Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK godet aktivitetin kriminal, arreston ‘kokën’ e grupit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK godet aktivitetin kriminal, arreston ‘kokën’ e grupit
AktualitetKronike

SPAK godet aktivitetin kriminal, arreston ‘kokën’ e grupit

Published: July 3, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) në bashkëpunim me autoritetet gjermane kanë hetuar një grup kriminal, në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë.

Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

SPAK bën me dije se, “për interesa të këtij procedimi penal janë administruar aktet nga autoritetet gjermane dhe franceze të drejtësisë, ku nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 12 (dymbëdhjetë) personave nga atë cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 (katër) shtetas gjermanë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”.

- Publicitet -

Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për personin në hetim, dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale”.

Në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur arrestimi i shtetasit shqipatar me iniciale I.S, i cili është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.

Gjithashtu SPAK bën me dije se ka kërkuar në GJKKO edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe janë ekzekutuar 4 (katër) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash)

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;

300 (treqind) dollarë;

2 (dy) laptopë;

4 celularë;

1 DVR + Kamer;

Bizhuteri të ndryshme;

1 (një) orë e markës Rolex

4  çanta te markave luksoze;

3 çelësa automjeti;

Një automjet luksoz tip BMW X5

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1(një) automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;

3.095 (tremijë e nëntëdhjetë e pesë) euro;

2 aparate celularë;

60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”;

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për interesa të të cilave janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, autoritetet gjermane të drejtësisë e më konkretisht Prokuroria e Braunschëeig, ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj një grupimi në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, si pjesë e një grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Për interesa të këtij procedimi penal janë administruar aktet nga autoritetet gjermane dhe franceze të drejtësisë, ku nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 12 (dymbëdhjetë) personave nga atë cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 (katër) shtetas gjermanë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë hetimeve janë evidentuar  9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për personin në hetim, dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 02.07.2024, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur që të ekzekutohet masa e sigurimi personal “arrest në burg”, për personin nën hetim I.S. Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar I.S. është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 4 (katër) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

i.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte
  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. ¿? on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  3. xxx on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Greta on Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  5. Precizim on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?