Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK letër porosi në Kolumbi për kokainën që u zbulua në Fier
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK letër porosi në Kolumbi për kokainën që u zbulua në Fier
AktualitetLajmi i fundit

SPAK letër porosi në Kolumbi për kokainën që u zbulua në Fier

Published: December 24, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e posaçme ka kërkuar informacion pranë autoriteteve kolumbiane në lidhje me sasinë prej 430 kilogramë kokainë që u gjet në Frakull të Fierit. Hetuesit nëpërmjet letër-porosive kanë kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve atje, për të zbuluar personat që mund të kenë bashkëpunuar me 10 të arrestuarit në vendin tonë për trafikimin e lëndës narkotike.

Spak kërkon informacion në lidhje me personat që kanë blerë kokainën që u gjet e fshehur në thasët me pleh kimik, por edhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Gjithashtu informacion është kërkuar edhe për shtetasin kolumbian Zamir Rodrigez, që dyshohet se do të kryente ndarjen e kokainës nga plehu kimik në një banesë në Frakull të Fierit. Kolumbiani është personi i vetëm që i shpëtoi arrestimit në vendin tonë.

Përveç Kolumbisë hetuesit më herët kanë dërguar letër porosi edhe në Mal Zi, atje ku u zbulua edhe kokaina që rezultoi se ishte e përzier me plehun kimik. Sasia e drogës u zbulua në 24 nëntor në banesën e Viktor Çervanakut në Frakull të Fierit, ndërsa policia vuri në pranga 10 persona dhe shpalli  Rodrihez si personin që do të nxirrte kokainën nga plehu kimik. Nga hetimet ka rezultuar se, Çervanaku porositi sasinë prej 24 ton plehu kimik në Kolumbi dhe brenda saj u fsheh ngarkesa e kokainës vlera e të cilës përllogaritet në rreth 40 milionë euro. Sipas prokurorisë në më shumë se tre muaj këta persona janë mbajtur në vëzhgim dhe provohet se kanë trafikuar sasinë e kokainës.

- Publicitet -

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 25, 2022 at 3:21 am

    Me ne fundi edhe SPAK po punon e po heton krimet e renda me intensitet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbi 200 viktima e qindra të zhdukur në Nepal, Instituti Gjeologjik i SHBA: Nuk ishte tërmet, u shkëput një akullnajë
  • Arrestimi i Ergys Agasit, reagon zyrtarisht SPAK
  • Alarm për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike
  • E rëndë në Vlorë: Gruaja goditet me sqepar nga bashkëshorti, detajet e para

Komentet e Fundit

  1. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  2. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  4. Sara Gunawan on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. demo on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?