Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK përballë Politikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SPAK përballë Politikës
AnalizaLajmi i fundit

SPAK përballë Politikës

Published: April 2, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Sido që të mendohet dhe, në të njëjtën kohë të anatemohet, SPAK është tani përballë politikës, po aq sa është përballë krimit dhe korrupsionit. Është e pa shmangshme të ndodhë kjo, jo vetëm nga fakti se prioritet i këtij institucioni të ngritur më shumë nga insrtitucionet ndërkombëtare, se sa nga votimi i detyruar i deputetëve tanë është pikëroisht korrupsioni dhe krimi i organizuar, por edhe se përballja mes tyre bëhet gjithnjë e më shumë detyrim për të ngritur shtetin në rrugë institucionale.

Në kohët e fundit, më saktë, që nga ngritja, SPAK është para detyrimit madhor: pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe çlirimin, është sa është e mundur, të vendit nga krimi i organizuar. Është misioni më i vështirë që ka pasur ndonjëherë një institucion i drejtësisë dhe, si duket,, edhe në të ardhmen, nuk do të ketë. Strukturat e ngritura së fundi pranë qeverisë, në rang ministrie apo institucioni që do të merret posaçërisht me aktet korruptive, pavarësisht se nga cilët drejtohen, do të jenë atribute qeveritare, por jo ndëshkimore. Shqipërisë sot i duhet ndëshkimi i së keqes, mënjanimi i saj, krijimi i besimit në drejtësinë e krijuar, që, duhet pranuar, me aq forcë sa luftohet haptas nga opozita, po aq synohet të mënjanohet nga shumica qeveritare, e cila tani, për vetë rolin që ka, është më shumë në tehun e goditjes së SÇAK, apo të organeve të tjera hetimore dhe të drejtësisë.

- Publicitet -

Në një kohë të shkurtër, duke pasur parasysh çfarë nuk ishte bërë, SPAK ka marrë në hetimin e tij apo ka dënuar figura të rëndësishme të qeverisë aktuale, drejtues të djeshëm apo të tanishëm. Proçeset e nhgritura, që vazhdojnë apo do të fillojnë së shpejti ndaj disa ministrave, si Koka, Ahmeti, Beqja, hetimet që mendohen se janë në zhvillimin e sipër edhe ndaj figurave të tjera, të cilët kanë qenë jo vetëm drejtues dikasteresh, por edhe të njohur si njerëz të besuar dhe të afërm të shefit të qeverisë, Rama; ndëshkimi i kryebashkiakëve të ndryshëm, që, po ashtu i përktinin së majtës, hetimi ndaj drejtorëve të rëndësoishëm në dikastere të ndryshme, në bashki, përfshirë edhe të Kryeqytetit, duam apo nuk duam janë në të njëjtën kohë edhe goditje ndaj vetë qeverisjes, përzgjedhjes së figurave të korruptuara për të drejtuar shtetin, humbjen e kontrollit shtetëror ndaj tyre dhe krijimin e një gjendje që akumulon korrupsion, e më pas, krim të organizuar.

Hapja e SPAK ndaj çështjeve të së djeshmes, për të cilat shpesh herë është menduar se kanë kaluar në harresën e drejtësisë, është po ashtu shenjë e vendosjes së SPAK ndaj politikës korruptive, pavarësisht nga koha kur kanë ndodhur dhe, në të njëjtën kohë ndjenjë besimi se edhe çështje të mëdha, që lidhin fort politikën me krimin, si 21 janari dhe Gërdeci, shkatërrimi i Ushtrisë Shqiptare, shembja e çdo vlere të krijuar në 50 vite monizëm, do të jenë objekt i hetimit dhe i ndëshkimit. Rasti Berisha dhe Malltezi, që lidhin krimin e organizuar, korrupsionin dhe përfitimet familjare në një të vetëm është fillesa e ndëshkimit. Rasti CEY –DIA , që ndërlidh kokat e larta të drejtimit të shtetit, përsëri me pjesë të dfamiljes, kësaj here Berisha – Meta, përfitimet me pronat në bregdet, ku duket se do të jetë përsëri familja ish kryeministrore, Gërdeci, në të cilën akuzohet ish ministri Mediu, por është lënë jashtë, të paktën tani për tani, pinjolli i familjes Berisha, tani i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të gjitha e ri vendosin SPAK përballë politikës. Kësaj here në një luftë të pa shembullt, ballas, me anatemime dhe sulme të drejtë për drejta, që mbledhin rreth vetes jo vetëm një grup sunduesish politikë, por edhe analistë të mirë paguar, të cilët, mund të kenë drojen e madhe se mund të trokasë edhe në portat e tyre.

