Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të mërkurën më 9 shtator zbulimin e fakteve penale të reja në ngarkim të ish-zv.kryeministres dhe ish- ministres së Energjisë dhe Infrastruktrës, Belinda Balluku një lidhje me hetimet për shkelje të barazisë në tendera në disa procedura tenderimi, për korrupsion e pastrim parash.
Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Balluku ka fshehur një tjetër vilë të dytë në emër të ish-futbollistit të njohur të Kombëtares Shqiptare dhe ish-drejtor i Lazios e Milanit në Itali, Igli Tares.
Po ashtu, ka rezultuar se një pjesë e punimeve janë realizuar nga një ndërtues, i cili është favorizuar dhe shpallur fitues në një tender, për një prej loteve të Unazës së Jashtme të Tiranës.
Sipas SPAK, nga aktet e administruara kanë rezultuar prova për veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit 2 miliardë e 353.5 milionë lekë, pa tvsh.
“…Rezulton se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit Arbër Troka, Gëzim Noni dhe Arlinda Gordani, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorin ekonomikë fitues të kësaj procedure prokurimit, bashkimin e operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construcion’ dhe ‘2T’ sh.p.k, duke vepruar në kundërshtim me ligjin”, citohet në njoftim, ku nënvizohet se përveç legjislacionit për “Për prokurimin publik”, është vepruar edhe në kundërshtim me ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
Në vijim, SPAK sqaron se ish-zv.kryeministrja Balluku ka në pronësi faktike një vilë në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë, e cila ka rezultuar se është një pasuri e fshehur e saj. Për të fshehur këtë pasuri të padeklaruar, ajo ka përfdorur ish-futbollistin e njohur Igli Tare, duke kryer veprime fiktive nëpërmjet një kontrate sipëmarrjeje në tetor të 2020-ës, në shumën 250 mijë euro, vlerë që përfshinte investimin deri në ndërtimin e pasurisë në fazën e karabinasë.
Ndërsa investimet e mëvonshme në këtë objekt, janë marrë përsipër dhe janë realizuar nga Arbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues në tenderin e lotit 7 të Unazës së JAshtme Tiranë. Në preventivin e punimeve të marra përsipër nga ana e Abazit, vlera e investimit ishte parashikuar nga 288 mijë euro deri në 410 mijë euro.
“E pandehura Belinda Balluku, për shkak të funksionit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në këmbim të favorizimit të shoqërisë ‘Alko Impex General Construction’, në procedurën e prokurimit të sipërpërmendur, ka kërkuar dhe marrë nga shtetasi Arbër Abazi, vlerën e përfitimit të parregullt, në formën e investimeve/punimeve në objektin ‘Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27, e ndërtuar në kompleksin ‘Green Coast’, Palasë, Himarë”, vlerëson SPAK.
Ndërkohë, për fshehjen e këtij përfitimi të paligjshëm përmes korrupsionit, Balluku akuzohet se ka përdorur Taren, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, për regjistrimin e kësaj prone në emër të ish-futbollistit.
SPAK vlerëson se Balluku, për shkak të detyrës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka pasur detyrimin ligjor për deklarim të kësaj pasurie, por nuk e ka bërë një gjë të tillë me qëllim për ta fshehur.
Lidjhur me këto rrethana, SPAK çmon se Balluku dyshohet të ketë kryer korrupsion pasiv, mosdeklarim e fshehje pasurie, si dhe pastrim parash të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Ndërtuesi Arbër Abazi dhe shoqëria e zotëruar prej tij dyshohen për korrupsion aktiv, ndërsa ish-futbollisti Igli Tare për pastrim parash, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e vilës në Green Coast, me sipërfaqe totale 478 m2, prej të cilave 478 m2 truall dhe 142.6 m2 ndërtesë.
Në muajin qershor, SPAK njoftoi se Balluku kishte përfituar një tjetër vilë me vlerë 145 mijë euro në Dhërmi nga shoqëria “Eurocol”, në këmbim të favorizimit të kësaj kompanie në një tender – të fshehur nëpërmjet një skeme të dyshuar pastrimi parash ku ka qenë i përfshirë po ish-futbollisti, Igli Tare.
Balluku është nën hetim edhe për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim të kryer tetë herë, konkretisht për procedurën e prokurimit të Tunelit të Llogarasë; punimet në Sheshin Shqiponja; ndëertimin e segmenteve rrugore “Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”, “Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”, “Ndërtimi i Unazës sëJashtme Tiranë, Loti 4”, “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”, “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”, “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.


