Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK sqarohet: Vendimi për deklaratat e Dumanit vjen vetëm për një gazetar që zbuloi sekrete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK sqarohet: Vendimi për deklaratat e Dumanit vjen vetëm për një gazetar që zbuloi sekrete
KronikeKryesore

SPAK sqarohet: Vendimi për deklaratat e Dumanit vjen vetëm për një gazetar që zbuloi sekrete

Published: June 16, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka sqaruar një urdhër të mëparshëm për ndalimin e publikimeve të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, duke theksuar se ky vendim shkon vetëm për një gazetar të caktuar dhe jo për gjithë gazetarët.

Sipas njoftimit nga SPAK, interpretimet mbi urdhrin e lëshuar me firmën e tre prokurorëve të strukturës, përfshi numrin dy të Prokurorisë, Altin Dumani, kanë qenë të gabuara, pasi nuk bëhet fjalë për të gjithë gazetarët.

“Ky urdhër i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit për marrjen dijeni, pasi gazetari ka publikuar disa të dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal‘arrest në burg’, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete të procedimit penal nr.75/2022”.

- Publicitet -

Kështu e arsyeton SPAK vendimin.

Madje, prokuroria po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të sqaruar rrethanat në të cilat informacioni hetimor sekret është  transmetuar tek personat që më pas e kanë publikuar atë.

Arsyeja për këtë gjë, është vënia përpara përgjegjësisë e personave që e kanë thyer sekretin hetimor.

Njoftimi:

Nisur  nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhërin  e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se ;

Ky urdhër  i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni,  pasi gazetari  ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’,  në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022.

Sqarojmë se  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër  ia ka adresuar vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme  për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk  mund  dhe nuk duhet të cenoje një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmendur gjatë hetimit, i  cili  vazhdon.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mirel says:
    June 17, 2022 at 1:53 am

    Si perfundim, Sapaku po lufton kunder gazetarise dheshtypit te lire, jo kunder krimit te organizuar ne korrupsionin shteteror

    Reply
  • Prifti i varfer katolik says:
    June 17, 2022 at 6:52 am

    Asnje nuk Ka te drejte te perhapen sekrete hetimore ,qefte Edhe prokurori ,apo hetuesi i ceshtjes,Jo me gazetari.Ka gazetare investigative qe Jane bere,dhe une dyshoj,se Jane pjese e krimit te organizuar,zedhendes te tyre. Artan Hoxha ,bredh lirshem parcele me parcele hashashi.Me foto eshte publikuar dhe nuk e gjen gje.Provoni shkoni dhe beni foto ne parcele hashashi qe duhet me kallash.Njeh mire strukturen e grupeve kriminele.Klodiana L’ala po’ ashtu.Dine mire ,madje kriminelet rrefehen lirisht ne to.Iu be Atentat alibi klodianes,por deri tani asgje,as prokuroret ,as klodiana.Atentat per forcimin e besimit tek organet kompetente.Dhe asnje nuk kujtohet te ndjekin e zbulijne krimin nisur nga viktima qe komunikon lirshem me krimin.Ana tjeter ,keta gazetare mbajne te fshehte autorete e ngjarjeve kriminele,Jo vetem qe me komentet e tyre bejne lajmerimin e krimineleve per rezikun qe u afrohet .Dhe “talocelet “nuk kapen asnjehere.Nese doni “talocelet”,vec “dumaneve”ndiqni piste “Hoxha ,L’ala,Qino..,”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?