtësisë. Dhe këtu duhet të nisë edhe analiza e faktorëve që do të ndryshojnë e transformojnë pakthim vetë politikën shqiptare.
Rama, ndryshe nga sa mendojnë miqtë që e urrejnë fshehurazi dhe armiqtë që e adhurojnë haptazi, padyshim që ka ndikim të caktuar në segmente të caktuara të drejtësisë, përfshi edhe vetë SPAK-un. E ka pasur dhe do ta ketë çdo kryeministër që qeveris një vend kaq të vogël e modest si Shqipëria, ku morali e ligji shpesh i përulen hesapit vetjak. Por arkitektura e sistemit që ai vetë ideoi dhjetë vite më parë, ka hapësira të mjafta për t’i prishur keq humorin çdo kryeministri, qoftë “ish”, qoftë në detyrë apo dhe pasardhës.
Kori servil i miqve të paditur dhe armiqve naivë të Ramës, që shihte tek arresti i Veliajt, për shembull, vetëm zgjatimin e vullnetit kryeministror me mjete juridike, tashmë nuk mund të thotë assesi të njëjtën gjë për zonjën Balluku. Hetimet ndaj saj dhe fletëthirrja për në SPAK, janë bërë pa asnjë mëdyshje jo nën bekimin e Ramës. Përkundrazi, ato kanë tendosur mërinë e tij të skajshme.
Për të gjitha arsyet që afron bota e vogël hilacake shqiptare, me të gjitha gjasat Rama do të detyrohet të ringrejë një mbrojtje shembullore ndaj “shtrigës” së tij të mirë. Sepse edhe vetë zonja Balluku është digë parapritëse përpara atij vetë. Publikisht apo me mjete të tjera, shumë më shumë sesa bëri për Veliajn muaj më parë, Rama do të tentojë të vizatojë një vizë të kuqe për SPAK-un: Ndal, këtu mos kalo!
Reagimi i tij i parë ishte ai i zakonti dhe më i lehti për t’u mbajtur: “Ne kemi punën tonë, ata kanë punën e tyre”, tha fillimisht Rama. Por në skajin e kundërt të këtij reagimi të përmbajtur e formalisht korrekt, askush nuk mund të verë bast se çfarë mund të sjellë stina. Si në një ligjësi fizike, kur sa më i madh është aksioni, aq më i madh bëhet edhe reaksioni ndaj tij, përgjigja e SPAK-ut mund të jetë edhe më e papritur. Edhe më joproporcionale. Me gjasa edhe me municion rezervë të mbajtur në “depo” prej kohësh. Sipas parimit që aty ku nuk bën punë sopata, mund të bëjë gjëma bisturia.
Kryeministri që i fitoi të gjitha në pranverën e këtij viti, e di se beteja frontale me SPAK-un nuk i leverdis për asnjë arsye. Dora që nuk pritet, duarshtrëngohet. Rama e ka provuar edhe në lëkurën e tij se në luftë humbasin edhe fitimtarët. Ai e di se nuk i vlen asnjë fitore në betejë totale me SPAK-un. Di gjithashtu. se raporti i ndërlikuar që ai ka me zëvendësen e tij, mes Shillës së interesit dhe Karibdës së parashikimit, mund të dëmtohet nëse shtohen edhe hije sado të dobta të ballafaqimit me të vetë dhe të panjohurën.
Si në një lojë mjeshtrash shahu, në pokerin dinak të politikës lokale, Rama me gjasë i ndruhej lëvizjeve të mundshme të SPAK-ut në këtë drejtim që përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Ajo që i interesonte atëherë ishte ruajtja e status quo-së deri në 11 maj. Dhe fitorja me 83 mandate u duk fillimisht se e betonoi të njëjtën status quo. Duke mos ndryshuar boshtin e emrave në qeverinë e tij, Rama ndoshta besoi se vullneti i tij nuk do të kushtëzohej më nga faktorë jashtë kontrollit të tij të plotë.
