Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorë zbërthimin e komunikimeve në “Matrix”.
Në fund të vitit që lamë pas u bë një operacion ku u sekuestruan serverët e platformës së kriptuar, e ngjashme me “SkyECC”.
Por duket se të dhënat janë gati dhe SPAK ka konfirmuar sot se ka nisur bashkëpunimin me autoritetet holandeze për marrjen e mesazheve.
Por çfarë do të sjellë zbërthimi i “Matrix”?
Në Shqipëri, ndër të parët që e pranoi se e përdorte ishte Nuredin Dumani, i cili tha se aty merrte porosi për vrasje. Po ashtu përmendi edhe Suel Çelën.
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në “Matrix” më dha një kontakt të një miku të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës “Wilson”. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë, dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës “Wilson” për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro”, ka treguar ai.
Pra, në vendin tonë ky aplikacion është përdorur masivisht dhe në momentin që do të dalin bisedat, mund të kemi tërmet në politikë, drejtësi dhe botën e krimit.
Madje ky tërmet mund të jetë shumë herë më i fortë se ai që ka shkaktuar “Sky Ecc”.
Arsyeja është e thjeshtë. Bisedat në “Sky Ecc” janë zhvilluar deri në vitin 2021.
Pas kësaj periudhe ka një terr informativ. Pra, falë “Sky Ecc”, SPAK ka zbardhur vrasje e krime të shumta që kanë ndodhur deri në 3 vite më parë, por për periudhën 2022-2024 nuk ka biseda.
Ndërkohë në këtë periudhë ka pasur shumë ngjarje të mëdha kriminale. Atentatet gjatë viteve 2022-2023 kanë shkundur nga themelet vendin. Që nga vrasja e Brilant Martinajt, e deri te zhdukja e Vis Martinajt.
Po ashtu mund të hidhet dritë edhe mbi fatin e Talo Çelës, i cili thuhet po ashtu se është zhdukur.
Shumë grupe kriminale, pas mbylljes së “Sky Ecc”, kaluan te “Matrix” dhe pazaret për vrasje, trafiqe kanë vijuar aty. “Matrix” ka qenë funksional deri më tani dhe çdo gjë që është komunikuar aty, përfshirë video, audio dhe foto, do të dalë.
Por sinjalet janë se do të kemi edhe aty emra politikanësh, policësh, gjyqtarësh dhe prokurorësh. Madje që kur ka nisur punën SPAK, shumë pushtetarë nuk flasin më në “WhatssApp” apo “Mesenger”.
Të gjithë përdorin aplikacione të kriptuara nga frika se përgjohen, mes tyre dhe “Matrix”.
Pra falë aksionit të Europol, do të zbardhen shumë ngjarje kriminale që kanë ndodhur në 3 vitet e fundit dhe mund të dalin shumë emra, si të krimit ashtu dhe politikës.

Megjithatë,është vepruar & po veprohet me shumë vonesë edhe me aplikacionin SKY ECC,kur të PENDUARIT e drejtësisë janë ATY shumë kohë,duke u paguar nga taksat e popullit !
Që ka shumë të burgosur pa fakte e pa u gjykuar me 1,2,3 vite-63 %,kjo dihet tashmë.!
Nuk ka nevoj për APLIKACIONE TË TJERA GËRDECI,21 JANARI,SHTYRJA ME VITE E KL.PARTIZANI,ÇEZ-DIA,LOBIMET RUSE,AMERIKANE,etj.
Në 35 vite 3 janë FATKEQSIT KOMBËTARE:
1.SALI NON GRATA..
2.DREJTËSIA E KAPUR PREJ TIJNË 1992 = 100 % DHE NË VAZHDIMSI..
3.MEDJET E KAPURA 99 % PREJ S.BERISHËS KM NË 2005.!
Pa u eleminuar BANDITËT POLITIK,NUK MUNDET TË ELEMINOHEN BANDITËT E ÇDO KRIMI NË SHQIPËRI.
NËSE DO KISHTE MAGJISTRAT TË PAKORRUPTUAR,NUK I DO LEJONIN SHPIFJET E PËRDITSHME TË POLITIKANVE NDAJ TYRE.
DREJTËSIA DO BËHET ATHERE KUR ASNJË PREKUROR E GJYQTAR TË MOS ZGJIDHET NGA POLITIKA.
DERI TANIMË KUVËNDI I SHQIPËRISË NUK KA KËN NË LARTËSINË E DUHUR,SI PUSHTET MBI TË GJITHA PUSHTETET.!!
Ti jepet fund MARRZIVE NË DREJTËSI E POLITIKË
Keto aplikacionet i dergojne komunikimet te kriptuara ne serverin qe i mbeshtet. Me sa di une nga teknologjia, kriptimi behet ne pajisje jo ne server. Para se te dergohet komunikimi ne server per shperndarje, aplikacioni kripton cdo mesazh me nje celes ( kod ) unik i cili shifron dhe ndryshon per cdo komunikim. Komunikimi arrin i kriptuar ne server i cili pastaj e dergon ne pajisjen perkatese ku dhe deshifrohet nga aplikacioni ne pajisjen tjeter. Ky celes eshte unik dhe nuk ekziston ne server. Sistemi i serverit nuk e ka celesin dhe mesazhet edhe po te arkivohen aty, nuk mund te hapen. Ka trojane si psh PEGASUS Izraelit, qe instalohet fshehurazi ne pajisje dhe qe i kap mesazhet para se kriptohen ne aplikacion. Une nuk e kuptoj se si mund te deshifrohen mesazhet nga serveri, pa celesin deshifrues perkates. Vetem neqoftese SPAK perdor ndonje kompjuter Kuantik. Kot ja fusin, dhe nuk e di perse e bejne kete dhe i nxjerrin ne media.
@Phoenix
Shume e thjeshte, asnje nga keta skipfolsat nuk e di cfare ka ne hardware apo software ne keto mjete komunikimi.