Gjykata e Posaçme cakton datën 29 korrik, ora 13:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe dhe të bashkëpandehurve të tij.
Ditën e djeshme, avokatët e të pandehurve përfunduan paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, ku kërkuan pafajësi për klientët e tyre.
deneme bonusu veren siteler
Në pretencë, prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar dënimin e Tushes me 3 vjet e 4 muaj burg.
Sipas SPAK-ut, ish-kryebashkiaku i arrestuar në korrik të vitit të kaluar duhet të fajësohet për “shkelje të barazisë në tenderë” dhe “shpërdorim të detyrës” në dy raste.
Në dosjen e publikuar më herët, u mësuan detaje nga bisedat mes të pandehurve të kësaj çështjeje.
Në dosje sipas SPAK-ut është faktuar bashkëpunimi i Fatos Tushes me vartësin e tij, Flamur Peqini për tenderin korruptiv prej 240 milionë lekësh të vjetra, dhënë kompanisë “Euro Alb” dhe biznesmenit Bujar Murataj. Tenderi kishte si objekt rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Në këtë tender, nga tri kompani që hynë në garë: “BOE Avduli” sh.p.k. dhe “Bahas” sh.p.k., “Hastiçi” sh.p..k dhe “Euro Alb” sh.p.k. Në përfundim të garës, tre nga të arrestuarit, që ishin edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, ekonomistja Margarita Gjermeni, nëndrejtori Gazmend Çela dhe përgjegjësi i Sektorit të UjitjeKullimit, Xhemal Hasko, vendosën që tenderi t’i jepej Muratajt, edhe pse kompania e tij kishte ofertën më të lartë.
Gjatë hetimit ka rezultuar se Tushe dhe Peqini, kishin ndërhyrë që fitues të ishte Murati në mënyrë që punimet, tenderi dhe paratë ti merrte pronari i “Loti” sh.p.k., Ibrahim Lami.
j.l./ dita

Suksese dhe marrc te tjere pas vetes!
Denon SPAK-u kryebashkiakun e Lushnjes per nderhyrje ne nje tender 240 milion leke te vjetra dhe hesht per kryebashkiakun e Tiranes qe akuzohet me qindra milione euro ne tenderat korruptive qe nga inceneratoret dhe dhjetra tendera te tjere korruptive!
Me nga 2 vjet e 3 vjet hyn cdo shqiptar ne burg pasi ka bere vjeljen e duhur.Kjo nuk e ndalon aspak krimin dhe hajduterine.Cfare thuhet per sekuestro?asgje.
Ky nje vit e ka bere qe do te thote nqs denohet me 3 vjet e 4 muaj, ky del ne shtator. Me gjysmen e denimit si i padenuar me pare. Milionat nuk ja prek njeri, plus mbas 1 viti mund te ushtroje prape profesionin e tij. Ju rrofte Reforma ne Drejtesi.
Ai eshte ne burg, ti i ben hesapet.
Vetem ata te PS po shkojne ne burg, Saliu dhe Likja ulerasin te lire.
SPAku i Gjirit Lalezit
Po duhen ca koka turku per te mashtruar botes se Rama po e lufton korrupsionin!
Po bota pse hesht kur e sheh qe Rama eshte shfaqur boterisht si mbrojtes pas cdo skandali korruptiv ne media?