Shumë gjëra që e kanë për detyrë të bëjnë institucionet zyrtare, të ngritura pikërisht për parandalimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit nuk janë bërë. Duke e lënë SPAK në vetminë e tij. Denoncimet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, insrtitucion që ka për detyrë pikërisht kontrollin e hallkave të shtetit, në vitet e fundit janë minimale, të pa rëndësishme dhe, disa nga të cilat janë bartur nga një periudhë tjetër. Po ashtu, denoncimet e bëra nga Institucioni i kontrollit të pasurive janë drejt shuarjes, menjëherë pas ndërrimit të titullarëve të saj.

Çfarë po ndodh? Përse është pritur pikërisht një institucion si SPAK apo Byroja Kombëtare e Hetimit për të dalë në dritë ngjarje që janë ditur nga të gjithë dhe që pikërisht nga drejtësia dhe institucionet kontrolluese janë heshtur?

Në të vërtetë çështja është e shtruar shumë thjeshtë, ne jemi para dy rrugëve dhe nuk ka asnjë mesore të artë : e para, drejtësia do të ndëshkojë krimin, i cili i ka fillimet e tij dhe vazhdimin në qarqet e larta të politikës dhe zbret tek oligarkia mafioze e financiare e krijuar në dekadat e fundit; ose, e dyta, krimi, si deri më sot , do të zotërojë drejtësinë deri në skajet më të thella të saj, duke u bërë kështu protektore e drejtësisë.

Nuk ka pasur gjë më të turpshme se sa hetimi dhe gjykimi i ngjarjeve tragjike të 21 janarit. Krimi kishte lënë kudo gjurmët e tij. Që nga komandanti i Gardës së Republikës deri te shefi i qeverisë dhe ministri i tij i brendshëm. Të vrarët ishin prova e dhunës së organizuar shtetërore. Manipulimi i ngjarjeve dhe i fakteve ishte po ashtu dhunë e politikës dhe e shtetit mbi drejtësinë. Përgjimet e shfaqura së fundi dëshmuan artë që është ditur : vrasjet janë bërë me urdhër politik dhe gjithçka që kishte ndodhur ishte vetëm shenja e epërme e dukjes qeveritare. Përplasjet e mëvonshme mes ish kreut të qeverisë dhe ish ministrit të brendshëm, në ditpët kur hasmëria e tyre i nxirrte nga vetja, dëshmoi se gatimi i vrasjeve ishte bërë në zyrat e larta të qeverisë, jo në kokën e Ndrea Prendit. Gishtin, më parë se ta tërhiqte gardisti Llupo, e ka drejtuar vetë shteti, si theksohet edhe në vendimin e Gjykatës së lartë të Drejtësisë në Strasburg.

Kur shteti bie, drejtësia duhet të ngrihet. Në fakt ka ndodhur e kundërta. Së bashku me shtetin ka rënë edhe drejtësia. Tani që drejtësia po ngrihet ka shumë struktura që duan të hedhin poshtë pikërisht ngritjen e saj.

Kjo nuk është një çështje e shtruar për herë të parë sot, por , krejt ndryshe nga herët e tjera, tani po shtrohet me një forcë të pazakontë, nga të gjitha drejtimet: nga njerëzit që vuajnë mbi kurriz mëkatet e krimit të pa ndëshkuar,  nga ambasadorët e shteteve të fuqishme, të cilët kanë investuar dhjetra e dhjetra milionë euro në reformimin e sistemit të drejtësisë, institucionet ndërkombëtare që investigojnë sistemin e drejtësisë, dhe deri tek hallexhinjtë e thjeshtë.

Të parët, sipërorja e politikës, institucionet investuese dhe ambasadorët e shteteve të fuqishme e shohin reformimin e mëtejshëm të  drejtësisë si një domosdoshmëri historike, luftë për të mbijetuar si shtet, i cili është gangrenizuar, që, për  të disatën herë në historinë e tij miraton, lëviz dhe përsëri  ri-miraton ligjin për dekriminalizimin dhe prej disa viteve ka miratuar ligjin për reformimin e drejtësisë.

