Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK “vetting” Berishës: Prokuroria e Posaçme ndoqi paratë, kaloi në sitë çdo të ardhur të familjes së tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SPAK “vetting” Berishës: Prokuroria e Posaçme ndoqi paratë, kaloi në sitë çdo të ardhur të familjes së tij
Lajmi i funditPolitike

SPAK “vetting” Berishës: Prokuroria e Posaçme ndoqi paratë, kaloi në sitë çdo të ardhur të familjes së tij

Published: September 17, 2024
Shpërndaje

Si u korruptua ish-kryeministri Sali Berisha nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi? Për të ngritur një akuzë të tillë, SPAK ka kryer një hetim financiar duke gjurmuar çdo të ardhur të Malltezit, të Argita Berishës dhe çdo anëtari të familjes të lidhur me ta.

Ashtu si organet e vettingut që kanë administruar qindra raporte vetdeklaratash pranë ILDKPI për njerëzit e drejtësisë, edhe për Berishën SPAK i ka përdorur kundër deklaratat periodike të dorëzuara prej tij në cilësinë e deputetit prej kohës kur ka nisur vetdeklarimi i pasurive.

Duke nisur nga borxhet që ish-kryeministri ka pohuar se i detyrohej dhëndrit të tilla si 15 mijë euro për shërbime konsulence dhe 19 mijë euro shërbime avokatore në Francë mbi çështjen Antony Blinken.

- Publicitet -

Por edhe pagesa të tjera të depozituara në rrugë bankare nga e bija, ku përfshihen shërbimet mjekësore prej 13 mijë euro, por edhe pushimet vjetor të çiftit Sali dhe Liri Berisha prej 3 mijë eurosh, paguar nga Malltezi e deklaruar nga çifti Berisha. Si edhe 126 mijë dollarë dhe 413 mijë euro shpenzime për të likuiduar një studio ligjore.

SPAK thotë se familja Berisha ka aksesuar dhe përfituar nga të ardhurat e familjes Malltezi duke kryer shpenzime të ndryshme që nuk mund të mbulohen nga të ardhurat e vajzës. Por për të dalë në këtë përfundim dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai kanë gjurmuar të ardhurat e çiftit Malltezi, që prej kohës kur ata punonin në Kosovë dhe kur më pas u zhvendosën në Shqipëri.

Kjo gjë ndodhi sipas SPAK në kohën kur Sali Berisha mori detyrën e kryeministrit dhe kur pesë familje pronare, ku përfshihej edhe Malltezi u favorizuan sipas SPAK për marrjen e pronës, e cila u hoq nga kategoria e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Por mbetet e paqartë se përse nuk është ngritur akuzë edhe ndaj ish-funksionarëve të tjerë, apo nëpunës të thjeshtë që përmenden se shkelën ligjin duke vepruar në kundërshtim me të ligjit.

SPAK thotë mes të tjerash se ministri i kohës Gazmend Oketa nënshkroi një auditim në formë presioni ndaj komandës mbështetëse, që refuzonte klubin e futbollit Partizani. Por ndonëse konstaton një fakt të tillë, në fashikull nuk rezulton që pozita e ish-funksionarit të jetë në vështirësi.

Po ashtu as ish-presidenti Bamir Topi që dekretoi largimin e ish-komandantit duke dekretuar një tjetër gjeneral i cili kreu porosinë. As ish-ushtaraku nuk është në pozitë penale, sikundër edhe zyrtarë që SPAK përmend se vlerësuan nën kosto Klubit Shumësportësh Partizani dhe që sipas SPAK ju shkaktua shtetit një dëm prej 436 milionë lekë

Megjithatë hetimet nuk janë mbyllur ende. Sali Berisha thotë se SPAK, në cilësinë e kryeministrit të vendit dhe me detyrën për tu shërbyer qytetarëve ka zgjedhur tu japë ligjeve formën që i përshtatet interesave të familjes së tij, e cila ishte vënë në lëvizje nga Fatmir Bektashi i cili korruptoi Malltezin dhe ky i fundit vjehrrin. (TCH)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Spak says:
    September 17, 2024 at 8:25 pm

    E gjithe PD e udhehequr nga Saliu ishte nje bande e organizuar edhe per te vrare!

