Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK arreston Erzen Breçanin, në kërkim i biri. Pranga edhe shefit të krimeve në Tiranë, oficeres së kufirit dhe Ervin Matës (akuzat)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK arreston Erzen Breçanin, në kërkim i biri. Pranga edhe shefit të krimeve në Tiranë, oficeres së kufirit dhe Ervin Matës (akuzat)
KronikeLajmi i fundit

SPAK arreston Erzen Breçanin, në kërkim i biri. Pranga edhe shefit të krimeve në Tiranë, oficeres së kufirit dhe Ervin Matës (akuzat)

Published: November 20, 2023
Shpërndaje

TIRANË- SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste për disa persona, mes tyre emra të njohur. Gazetarët raportojnë se është arrestuar ish-drejtuesi i policisë Tiranë Erzen Breçani, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij.

Operacioni është zhvilluar nga SPAK pas komunikimeve të zbuluara në rrjetin “Sky”. Ish-funksionari i lartë i Policisë së kryeqytetit, Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Breçani është duke u transportuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, institucion që e ka drejtuar gjatë qeverisjes së Berishës.

- Publicitet -

Bashkë me të u arrestua shefi i krimeve në Komisariatin Nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Ndaj Dedan Gjonit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

SPAK njoftoi se ata janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, ku dyshohet se është edhe Ervin Mata.

Ervin Mata u bë i famshëm si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, i cili në vitin 2018 u përplas me Ervis Martinajn dhe grupin e tij në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Burime për Dita bëjnë me dije se arrestimet e SPAK janë lëshuar pikërisht pas zbërthimeve të mesazheve të Ervis Martinajt në aplikacionin e përdorur nga bota e krimit “SKY ECC”.

Kujtojmë se ishin familjarët e Ervis Martinajt që i dorëzuan prokurorëve të SPAK-ut, kodin unik që ai përdorte në aplikacionin e koduar, në tentativë për t’i ndihmuar në gjetjen e gjurmëve të tij, disa muaj pas zhdukjes së mistershme.

Veç personave të mësipërm në pranga ka rënë edhe një oficere e drejtorisë së kufirit. Bëhet fjalë për oficeren Jonida Babameto.

SPAK ka lëshuar gjithsej 11 urdhër-arreste. Personat e arrestuar dhe ata në kërkim akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Sipas njoftineve të fundit, mes të arrestuarve janë gjithsej 7 efektivë policie.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit ‘Metamorfoza’, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngjarje e pazakontë: U mbijeton dy herë dozave të helmit letal, dështon ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në SHBA
  • “Arrestoni Ramën”, shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë e re, kryeministri Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”

Komentet e Fundit

  1. Mapo on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  2. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  3. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  5. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?