Si dëshmoi kjo periudhë reformimi, në fakt me plot probleme dhe gabime, dhe kjo duket që nga larg, thika ishte futur thellë në kockë dhe nxjerrja e saj ka qenë e dhimbshme për shumë vetë. Ndoshta më shumë se dy të pestat e figurave që bënin pjesë në sistemin e drejtësisë tani nuk janë më dhe shumica e tyre të rrëzuar që në kriterin e parë, të pasurisë. Dhe, të mos harrojmë, edhe pse i monitoruar kaq fort, mbetet përsëri një Veting alla shqiptar.

Të dytët, njerëzit e thjeshtë është pritur se do të ndjehen më mirë, megjithëse besimi i tyre , edhe sot e kësaj dite, është në minimumet e mundshme ndaj drejtësisë, për të mos thënë se është ngrirë dhe nuk duket asnjë shenjë shkrirje. Një drejtësi që blihet e shitet nuk është e tillë, ajo mund të jetë gjithçka, si në fakt është pjesë e krimit, por drejtësi nuk është. Duam apo nuk duam ne, struktura të rëndësishme të drejtësisë së para fillimit të Reformës që nga Këshilli i lartë i tij dhe deri tek rrethinat gjyqësore , ishin bërë pjesë e krimit. Ndëshkimi ndaj tyre, edhe kur ata u larguan me „ dëshirë“ nga sistemi, në çastet e fundit, edhe kur u dëbuan si rrjedhojë e Vetingut, mbetën me pasurinë e tyre të paprekur. Mbetën përsëri bashkëpronarë, pronarë, u kthyen në biznesmenë. Vetingu atyre u hoqi titullin, por jo pasurinë..

Ditët e fundit njerëzit janë ndeshur me disa dukje të një pas njëjshme, por që kanë lidhje me të njëjtën gjë: reformimin e drejtësisë.

Dukja e parë: Flamurin e luftës kundër korrupsionit e kanë marrë dhe e tundin figura politike që janë thellësisht të njohur, të dënuar, të cilësuar si etërit e korrupsionit në Shqipëri. Të njohur për babëzinë dhe pasurinë e

Fakt është se, sa herë një prokuror i përgjithshëm ka synuar të hapë dosje të rëndësishme, politika e ka dërmuar atë, që nga Maks Haxhia e deri tek zonja Rama. Adritaik Llala është modeli i humbur i drejtësisë dhe shembulli se si drejtësia nënshtrohet vullnetarisht nga shteti.  Që politika të mos ndërhyjë më, dhe që „Silvia Konti“ të mos na bëhet lavire bulevardi, mbi politikën duhet të vendosë mendimi profesional, i saktë, shkencor dhe i qëndrueshëm. Ndryshe, edhe ky ligj, sado që ka kaluar dhe po mbështetet  nga struktura të larta të Sheteteve mike, përsëri mund të ndërrohet në një ditë politike. Dhe, mjerisht, në Shqipëri, më shumë kemi ditë të politikës se sa ditë të mendimit të saktë.

Dukja e dytë: Nëse në rastin e një njeriu të thjeshtë zvarritja e dënimit të dhënë në shkallën e parë mund të ketë justifkimin e saj, megjithëse është e pa justifikuar, në gjykimin e figurave publike dhe politike kjo nuk duhet të ndodhë. Salianji, krijuesi i „ epopesë së Babales“, pret që prej viteve gjykimin në Apel, por kjo nuk ndodh dhe tani , gjithçka që ka qenë e dënuar, mund të kthehet në një komedi. Politikani mashtrues i shkallës sipërore mund të përfitojë nga amnistia politike dhe të jetë përsëri deputet. Të bëjë edhe moral, si edhe ndodh. Amnistia bën amnistimin e krimit, por nuk zhduk përgjegjësinë politike.

Shembulli Salianji apo Malltezi është dëshmues se kushdo që është njeri politik,  i pasur, që ka në duar figura kyçe të politikës, lidhje me disa media afër qeverisë së djeshme dhe të sotme, ai ka në duart e tij edhe drejtësinë. Ky është rasti kur, edhe nëse prokuroria kërkon të verë diçka në vend, gjykata ia hedh poshtë në mënyrën më cinike të mundshme.. Por, precedenti është i qartë: mbi drejtësinë ka sundues dhe këto sundues janë paraja dhe politika. Kur bëhen bashkë ata janë të rrezikshëm për drejtësinë.