    Reply
  • FETISHISTI BERISHA says:
    September 17, 2024 at 9:06 pm

    Salih Ramë Berisha nuk u korruptua shqiptarët e korruptuan thonë shqiptarët s’më ka vjedhë mue por ka vjedhur shtetin dmth shteti mund të ekziston edhe pa popull kurse populli pa shtet jo ,çu ba hëngri ujku gomarin

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    September 17, 2024 at 9:26 pm

    Keta idiotet qe ndjekin Saliun e dijne qe Argita ka blere apartamente ne Bruksel,ne Roterdam, ne Budapest ju shkon vlera reth 1 milion dollare,pervec pronave pa fund ne Shqiperi.
    Te mendojne para se te dalin e bertasin O Sali o hero.A kane pasuri ata vete.

    Reply
  • capi says:
    September 17, 2024 at 9:45 pm

    Nuk e mora mundimin ta lexoja deri ne fund kur pashe shumat ne te rangut (000) Cfare te ardhurash more amani, ato te deklaruara. Me ate siten tuaj me vryma sa nje fushe futbolli as gje nuk mbetet siper. Po e beni si Nexhmia rramet paste, qe u denua per kafe. Te paktne ajo i beri disa vite burg, por kete e kane cuar me pushime per klime malore ne katin e nente.

    Reply
  • demo says:
    September 18, 2024 at 5:32 am

    Sali,ke maloket mbahu! Maloket,rrugacet,cecenet,hajdutet,,Ata jane shpirti i revolucionit.Kush boshatisen dyqanet,magazinat,fambrikat,fermat,lopet,stallat,tokat,,trojet,,Me Ata mbahu,!
    Mos shiko hic nga NE gjynafqaret! Ne jemi Mocionista.Po te pashe ne karrike me litar ne qafe,une i fus shqelmin karrikes,qe te knaq shpirtin tem qe kam 33 vjet,qe e pres kete dite!

    Reply
  • intelektuali says:
    September 18, 2024 at 6:23 am

    SPAK – UTURAKU I EDI RAMES NUK MUND TA DENOJE SALI GERDECIN PER CA KAFE TE PARTIZANI PER TE GEZUAR DHE HARBUAR CA KATUNARE SYKUQ DRU ME PRE SEPSE ME BELERIN E HIMARES E TREGOI VETEN SI NJE PROKURORI ENVERISTO-PUTINISTE, NJESOJ SI PROKURORIA E KRIMINELIT ARANIT CELA

    prandaj:

    Dosja budallaqe me 500 faqe pa asnje llogjike elementare e hetuesve te Enverit ne SPAK eshte vetem nje leter bythe per te gezuar dhe harbuar fanatiket e Enverit njesoj si Dosja debile per kriminelen Nexhmije Hoxha do kohe me pare

    Reply
  • SPAK si Strukture e Posacme e AMNISTISE Korrupsionit says:
    September 18, 2024 at 6:52 am

