Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK njofton nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK njofton nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta
KronikeKryesore

SPAK njofton nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.

Kreu i SPAK, Arben Kraja i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryetarit të Partisë së Lirisë.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022.

- Publicitet -

Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Metaj (Meta)”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Arben Kraja.

Në një reagim për mediat, SPAK sqaron se hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti opozitar, Halit Valteri.

Ky i fundit, më 07.06.2022 depotizoi një kallëzim në drejtim të Metës dhe drejtuesve të LSI-së.

“Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë”, deklaroi SPAK.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Vezhgues says:
    August 24, 2022 at 10:34 am

    Ky eshte eshte per kushtetuten mor vlla , c’pune kaner me kete!? 🤣🤣

    Reply
  • METEH says:
    August 24, 2022 at 11:02 am

    Nëse SPAK nisur nga një denoncim i një ish deputeti..dhe nuk merr parasysh bëmat e gjëmat e LikeFloririt për VIDION M.PRIFTI,DOSJEN ÇEZ,PASURIT PËRRALLORE,SI PAGUHEN FËMIJT NË ANGLI,Lobimet Ruse,Kërcënimet që i bëhen Qeverisë dhe Amerikës në 5 vite..etj,kjo kërkesë do përfundoi në ZERO.
    Ja…që në këtë moment IM po kërcënon SPAK dhe Qeverinë..duke u kapur pas inceneratorve..etj duke shpërndarë përgjegjësinë.. Si Saliu..!
    -SPAK të kthehet në detyrë dhe jo të flëj gjum si deri tanimë..Populli po pret që nga 2016.BOll MË.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    August 24, 2022 at 12:15 pm