Dukja e tretë: përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara, qoftë drejtëpërdrejtë, qoftë përmes përfaqësuesve të tyre politik, po e kthejnë betejën për ligjin e ri të drejtësisë në një betejë përsonale, kalin e tyre të luftës dhe synimin e tyre politik e diplomatik. Asnjëherë përfaques të shteteve mike nuk janë përfshirë kaq shumë, kaq me forcë, kaq hapur dhe, për fat të keq e të domosdoshëm,  kaq agresiv në një çështje që i takon një shteti sovran.

Dhe të gjithë i japim të drejtë. I japim të drejtë sepse kemi një shtet rrangallë, ku ata që e krijuan këtë ngrehinë në të shembur janë po ata që shesin llogje në parlament, që bëjnë sikur janë më atdhetarët e këtij vendi, që , po të mos i njohësh dhe vetëm t’i dëgjosh do të thuash me vete se paska qenë kohë e humbur ajo që kemi shkuar pa to. Në të vërtetë kohë e humbur ka qenë ajo që na zotëruan dhe qeverisen po këto. Nuk e solla rastësisht fjalën „ zotëruar“, sepse në fakt ne jemi zotëruar nga politika e prapshtë dhe nepotizmi deri në skaj, i cili luan me bukën tonë të gojës, me jetën tonë, dhe nëse nuk të dërgon në burg për agjitacion e propogandë , të lësh ti lutesh për një vend pune, edhe kur mund të kesh shkallën më të lartë të kualifikimit.

I japim të drejtë sepse, ne kemi një klasë politike, e cila, nëse nuk e dëgjon kërbaçin e më të fortëve, bëhet vetë si e fortë dhe përtallet me ne. Në fund, i japim të drejtë, sepse drejtësia e kishte mbushur kupën dhe i ka nxjerrë faqen e zezë një vendi që, me këtë sistem e me këto njerëz, nuk shkon dot as tre hapa jashtë vetes , e jo më në Europë.

Por do të thotë edhe më shumë se kaq: botës i ka ardhur në majë të hundës me politikën tonë: hiq e mos këput, ndërto sot për të prishur nesër, dhe sajimin e ligjeve të përkohëshme.

Dukja e katërt: në opozitën e sotme është një tendencë gjithëherë e ngritur: ata, pas fshehjes fillimisht të qëndrimit të tyre ndaj reform,imit të sistemit të drejtësisë, tani kanë hedhur maskat, i janë përveshur fuqishëm mohimit të tij dhe, mbi të gjitha, kanë synimin kryesor përbaltimin e sistemit të drejtësisë. Hovi i agresivitetit përkon me ditët kur u bë publike akuza ndaj drejtuesit të Foltores dhe dhëndrit të tij, dhe kjo nuk është e rastësishme. Për fat të keq, megjithëse e vetdijshme opozita e lidh fatin e saj me familjen ish kryeminsirore.

Fakti është se kemi një opozitë përgjithsisht të kriminalizuar, e cila, në majën e kupolës së saj ka një njeri; që , familjarisht, ndër të parët duhej të kishin frikë ndaj ligjit të ri dhe ndryshimit të kastës gjyqësore që e përgatitën vetë. Shqupasit përgatitën gjingjonizmin e drejtësisë, që do të thotë gjyqtarë jashtë profesionalizmit, por të aftë të jenë njerëz të politikës , të dërguar në strukturat e larta të drejtësisë. Dhe, përmes kësaj „aftësie“, ata janë bërë milionerët e rëndësishëm të shtetit, të cilët deklarojnë pasuri përrallash në emër të gruas, të nipit, kunatit, vajzës apo dreqit e të birit dhe, duke futur në lojë autoritetin gjyqësor, bëhen të pakapshëm.

Drejtësia duhet të sundojë mbi krimin, në fakt duhet të jetë tmerri i krimit.Të drejtën e parë drejtësisë duhet të ja japë parlamenti. Në fakt ne nuk kemi një parlament të tillë, të vetëdijshëm për forcën dhe detyrat e tij. Ne , aktualisht, kemi një parlament, gjysëm ngordhaq, ku mendjet e zgjuara janë , jo të gjithë, nën sundimin e parlamentit të lidhur me oligarkinë financiare e mafioze të këtij vendi.

SPAK është përballë politikës. Nëse këtij institucioni do i merren sado pak këmbët, politika do e përmbysë atë. Kjo nuk duhet të ndodhë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?