Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn
Aktualitet

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn

Published: May 9, 2026
Shpërndaje

Prokurori Adnan Xholi kërkoi burgim të përjetshëm për të pandehurin Plaurent Dervishaj për atentatin e nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe viktimës Andi Maloku, ndërkohë që për Julian Meçajn u kërkuan 35 vjet burg.

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi kërkoi të premten më 8 maj dënimin me burgim të përjetshëm të të pandehurit Plaurent Dervishajt, që akuzohet për atentatin e nëntorit të vitit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi”, një personazh i krimit të organizuar në zonën e Durrësit e Shijakut, dhe vrasjen e të ndjerit Andi Maloku. Për të bashkëpandehurin në këtë atentat me pasojë vdekje, Julian Meçaj, prokurori Xholi kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin e tij me 35 vjet heqje lirie.

Prokuroria e Posaçme akuzoi Plaurent Dervishajn se në bashkëpunim me Redjan Rrajën, Ariol Halilin, Julian Meçajn, Bledar Polovinën, Amar Shkëmbin (alias Dritan), Ramazan Rrajën, Endrit Sinanin, Genti Nderjakun, Bashkim Haxhijan dhe Julian Pjetrin, kryen atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, Aleksandër Lahos dhe të ndjerit Andi Maloku.

- Publicitet -

Dervishaj dhe Meçaj u gjykuan veçmas të pandehurve të tjerë, një pjesë e të cilëve janë gjykuar më parë dhe janë gjetur fajtorë. Gjykata ka dënuar për këtë vrasje Redjan Rrajën me burg përjetë dhe Ariol Halilin me 35 vjet burg. Të dënuar janë dhe Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.

Në seancën e ardhshme mbrojtësit e të pandehurve do të paraqesin konkluzionet e tyre përfundimtare.

Në seancën e mëparshme dy javë më parë, avokati i Plaurent Derivshajt pretendoi se një prej viktimave në këtë procesi, Aleksandër Laho, ka tentuar i pari të vrasë klientin e tij, pasi këtij të fundit i ishte dhënë prokurorë nga të afërmit e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, që t’I ndihmonte për të marrë pronat e tyre në Hamallaj të Durrësit.

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme, ende i papërfunduar, tregon se si një grup i akuzuar për krim të organizuar, i drejtuar nga Aleksandër Laho, kontrollonte regjistrat e vjetër të pronave në arkivat e Kadastrave dhe i përdori ato për të marrë nën kontroll mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit dhe Tiranë – për t’i shitur më pas te të tretët.

Edmond Hoxhaj – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje
  • Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës
  • Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë

Komentet e Fundit

  1. Vl on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  2. konfidencialisht on Diplomacia e “tortës” dhe jahteve: Si po e blejnë vendet e Ballkanit dashurinë e Trumpit
  3. Kur gjoba e Becchettit i faturohet Buxhetit te Shtetit on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  4. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  5. 1thundrak on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?