    Nuk të kuptojmë !
    Coli mori pensionin mujor. Loli e priti jashtë pikës postare .Dite e shenuar për shokët. Loli e deklaroi herët në mëngjez,kur po rrufisnin kafenë . Nga gëzimi as darkë nuk ka ngrënë. Coli e besoi, pa pasur nevojë Loli , të bënte be kokën e kalamajve.
    Pa ardhur kamarjeri plasi konflikti në mes shokëve. Coli , si asnjëhere tjetër, kërkonte të porosiste dy dopio raki, e dy kokrra vezë. Loli nuk pranonte, se nuk është në traditen e tyre porosija e Colit. Coli mbrohej, se janë rritur çmimet, por jo pensionet. Loli nuk e pranonte, në asnjë mënyrë, të pinte dopion e rakisë, me një kokërr vezë. Bënte be, e rrufe se e demtonte porosija e shokut. Coli I përmendte shprehjen popullore se:” Duhen shtrirë këmbët sa është jorgani.”Loli, kinse u zëmërua shumë kur dëgjoi shprehjen e shokut.Ia ktheu me një shprehje tjetër popullore , qe nuk mund të shkruhet për etikë letrare. Coli u skuq më keq se Loli, kur dëgjoi përgjigjen.
    Sherrin e nisjes e ndau banakjeri I klubit te lagjes. U la nga një teke raki, dhe nga një kokërr vezë.
    – Keto të parat I keni nga unë. Me kismet,te porositë tjera shohim e bëjnë- I qetësoi, duke u buzëqeshur me dashamirësi.
    – Po e pranoj kompromisin e parë,- e nisi Loli me seriozitet.- Pa ta ngrënë pensioin, si ma hëngre ti para dy ditëve, pa më kujtuar rritjen e çmimeve, . të jap fjalën e burrit se nuk do të çohem nga tavolina.
    Nuk e shijuan deri në fund kompromisin e parë.Pa e pritur, e pa e kujtuar, si rrufeja u ulet në tavolinë kryesekretari i partisë së lagjes. E porositi kamarierin për tre dopio raki, e tre kokrra vezë.U hap përsëri konflikti. Loli nuk e pranonte këtë standart, se qe me të njëjtat mend si në fillim.Kryesekretari këmbëngulte se duhej ta pranonin standartin e tij. Coli qeshte si kulim. Me mmiikë I bnte shenja shokut, për t’i kujtuar se nuk është fushatë elektorale, kur kryesekretari nuk lë tëre lagjen të paguaj kafetë e mëngjesit.
    Kamarieri solli tre teke raki, e tre vezë, se këtë porosi mori nga banakjeri. Kamarjeri prit të niste shamata. U habit, kur kryeskretari nuk e zgjati më tej.
    – E moret vesh se politikani B.B. doli se paska qenë spiun,- e hapi biseden miku I paftuar, pasi ngriti dollinë e parë.
    Te dy shokët I kapi një gaz marrok, kur dëgjuan shqetësimin e kryesekretarit të partisë se lagjes.
    – Kjo dihet mor burrë,- ia kthen Coli, qetë-qete, me që miku i paftuar e kishte ngulitur shikimin te syte e tij , për të marrë përgjigjen.
    – E pse u ditka?- pyeti i tronditur kryesekretari.
    – E dinë edhe kalamajt e shkollave, se kush merret me politikë në Shqipëri, është spiun i dikuj,- e sqaron Loli me zë të ulët.
    – E kush e tha këtë, -i doli nga shpirti mikut të paftuar në tavolinë.
    – O zoti kryesekretar!- iu drejtua Coli. – Për kry te fëmijëve nuk e marr vesh, se ku ndryshojnë spiunet e dikurshëm , me patronazhistët e sotëm,- e turbulloi mikun e paftuar
    – Edhe unë i paqarte si Coli jam, – e bënë kubël mikun.
    – Spiunët nuk janë paguar,- u shpreh kryesekretari pasi u mendua bukurmirë.
    – E ke gabim informacionin . mor burrë.- Edhe ata merrnin para,- u shpreh Coli me temporitetëm të shtruar.
    – Si Coli, e di edhe unë, – i rri gati Loli.- Nuk na the gjë. Nuk të kuptojmë as ty, se ku është ndryshimi.
    – Çfarë parashikoni se do të ndodhë në shtator,- I dha drejtim tjetër bisedës politikani.
    – Çfarë ka ndodhur në korrik, edhe gusht, do të përseritet edhe në shtator,edhe në tetor, edhe në ….. – dhe Coli e shkundi gotën. E mbante në dorë ,për t’i treguar mikut të paftuar se ajo mbaroi.
    – Ju , besoj, nuk do te merrni pjesë ne protesta!- pyeti me kersheri politikani.
    – Për këtë punë rri pa frikë, se nuk kemi marrë pjesë në asnjë protestë, sa jemi bërë kaq,- sqaron Loli.
    – Paguaje porosinë që bërë, se edhe unë të jap fjalen si shoku im, se në protesta nuk do të dalim asnjëherë.-i jep drejtim Coli
    Politikani i pagoi kamarjerit edhe një porosi tjetër për të dy shokët. U ngrit me të njëjat energji, që ju ul në tavolinë.
    – Je kavaljer, – e pershendet Coli.
    – As unë, e as Coli, nuk të kuptojmë se ku është ndryshimi midis spiunëve të dikurshëm, dhe patronazhistëve te sotem, – e përcjell Loli.
    Me largimin e politikanit ,shokët e vazhduan adetin, duke pasur parasyve gjithnji, se çmimet janë ngritur, e pensionet nuk levizin nga vendi si shkëmbijt granati buzë Adriatikut.

    Reply
  • Mali says:
    August 24, 2022 at 7:55 pm

    KU E LAME E KU NA MBETI
    VAJ VATANI MJERE MILETI
    QE NJE JETE TE TERE E TRETI
    TE QE AVOKAT I VETI

    U CFILIT U POSHTERUA
    PREJ SAJ KURRE DORE SHOQI
    I DHA ZEMET E KURAJO
    NE CDO HAP NGAPAD E NDOQI

    SA E SOLLI NE PUSHTET

    AJO I HARROI PREMTIMET
    BYTHE E BREKE ME SARHOSHAT
    U BENE E FILLUAN KRIMET

    ME RRADHE NDERRUAN KARRIKET
    PO PREMTIMET I HARRUAN
    POPULLIT I KTHYEN SHPINEN
    VATANIN E TRADHETUAN

    GJERSA ERDHI NJE USTA
    QE TE GJITHA I PERLAU
    PS E ASGJESOI
    KASHTE E KOQE SHQIPOT NDAU

    TANI SKA PS PD
    KA VETEM NJE KOMBPRISHES
    VETEN E PANDEH AGA
    KERKON VETE BISHTIN E FSHISES

    I KAM THENE MOJ TANE
    NDIHE FUKARANE
    SE DO GJESH BELANE
    KOKEN DO TA HANE

    Reply
  • baftiari tropoje says:
    August 25, 2022 at 7:42 am

    more a punojne keta njerez qe shkruajne poezi kaq tegjata

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?