Në fakt ishin vetëm ditë të blera përkohësisht. Njëlloj si për të verifikuar aksiomën se politika shqiptare nuk heq dorë nga bindja e verbër e imponimit mbi gjithçka nga pushteti ekzekutiv. Edhe pse historia e ka mësuar dhunshëm, dhimbshëm e rast pas rasti se e vetmja gjë e përjetshme, është të qënit i përkohshëm.
Ndeshja mes pushtetit politik dhe sistemit të drejtësisë do të jetë e egër edhe nëse bëhet e gjitha në kulisa. Maxhoranca e topitur ngaqë në fushë nuk i kanë mbetur më shumë se një grusht aktorësh mes pafundësisë së figurantëve anonimë, e shëndoshur nga mbipushteti dhe e plagosur nga rrëfimet me karmë që nuk harron kurrë të kthehet, humbëse pikërisht nga fakti që i ka fituar të gjitha, e përfshirë nga rivalitete të egra mes vetes e hakmarrje të vjetra dhe interesa të reja, është mbërthyer në ankthin e pritjes se çfarë do të bëjë vetë Rama. Mes gëzimit revanshist për goditjen e shefes së madhe dhe frikës nga ajo që mund të ngjajë nesër, maxhoranca është vetëm një spektatore e heshtur dhe pa rol në lojë.
Opozita e drejtuar nga Berisha, mjeshtri i krijimit të aleancave fluide mes kundërshtarëve, sheh që po i bie karta sulmuese ndaj armikut kryesor të liderit të saj. E trembur ta duartrokasë dhe pa argumente për ta sulmuar në këtë pikë, gjithashtu edhe ajo, siç thonë pleqtë, do të blejë ditë për të rrojtur dhe për të ruajtur status quo-në.
Mbas 12 vjetëve pa firmosur gjëkundi, ajo vetë nuk ka më mish për t’i blatuar SPAK-ut në të ardhmen, me përjashtim ndoshta të ndonjë viktime nga “friendly fire”. Opozita do të tentojë ta quajë menjëherë si të shkuar historinë e zonjës Balluku dhe do të përqëndrohet tek slogani që nuk e le në baltë asnjëherë: “Të gjitha fajet i ka Rama!”. Dhe këtu mbyllet kapitulli i pafuqisë së saj.
Dhjetë vjet pas reformës në drejtësi, as njëra dhe as tjetra, as pozita dhe as opozita, nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë se njerëzit e drejtësisë, ëngjëjt e fillimit të njërës palë dhe djajtë e gjithëhershëm të palës tjetër, tashmë e kanë thyer shishen ku i kishin mbyllur. Ata kanë dalë jashtë dhe janë shndëruar në dinamit me fitil të shkurtër në të gjithë ngrehinën e pushtetit, të gatshëm të shpërthejnë e të bëjnë qedere të papritura.
“Kjo është Tirona jonë, Tirona kontradiktës,
E luftës, e paqes, e errësirës dhe e dritës,
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes, interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit!”, këndonte dikur Edi Rama, ende i pathinjur nga telashet e pushtetit, me energji hidrocentrali dhe ambicje që tejkalonin përmasat e Tiranës dhe vetë Shqipërisë.
Si kryeministër Rama i dha një shans të ringjallur parimit magjik të demokracisë, parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve.
Si sportist e artist, si intelektual atipik, njëlloj Trumpi ballkanik, ai vetë i ka paralajmëruar dhe ju ka dalë borxhit të gjithëve: “Gjithçka mund të ndodhë, jetojm’ në Tiron!”.

Tani te gjithe jemi deshmitare, sesi zoti Vangjeli bashke me Nikolle Lesin, dekoruan Altin Dumanin. Por, do me thone, c’te keqe ka ketu?! Ketu nuk ka ndonje te keqe nga ato qe mendoni ju. Ketu ka nje nje mbrapeshti, nje budallallek, nje idiotesi nga ato qe vetem shqipot si Lorenci dhe Nikolla mund ti bejne.