Gojët e liga thonë se Top channelin dikur e kontrollonte Lali Eri por tashmë e kontrollon B.Balluku. Dhe çuditërisht në këtë periudhë kur Spaku po heton Igli Taren në lidhje vilat e fshehura të Ballukut në emrin e tij, Top channel, më saktë Manueshi, e merr Taren në emisionin e tij sportiv. S’ka asgjë të keqe, se Igli është profesionist futbolli. Po ec e mbushi mendjen gojëve të liga që thonë se Tarja po del te Topi për lavazh imazhi! Të njëjtën gjë thoshin edhe për M.Karçanajn kur doli te Griga dhe qarravitej si hallexhie që i kishin rënë në qafë kot. Si mund t’iu besosh këtyre gojëve të liga me këto insinuata negative, aman!
Ou? SPAK na qenka gojë e ligë?
Igli Tare, multimilioner ne euro, cfare nevoje kishte t’i mbulonte pronesine e vilave Belinda Ballukut ?
E ka dashnore
Bela e ka qejf hajdarin
Hahahaha pershkrim Shumë kuptimplote 👏
Keto vilat janhe si kacollja xha Tomit,por gjini gratacielat me 300 apartamente,jahtet,avionat,LLOGARITE BANKARE.
Ajo qe ben muuuuu 50 miljonshi turkut ne vrime te Llogarase,300 miljonshi nderi jetes Bashkim Ulajt
Ky vend ka pjelle per Hadutetn Buxhetin e Amerikes.Per keto Akuzojeni.Vete SPAKI JA SHPALLI NE SHESWH 35 VJET BURG.
Nuk i thon kot lubia
Gjith zevendsat e Rames hajduta me cizme
Vetem Rama na qenka i nderçëm
Aaa pikaaa, pikaaa
Vilat jane gjeja me e vogel qe kane vjedhur SPAku mos tallet me ne dhe te kerkoje e gjeje leket qe kane nxjerr jashte.
HAKMARTJA KANUNORE NGA SALIU SHKON TE SPAK(SALISKAP):
1.PASI SPAK KËRKOI PARABURGIMIN E BB MBI 2 VITE MË PARË PA GJETUR PROVAT.DHE PËRDITË PO NXJERR PROVA RË REJA.
-KËSHTU,BB DO ISHTE NË BURG PA PROVA & PA U GJYKUAR SIÇ PO NDODH ME LALIERIN..
2.VIT MË PARË U THIRR NË SKAP IGLI TARE PËR 1 VILË TJETËR NË DHËRMI DHE POPULLI NUK MËSOI ASGJË E KUJT ISHTE VILA..
..SIÇ DUKET(DYSHOJ)ÇËSHTJA BB DO VAZHDOI ME VITE HERIM PA U GJETUR PROVAT E BURGIMIT TË SAJ ME ÇDO KUSHT,SI QEJFMBETJE E SPAK QË KUVËNDI NUK I HOQI IMUNITETIN.
3.SI DO BINDET POPULLI SE VILAT JAN TË BB PSE AJO KA FAVORIZUAR OLIGARKËT NË TENDERA.?
4.QËLLIMI SPAK ËSHTË TË ARRESTOI BB PASI E KËRKON ME INSISTIM KINOSHQUPI I NON GRATËS,KU KY KA 60 VILA NË GJITHË EUROPËN DHE NUK PO I PREKEN.?
5.KUR GJK VENDOS HETIMIN E LIRË TË E.VELIAJ DHE SPAK(DADO+DUMANI)NUK E LËSHOJNË..ÇFAR ËMRI TI VENDOSIM SKAK,GJKKO.?
6.SPAK PO MERRET ME TENDERA DHE JO ME GËRDEC E 21 JANAR ME 32 TË VRARË ME URDHËR E VKM TË KRYEKRIMINELIT SALISËRBIT BISTURIA 79.!
-A E MERITON TË QUHET KJO PREKURORI HITLERIANE,PUTINIANE.?
-A MUNDET TË NA PRANOI BE NË GJIRIN E SAJ ME KËTË DREJTËSI SELEKTIVE,NEPOTIKE,KORRUPTIVE.?
-PSE NUK PRENONCOHET BB ME AKUZAT QË PO I BËN SPAK + SHQUP..KUR NË 1 DALJE TË SAJ HODHI POSHT SHPIFJET PËR 300 VILAT,KU NUK KISHTE AS 3.?
-ÇËSHTË KY TERE INFORMATIV NGA SPAK,POR SA DEL 1 VILË NË DYSHIM KORRUPTIV JEP INFO NË MEDJE-KAZAN PËR TË HELMUAR OPINIONIN SI NË KOHËN E XHAXHIT.
-SPAK,GJKKO VDIQËN,TË RROI MBRETI-BABI POLITIKË 92.!
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
Ha-HA-HA! SA KOM QESH!
