Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, avokati: Ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, avokati: Ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat
AktualitetKronike

SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, avokati: Ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat

Published: July 6, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Vetë Koka ka qenë sot në seancë, teksa avokati i tij ka deklaruar pafajësinë e ish-ministrit.

Sipas avokatit, Koka ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat duke theksuar se procesi është i stisur politikisht dhe ka porositës dhe ekzekutor.

“Provat në 120.000 faqe dosje hetimore faktojnë pafajësinë absolute të Lefter Kokës për 3 akuzat. Procesi është i stisur politikisht, ka porositës dhe ekzekutor.

- Publicitet -

Dy takimet që pretendohet se Lefter Koka ka marre pjesë në diskutime me Albtek faktohet nga TIMS se ka qenë jashtë Shqipërisë.
Kosto e impiantit të Elbasanit është më ekonomikja e mundshme. Landfilli kushton 3 fish më pak nga ai i Vlorës, 2 fish më pak nga Saranda.
Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013, faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit?

Shoqëritë kanë kryer evazion fiskal me njëra tjetrën pa lidhje me Lefter Kokën dhe janë dënuar nga gjykatat e rretheve për këtë vepër. Hetimi u devijua.

Kjo çështje është e hetuar dhe gjykuar në gjykatën e Elbasanit. Është anti kushtetuese të rigjykohet. Do t’i drejtohemi Strasburgut.
Prona që kërkoni të sekuestroni është themeluar në vitin 1927 dhe është privatizuar në 2000. Kjo është dhunë në emër të ligjit”, thanë ndër të tjera avokatët.

Sipas tyre, janë pyetur 81 persona, askush deri më sot nuk dëshmon t’i ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës.

“Kemi dorëzuar 3966 faqe me materiale provuese dhe ekspertuese që çmontojnë akuzën. Ato as nuk u lexuan nga prokuroria. Çfarë drejtësie është kjo?

Asnjë nga shoqëritë nuk zotërohet dhe nuk ka lidhje me Lefter Kokën. Kjo është një anomali juridike.

Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.

Prokuroria flet për dyshime, por dyshimet janë në favor të Lefter Kokës. Asnjë ligj i shkelur nuk citohet nga Prokuroria.

Asnjë lek dëm nuk është shkaktuar nga veprimtaria ekzekutive e Ministrit të mjedisit. Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht”, u shpreh avokati.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “As kontroll banese, as arrestim” për krerët e BSH: Pas zyrtarëve të lartë, projektligji i ri parashikon tjetër ‘kështjellë’ mbi drejtësinë
  • “E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon
  • Konjufca i shkruan Kallas: Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” kërkon reagim të ashpër nga BE
  • Irani godet bazën amerikane në Bahrein dhe ndalon katër anije në Hormuz, SHBA kundërpërgjigjet
  • DETAJE: 9 plumba ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, autorët dyshohet se u arratisën me skaf

Komentet e Fundit

  1. Detari on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. Detari on Çështja Homerike
  3. Emigranti on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  4. Lulo Saka on “Një fuoristradë më preu disa herë rrugën, pasi filmova marrjen e inerteve nga Shkumbini”
  5. ANA on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?