Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe po iu komunikon akuzat të pandehurve, mes tyre dhe ish ministrit të Mjedisit Lefter Kokës.
Ndërkohë avokatët e mbrojtjes kanë 10 ditë kohë të bëjnë pretendimet e tyre në lidhje me këto përfundime që më pas dosja të paraqitet në GJKKO dhe kjo e fundit të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake.
Zoto kishte përfaqësues ligjor Ardian Leka i cili u njoh këtë të enjte me përfundimin e hetimeve. Inceneratori i Elbasanit është i pari ndaj të cilit përfundojnë hetimet nga SPAK.
Lidhur me inceneratorin e Fierit, bëhet me dije se edhe për këtë dosje hetimet janë drejt përfundimit.
Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. Në kërkim për këtë ështje janë Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja.
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK.
Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit
14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.
a.m/dita

Po të ishin deputetët të PD L.Koka & A.Bllako nuk do hetoheshin dhe dënoheshin.Këta 2 të dënuar kan kënë të LSI dhe pasi abandonuan këtë parti(agjensi punësimi e korruptimi) u denoncuan nga LSI si hakmarrje ndaj njërzve të saj.
-Fakti që Arben Kraja i SPAK ka kën Prekuror i I.Metës KryeMinistës,do të thot se SPAK po zbaton detyrat e non gratës dhe Spiunit 1988-89.
-Shtyrja e gjyqit 7 herë ndaj Salianit(Shpifsit Babale) që në gjykatë shkuan përsëri deputetët e foltores tregon se DREJTËSIA TEK NE KA VDEKUR PËRFUNDIMISHT.
-Shtyrja përsëri nga Gjykata e Apelit për ti dhën VULËN PD që e meriton,tregon se Gjykatat jan nën TMERRIN E FRIKËS PREJ SALI NON GRATËS..që nuk po pyet as për Amerikën,Anglinë,etj..pasi i mban SYT NGA PUTINI.
ethem lalaj na çudit me aromën tënde që qelb tër gazetën dita me fendët servile ndaj ramutit dhe bën si antiberishist.
o patronazhist i ndyrë i rilindjes
Pse i ha hakun oficerit me gradë të lartë, kapter Temes, ai nuk është patronazhist por më saktë, SPIUN-PATRONAZHIST i rjetit të gestapos zgjedhore prej 120 000 agjentësh të Edi Ramës, infiltëruar me detyrë speciale për diversion në këtë faqe të Ditës me psudonimin e punës “FLM DITA”.
Është po spiun patronazhisti Teme, më i rrezikshëm se Temja i Agron Llakës, që, me urdhër të Edi Ramës është infiltëruar në Kremlin dhe ka zbuluar të gjithë agjenturën ruse të aleancës së rublës dhe së shpejti priten arrestime duke filluar nga dy krerët e këtij rrjeti të rrezikshëm të spiunazhit në shërbim të Putinit dhe
për këtë shërbim ndaj Edi Ramës parashikohet që kapter Temja të dekorohet nga Edi Rama me yllin e artë të spiun patronazhistit besnik, pas dekorimit të gjeneralit italian.
Teri kesaj rradhe e ka denimin pak me te madh sec mendohej.Flitet per 8 vjet burg por me gjykim te shkurtuar do marri 5 vjet e 7 muaj ne total.