Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK: Ish-kryeprokurori Llalla është ende në proces ekstradimi, nuk ka fituar azil politik në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK: Ish-kryeprokurori Llalla është ende në proces ekstradimi, nuk ka fituar azil politik në Itali
KronikeKryesore

SPAK: Ish-kryeprokurori Llalla është ende në proces ekstradimi, nuk ka fituar azil politik në Itali

Published: March 6, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

“Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

- Publicitet -

Rreth dy javë më parë, avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaroi se Gjykata e Apelit në Romë i kishte dhënë ish-kreut të Prokurorisë të drejtën e azilantit politik. Sipas Hazizajt, vendimarrja në favor të Llallës kishte të bënte me qëndrimin joproporcional të mbajtur nga gjykatat shqiptare në dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Por SPAK ka një version të ndryshëm mbi procesin e Llallës në Itali.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Romë i datës 13 shkurt 2023 nuk ka pasur sipas SPAK për objekt shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, por masën e sigurimit të caktuar ndaj Lallës.

“Me këtë vendim Gjykata e Apelit Romë ka revokuar masën e sigurimit ‘detyrim për të qëndruar’ në Bashkinë e Romës, Itali”, sqaroi më tej SPAK.

Llalla u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 dhe vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti. Llallës iu konfiskuan edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

Avokati i tij, Sokol Hazizaj ishte i paarritshëm për t’u pyetur mbi procesin e zhvilluar në Romë deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Tronditëse, hetim për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së futbollistit në fushë
  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?