    SPAK u krijua te prese duart qe e vjedhin Shqiperine sot. Dhe sot kjo Shqiperi po vidhet e rripet nga gjithe anet.
    A e ka kryer SPAK kete detyre, ASPAK.
    SPAK eshte marre me “vetting” te Berishes! Sikur gjysmen e atij “Vettingu” ndaj tij ta kryeje ndaj Hajduterise qeverisese do kishte arka e Shtetit qindra milion EURO BRENDA.
    Por SPAK nuk ka ASPAK ate qellim e synim sic perpiqen ta trumpetojne larot e Pushtetit. Synimi e detyra reale e SPAK eshte Amnistia e tere hajduterise se Pushtetit.
    Ata ISH pushtetare ministra e me poshte (se ministra aktuale nuk ka asnje) qe vete Rama ja leshon SPAK ne preher, jane atje ne SPAK per te marre Certifikaten e Virgjerise me se shumti “Shperdorim Detyre” e sa per ato qindra milion EURO qe kane zhdukur nga financat e ketij shteti, ato ti gezoje Rilindja e ti perdore per blerje votash, mbajtur Media, blerje McGonigalesh, Ambasadoresh etj .
    Shembulli i qarte i deshtimit spektakular te SPAK jane Inceneratoret dhe KONCESIONET Shendetesise.
    Per Inceneratorin inekzistent te Tiranes me firma e vula te Erion Velise SPAK mba ne akuze ca zyrtare fakire te Bashkise, kur dihet se pa firme te Lali Erit asnje pusete nuk i vihet kapak pa e inauguruar ai vete.
    Per Koncesionet qindra milioneshe te Shendetesise Ilir Beqja ka masen “DETYRIM PARAQITJE”, ndersa ka masen e arrestit per nja 200 000 EURO fonde te dhena nga BE.
    SPAK pra eshte vetem nje instrument ne duar te Pushtetit Rama qe Hajduterise pushtetit i garanton paprekshmeri e Amnisti bashke.

    Reply
  • edi says:
    September 18, 2024 at 6:53 am

    Demo, E para qe je nje njeri maskara kur ofendon nje pjese te madhe te popullit siç eshte malesia dhe e dyta eshte qe ne ç’do diskutim nuk nuk diskuton asgje qe ka lidhje me temen por vetem kunder Berishes (ky e meriton ta urresh) por duhet te shkruash per at qe proekupojne njerezit. Me dukesh se ben pjese ne nje grup me Tetanozin, me Lulin, me fjale me vend e me 2? qe bejne gare kush e kush te ofendoje me shume, por edhe me keta ti ke nje ndryshimte madh sepse nese keta bejne gare kush e kush te ofendoje njeri tjetrin edhe nga familja, ti ofendon nje pjese te madhe te qytetareve shqiptar..Sa per dijeni jam nga Shqiperia e mesme dhe skam asnje lidhje me veriun por i respektoj si shqiptare.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 18, 2024 at 10:17 am

    Kjo familje MAFIOZE do hyj në HISTORI si më e korruptuara në PLANET.Jo më kotë SHBA,ANGLIA e shpallë NON GRATA.
    Me firmën e Sb KM Goca & dhëndrri siguruan PASURI SHEIKËSH në Shqipëri dhe shumë Shtete të EUROPËS,e pa ndodhur në 112 vite SHTET SHQIPËTAR..!
    Kjo MARRZI berishiste duhet të marr fund duke u SEKUESTRUAR PASURINË & ARRESTIMIN E TYRE FAMILJARISH PËR TU BËR SHËMBULL NË SHQIPËRI & JO vetëm..!
    Shëmbja e PIRAMIDËS KORRUPTIVE SALISTE,Do të sillte fundin e PANDËSHKUSHMËRISË NË SHQIPËRI,ELEMINIMI KORRUPSINIT MASIV TË SHKAKTUAR NGA DREJTËSIA E KAPUR NGA SB 92 DHE,KTHIMIN E BESIMIT TË POPULLIT SHQIPËTAR TE DREJTËSIA E RE,NDALIMIN E MIGRIMIT TË FORCAVE TË AFTA PËR PUNË & FILLIMI I NDËRTIMIT TË DEMOKRACISË TË PËRDHOSUR NGA POLITIQËN SI KJO MOSTËR FATKEQSI KOMBËTARE 34 VJEÇARE.

    Reply
  • MeteH says:
    September 18, 2024 at 11:28 am

    Kapterr Lalaj leri lloqet e hidhu ne vepra! Deklaro se rritjen e pensionit me 4.1% nga Rama do ja vesh ne dispozicion qeverise ta perdore per arsim, shendetesi, infrastrukture etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?