Kur ka ndodhur kyt TURP, (se i tille eshte) ca eshte i huaj ( nga Perendimi natyrisht) ne Shqiperi dhe qe merret me zhvillimet politike, politikan, diplomat, gazetar etj, paten mbetur te tromaksur, sepse, per ta, eshte e paimagjinueshme nje gje e tille. Per ta eshte paimagjinueshme, qe gazetaret ti japen dekorata nje prokurori. Eshte thjeshte e pakonceptueshme. Gazetari, me definicion, eshte si te thuash anti-prokuror, ne kuptimin qe ai s’do t’ia dije per akuzen qe ngre dikush ndaj dikujt, por per te verteten qe shkon pertej saj.
Po ja qe e bene keta medemek veteranet e gazetarise. Tani, c’te them tjeter…
Pikerisht ne shprehia(bindien ortodokse se Rama kontrollon te gjithe) qendron gremina e”Pushtetit”orthodoks apo e “Pushtetit “myslyman,e vlleheve apo vorio-grekerve.Pushteti duhet te jete i SHQIPTAREVE e i pakicave,sipas % nacionale,fetare e krahinore.Pushteti i sotem eshte vllaho-ortodoks , bashke me disa shqiptare qe per interesa shesin soj e sorollop.Ne kete moment me kujtohet shprehia e mender komunistave shqiptare”Atdheu i komunistave eshte MOSKA” Po atdheu i mender socialkomunisteve te sotem??????
Eshte e hidhet ajo paraqitja te henen bashke me avokat..Eshte si Lajmerimi mesuses:Te henen te paraqitesh ne Drejtori bashke me Prindin. Pisk e ke punen moj Belinda!
Une nuk e quaj çudi thirrjen nga Spak, por quaj çudi se si nje kriminel 35 vjeçar me barren e madhe ne kurriz qe nuk duhej ti perkulej nga mosha 81 vjeçare por nga vrasjet dhe shkaterrimet qe ka bere, akoma flet neper podiume dhe mba fjalime sikur s’ka ndodhe gje me te. Po çfare beri me pak Hitleri me boten si ato qe Sali Berisha beri me Shqiperine?! Ketu esht pika ku ne ate vend po krijohet nje mbreteri e krimit dhe me pas kryekrimineli Sali Berisha do te jete mbreti i saj e kete ne dore ja jep drejtesia shqiptare me perfaqesues SPAK dhe Altin Dumani. U lajthiten shqiptaret e varfer e te ndershem, u zbardh nena Durda ne dyer te asaj drejtesie per djalin e saj te vrare pafajesisht ne Gerdec, ulurijne per pronat shqiptaret nga jugu ne veri, , po vidhen hapet e pa asnje shqetesim, mazhornaca ne detyre firmos e vulos, ndersa me shume po vjedhen ata te opozites, ndersa Dumani , se na mbyten dibranet ne drejtesi e tropojanet ne politke megjithese jane kthyer edhe kunder vetes. Per mua SPAK, prokuroet dhe gjykatesit jane futur ne nje rreth vicioz qe nuk e kuptojne dhe vete nga lakemia qe kane e vazhdon dhe nuk nxjerrin dot as koken te shikojne qe pse u vra gjyqtari Kalaja! Njerezit jane te irrituar jashte mase sepse ata qe s’kane marre drejtesi po shkojne drejte varrit, ndersa mbreti krimit me gjithe ata perreth po mbreteron si di ai. Ne Shqiperi nuk ka drejtesi, prandaj parlamenti shqiptar s’duhet te hesht per ta riformuar ate drejtesi, por me Gjin Gjonin e Ndojen qe nga zbatues te ligjit sipas qejfit kthehen ne projektues te ligji (!) e Ulusi Manjen eshte pa breke parlamenti. Nuk e di se s’po ndihet ai Xhafa se reforma jo vetem deshtoi, por prokuroret jane kthyer ne horra dhe po e kthejne vendin ne diktature, ashtu si e beri Hitleri, por neser ne se vetegjyqesia do kerkoje te zgjidhe problemet, faji i ngelet parlamentit shqiptar mbi supe, ndersa prokurore e gjykates do te jene pesuesit e pasojave qe sot u duket vetja mbret. Po e teprojne shume, 35 vjet; por ata e dine qe secili nga ne ne varr do te marri ato lopata dhé, por duhet te kishin dhe pak dinjitet prej njeriu se jane kthyer ne lubi. Keshtu i shikoj une.
