Zhvillimi rikthen në vëmendje intervistën që Ardi Veliu dha vetëm pak javë më parë në “Opinion”.
“Nuk jemi përfshirë në trafik armësh. Zero”, tha ai. Administratori i KAYO-s deklaroi gjithashtu se kompanitë dhe fabrikat që kishte marrë në pronësi KAYO nuk kishin kapacitet prodhues në atë moment.
“Deri më tani përfshirja e KAYO-s është zero, se fabrikat që kemi marrë dhe i kemi në pronësi, aktiviteti është zero i prodhimit”, deklaronte ai.
Gjatë intervistës, Veliu foli edhe për marrëdhënien me TIMAK Defence, për përfshirjen e Ron Yeffet dhe për investimin e deklaruar prej 15 milionë eurosh për rivitalizimin e ish-uzinës së traktorit. Sipas tij, marrëdhënia kontraktuale ishte zhvilluar përmes TIMAK dhe investimi ishte në proces.
Sot, vetëm disa javë pas atij qëndrimi publik, emri i Veliut rikthehet në qendër të zhvillimeve hetimore, këtë herë për shkak të veprimeve të SPAK dhe sekuestrimit të telefonit të tij.

Po si mor ,genjen kryeministri?Ato vajzat e Burrelit,si Amazona te verteta,prodhonin autoblinda lufte Made in Albania.
Fabrike,oficine,as parkun e rrimoqeve Shkoder,por si hirushja prodhonin me shkopin magjik.
Është absurde , madje çmënduri që një polic injorant si Ardi Veliu të drejtoj industrin ushtarake kur ka inxhinjera që kan drejtuar punët e kësaj industrie. SPAK le të kontrolloj se kush është stafi i specialistëve, punëtorët, ka ndonjë që ka haber në prodhimin e armatimeve, Të kontrolloj paisjet që jan bler, dhe me se po meren punonjsit e KAJO dhe Timak Defence që nga krijimi i këtyre kompanive, të kontrollojn ku kan vajtur parat dhën me miljona këtyre kompanive. Të jeni të sigurt që kurr nuk do të kemi industri ushtarake me kusarët Edi Ramën dhe Ardi Velijt e tij.
T’më thoj ndonjë që mer vesh nga këto punë se çfarë prodhojm ne si lënd të parë që do të futet në proces për të prodhuar psh një pistoletë pa le të diskutosh këtë problenm për prodhimin e dronëve që do të fluturojnë në kokën e presidentit Tramp për ta mbrojtur nga ndonjë raketë balistike iraniane kur të vij në samitin e NATO në Tiranë vitin e ardhëm ose për prodhimin e makinave ushtarake, çfar pjese prodhojm, motorrin, rrotat, paisjet elektrike,…….
Ne nuk kemi as lëndën e par për prodhimin e armëve të para dy mij vjetës, shpatat , shigjetat, majat e shtizave, …..edhe thikat e bukës dhe hanxharët e kasapëve i importojm. Ne kemi vetëm lëndën e parë për armët para 100 000 vjetësh, gurin e Davidit dhe drurin për të bër hurin e çomanget armët e kësaj epoke, këto armë besoj që mund ti prodhoj me sukses KAJO i Edi Ramës dhe drejtuesi i kësaj kompanie , polici Veliu dhe “specialistët” e industris ushtarake që ka punësuar ai.
Njerëz çdo kompani e Edi Ramës krijohet vetëm për të vjedhur pa mëshir shqipëtarët fatkeq që nuk gjejn as që kan për të gjetur forcën të shpëtojn nga kusarët. Tmerrohem kur kusari, subjekti i lloj lloj krimesh Sali Berisha , duke menduar që kusarit Rama i ka ardhur fundi po flet serbes si kryeministri i ardhëm i Shqipëris.