Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK ngre një strukturë hetimore të posaçme për krimet zgjedhore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SPAK ngre një strukturë hetimore të posaçme për krimet zgjedhore
Lajmi i funditPolitike

SPAK ngre një strukturë hetimore të posaçme për krimet zgjedhore

Published: January 29, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar planin e masave për të garantuar integritetin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Nëpërmjet këtij dokumenti, SPAK beson se do të parandalojë dhe hetojë krimet zgjedhore, duke përfshirë korrupsionin, përdorimin e aseteve publike në zgjedhje dhe ndërhyrjen e grupeve kriminale në proceset zgjedhore. Në krye të kësaj strukture të re do të jetë vetë Altin Dumani dhe parashikohet të hetohen edhe përdorimi i parave publike gjatë periudhës zgjedhore.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur një task forcë për hetimin e krimeve zgjedhore. Në një njoftim për mediat, SPAK bën të ditur se në krye të kësaj grupi të posaçëm do të jetë vetë Altin Dumani, i cili do të hetojë veprimtaritë e dyshimta gjer në 11 maj.

“Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë dhe staf administrativ mbështetës, të ndarë sipas 12 Qarqeve dhe 61 Bashkive. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor”, lexohet në njoftimin e SPAK-ut.

- Publicitet -

Por, Dumani nuk do të jetë i vetëm në këtë betejë pasi parashikohet bashkëpunimi me një sërë institucionesh publike, shkruan A2.

“Drejtuesi i Prokurorisë do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve. Një nga hetuesit e BKH-së do të caktohet si person përgjegjës për kontaktin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave në kohë reale”, shtohet më tej në njoftim.

Sipas kësaj strategjie, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të fusë në sitë edhe paratë e qeverisë nga tani e deri në 11 maj, ku një grup pune i përbërë nga hetues financiarë do të monitorojë përdorimin e buxhetit publik dhe investimet gjatë periudhës zgjedhore: “Çdo shkelje e rregullave financiare do të ndiqet me ashpërsi, duke garantuar që burimet publike të mos shpërdorohen për qëllime zgjedhore. Denoncimet e dokumentuara dhe të bazuara në prova janë thelbësore për të zbuluar dhe ndjekur penalisht çdo akt kriminal që cenon integritetin e zgjedhjeve”.

Beteja kundër krimeve elektorale duhet të jetë gjithëpërfshirëse, dhe SPAK fton që pjesë e saj të bëhen edhe qytetarët duke ngritur një platformë denoncimesh: “Informacionet e marra nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Ndërkohë kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Prokurorët detyrohen që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale”.

Kjo strategji ka pesë ditë që ka nisur të operimin pasi me firmë të dumanit, që në 24 janar janë ngritur strukturat e posaçme nga SPAK. (A2 Televizion)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • intelektuali says:
    January 29, 2025 at 4:45 pm

    Kesaj i thone:

    EDI RAMA IVARI UJKUT SPAK MELCITE E VOTAVE NE QAFE

    Reply
  • vlonjati says:
    January 30, 2025 at 7:33 am

    Tani po qe i kemi votat dhe votimet te “sigurta” ! Ato kane disa muaj qe kane filluar te blihen . Me çfare lekesh i beri gjithe atoceremoni ” madheshtore” Rama ne Greqi, Itali, Angli e Amerike ? Me çfar lekesh udhetojne e qengrojne jasht shtetit qeveritaret e PS kur udhetojne si qeveritare dhe bejne punen e partise, sepse nuk besoj qe udhetojne meleket e xhepit te tyre( edhe se jane te vjedhura ) dhe se as fondi qe partia e tyre ka marre nga KQZ eshte i mjaftueshem per keta turiste ?

    Reply
  • Ardiani says:
    January 30, 2025 at 7:57 am

    Ky kok rrocka Dumani do ja hetoje krimet zgjedhore Rilindjes? Po ky ka para duarve provat me ze te Dosjes 184 ku Damian Gjiknuri e Uls Manja urdherojne ato shefa kaqole policie ne Diber per te bere “Terror e termet” ne zgjedhje dhe as ka levizur gishtin per ta ndjekur. Eshte pra qesharake propaganda rilindjote per ta paraqit kete Duman si fund pandeshkueshmerie kur eshte vetem nje Cjap ne vethin e Surrelit qe merr ne hetim ato ISH limone te shtrydhur qe ja leshojne ne preher por kurrsesi nuk ja mba bythecka te vere pranga mbi duar qe e vjedhin e rrjepin kete vend dite e nate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?