SPAK – OTURAKU ku dhjet Edvini po perpiqet te imitoje aktivitet dhe po ZBULON pasurite dhe vilar qe ka mcef Belinda se Beqirit me finte komunistesh duke ja hedh ne pronesi sigurimsit Igli Tare, ksaj i thone “ta kapesh leprin me qerre” po pse s’e kap leprin e Edvinit me qerren enveriste SPAK – OTURAKU i hetuesve te Enverit kur OSBE zyrtarish ka deklaruar ne 2015 se Edi Rama kishte depozituar jashte shtetit mbi $200 milione dollare korrupsioni citoj: “…para korrupsioni nga lejet e ndertimit ne masen 20%…? Pas gallofit hajdut te Kristaqit, KILLERIT te Enverit ne raportin demaskues te OSBE eshte emeri i kriminelit komunist Sali Gerdeci dhe i sigurimsit Like Floriri, qe SPAK i akuzon per ca kafe te Partizani dhe per breket e Monika Kryemadhit, njashtu si Lali Erin e fiqve per te imituar aktivitet enverist.
PSE SPAK NUK HAP DOSJEN E PARTISE SOCIALISTE, QE TE SHIKOJE SI HAJDUTET ENVERISTE FATOS NANO DHE HAKI TOSKA GRABITEN FLORIRIN E RUBIKUT DHE DERGUAN MBI 340 TON FLORI 24 KARAT NE ZVICER NE EMER TE FAMILJES HOXHA DHE ALIAJ, DOKUMENTAT JANE ORIGJINALE?
Pse nuk heton SPAK – OTURAKU i Edvinit miliardat qe vjedh Bankers Petroleum kinez pa paguar kurgje ne shtet? Hajduteria e Partise se Punes eshte shume e gjate fillon qe kur Edvini ishte Kryetar Bashkie, vijon me inceneratoret e deri tek AKSHI, te pakten SPAK te mos i beje shqyptaret LOLO me jashteqitjet e propagandes qe hedh ne media si ushqim per miletin dru me pre.
Ha-HA-HA! SA KOM QESH!
SPAK – OTURAKU ku dhjet Edvini po perpiqet te imitoje aktivitet dhe po ZBULON pasurite dhe vilat qe ka mcef Belinda se Beqirit me finte komunistesh duke ja hedh ne pronesi sigurimsit Igli Tare, ksaj i thone “ta kapesh leprin me qerre” po pse s’e kap leprin e Edvinit me qerren enveriste SPAK – OTURAKU i hetuesve te Enverit kur OSBE zyrtarish ka deklaruar ne 2015 se Edi Rama kishte depozituar jashte shtetit mbi $200 milione dollare korrupsioni citoj: “…para korrupsioni nga lejet e ndertimit ne masen 20%…? Pas gallofit hajdut te Kristaqit, KILLERIT te Enverit ne raportin demaskues te OSBE eshte emeri i kriminelit komunist Sali Gerdeci dhe i sigurimsit Like Floriri, qe SPAK i akuzon per ca kafe te Partizani dhe per breket e Monika Kryemadhit, njashtu si Lali Erin e fiqve per te imituar aktivitet enverist.
PSE SPAK NUK HAP DOSJEN E PARTISE SOCIALISTE, QE TE SHIKOJE SI HAJDUTET ENVERISTE FATOS NANO DHE HAKI TOSKA GRABITEN FLORIRIN E RUBIKUT DHE DERGUAN MBI 340 TON FLORI 24 KARAT NE ZVICER NE EMER TE FAMILJES HOXHA DHE ALIAJ, DOKUMENTAT JANE ORIGJINALE?
Pse nuk heton SPAK – OTURAKU i Edvinit miliardat qe vjedh Bankers Petroleum kinez pa paguar kurgje ne shtet? Hajduteria e Partise se Punes eshte shume e gjate fillon qe kur Edvini ishte Kryetar Bashkie, vijon me inceneratoret e deri tek AKSHI, te pakten SPAK te mos i beje shqyptaret LOLO me jashteqitjet e propagandes qe hedh ne media si ushqim per miletin dru me pre.
O Igli Tare mor ti kodosh,
na paske qene dhe ti Pallosh?
edhe ty Bela te futi nen fustan,
tok me Palloshet e tjere hajvan?
tani qe Beles breket ne toke i rane,
keni gjet e ju Palloshet e saj Belane!
po c’tu desh o Igli qe me Belane u ngaterrove,
te mbyti edhe ty zullumi dhe te bataku shkove!
Kapardisej obezja
SPAK eshte zgjidhja per te legjitimuar e gezuar pasurite e vjedhura.
Kan ra squk ene patronazhistat. I vje inot se i kan mor te gjitha bela ky debil shejtoni beqja beqiri i ermalit te edrrumit…nuk maro me i numru. Soj i keq te kuqte.
Ej Ethem Lalaj, po ne emrin tend a ka ndonje vile ajo Balluku gjekundi more?
Kapardisej pith lopa