“E po Të Na ruajë Partia-Të na rojë Samalet RamsiIV”!
do hane njeri tjetrin komunistet tani
SPAK-ata, anash kalon vrasesit qe kane marre jete njerezish dhe jane perqendruar tek ekomomia, I dhembin leket e popullit, por per te vdekurit e ketij populli kush do paguaj dhe pse humbet akoma kohe.
Kjo meqe SPAK-ata na qenka drejtesia e kulluar.
Keta te Spakut a kane femij, niper e mbesa, a duhet te kontribojne per nje shqiperi pa vrases ne radhe te pare, pastaj edhe pa hajdut.
E saktë i nderuar, pushtet vllaho orthodoks !
Ky Lorenci ben sikur thote shume por nuk thote asgje.Ky ngre ballona me ajer ne ajer por nuk mund te mbajne asgje,Vangjeli thote a fluturojne ,tajare jane.hahaha.
Tamam! Kur s`ke gje per te thene me mire hesht si kau ne parmende-shkruan Saadiu,o Lorenc Vangjeli.
Loro Vangjellatusi jo me kot ka vene titull pellitjet e Rames me ato West Side Family – Me nje pafytyresi si e Rames c’do gje eshte e mundur.
As skuqet as zverdhet ky surrat edhe kur i iken zevendes Kryeministri i akuzuar me nje lum akuzash dhe e akuzon nga atje ku ka vajtur me nje mal akuzash, as dhe kur ministrat e tij shkojne ne qeli burgu, as kur numri 2 i Rilindjes tij burgoset per afera korruptive, as dhe arrestimi i zevendeses aktuale ne qeverine e tij nuk ja ndryshon shprehjen e budallallepsur te surratit – Sepse ja kane gjetur nje alibi qesharake ku mund te kapet : ” Ato hane Molle e Dardha pas kurrizit tij “!
Dhe Ata mbajne pergjegjesi Penale por ama ky Ramsesi i Pare nuk ka kurrfare pergjegjesie Politike qe i ka paraqitur ne popull per tu marre vota, i ka vene te vjedhin neper poste e tani lan duart e surratin duke treguar se dinjiteti eshte dicka qe nuk e ka njohur kurre e as ja di kuptimin.
Se c’tumor malinj eshte SKAP, e tregon menyra sesi sillen ndaj politikaneve te Opozites dhe hajduteve te Qeverise.
Ish-Presidentin, ish-Kryeministrin, ish-Kryeparlamentarin, Ilir Meta, i zune prite si kacake, me maska ne koke, e terhoqen zvarre sikur te ishte nje kriminel ordiner, krejt papritmas, pa respektuar asnje procedure – kurse ndaj Hajdutes me damke, lubise se korrupsionit, sillen si ndaj nje zonje te paperlyer.
Shqiptaret e thjeshte duhet ta shohin kete krahasim. Nuk kane rendesi emrat. Ne vend te Ilir Metes, mund te ishte kushdo, madje edhe vete Kryeqenefi i Shqiperise, dhe nuk do te duhej te silleshin si me nje vrases serial; se fundja perfaqeson nje institucion dhe ky institucion eshte i shtetit; pra, ka te beje me dinjitetin e vete shtetit; eshte kjo arsyeja se pse ne boten e qyteteruar, edhe kur titullari ben nje krim, madje te rende, se korrupsion jo se jo, kane parasysh qe te mos poshterojne institucionin, shtetin; madje edhe kur ky titullar ka kryer nje krim te rende, si tradheti, ndjekin te gjitha procedurat, i lexojne te drejtat, e arrestojne, e gjykojne, dhe pastaj mund ta cojne edhe ne karrike elekrike; por, gjithcka behet, ne fund te fundit, duke respektuar dinjitetin njerezor. Keshtu kane bere perpara popujt e civilizuar, te cileve duam t’u bashkohemi.
Keshtu sic kane bere me Ilir Meten, eshte krejt normale, qe neser te bejne me kundershtarin e tij, Edi Ramen. Dhe mos t’i vije askujt cudi, madje te pergatiten per te, qe kete te fundit ta terheqin zvarre si qen rrugeve.
Ka patur nje shembull te shkelqyr nga demokratet, kur moren pushtetin pas renies se regjimit gjakatar komunist: nuk pati hakmarrje; nuk pati lincime; ata qe u arrestuan, u trajtuan sipas gjithe procedurave ligjore.
Por, nuk paskesh qene e thene. Fara e keqe, socialistet e sotem, pjella e komunisteve te djeshem, e vazhduan traditen e tyre barbare te lincimit publik. Dhe ja ku jemi…
Z.Vangjeli me shkrimin e gjat dhe të disa komentuesve më shumë ANONIM,mu dukënt sikur ishin tek TV-SYRI-ZENI-QIMI-që filmoheshit për tu shfaqur në HOLLIVUD,mekënse filmi i mëparshëm për HIROSHIMËN E GËRDECIT NUK U SHFAQ NË SHQIPËRI,pasi Aty është implikuar familja NON GRATA !
-Çfado që të ndodhi me BALLUKUN dhe 1000 të tjerë si Ajo,E.Rama dhe PS do të qeverisin gjatë,mbi 5,6,7 mandate,Pasi PD-në e ka mbërthyer GJARPRI ME 100 KOKË,dhe nuk shpëton dot nga njolla e ZEZË E NON GRATËS PËRJETSISHT & FAMILJARISHT.!
-Turravrapi MEDJEVE moçal i Sb 99 % në 2005 dhe i DREJTËSIAË SË TREDHUR NGA Ai 100 % NË 1992,Që hedh lajme më ETER,tashmë dihet nga 80 % e Shqipëtarve që e votojnë PS nga 1991..dhe do ta votojnë derisa të minimizohet berishizmi si fatkeqsi Kombëtare Shqipëri-Kosovë.!
-Balluku thirret në SPAK për tu pyetur dhe jo për tu arrestuar sikur NEXHMIE HOXHA për kafet e MORTIT,me urdhër të Sb President,për tu treguar ANTI KOMUNIST i vijës së ashpër për të pastruar TESRËN E PPSH 8 NËNTOR 1968 dhe Spinimin “Penicilina”1967.!
-Tymnaja e SPAK për arrestime SELEKTIVE 100/1 dhe zero dënime me prova,po tregojnë së SPAK+GJKKO u krijuan për të trembur maxhorancën në Pushtet,kur ky K.Ministër këtë e dinte qëkurse inicoi REFORMËN NË DREJTËSI 2013,Por Ai dhe të gjithë socialistët e ndershëm nuk e dinin se SPAK+GJKKO do të zbathnin brekët para një HAJDUTI E VRASËSI PLANETAR,Zbatuesi i Kanunit të L.Dukagjinit,i cili siç thot DRITERO AGOLLI..”.. Qëkurse i zbriti nga male në Tiranë shëpërthyen halet..”.!
-Dhe në vënd që në Shqipëri të ZIEJ GJËMA PSE NUK HETOET GËRDECI 21 JANARI ME 31 TË VRARË,ÇEZ-DIA,KL.PARTZANI ME 60 VILA NË EUROPË,LOBIMI 6 MIL.$,THYERJA E EMBARGOS OKB,MBI 16.000 VRASJE PËR PRONAT,,1997,98 me mbi 4000 të vrarë me urdhër Presidencial,etj,merremi nëse do BJER QEVERIA RAMA 4,nëse arrestohet B.Balliku.!?
– Megjithatë Ju jetoni në Tiranë.!
E.L News Albania