Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spanja arreston një person, ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Spanja arreston një person, ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së
AktualitetBote

Spanja arreston një person, ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së

Published: December 23, 2022
Shpërndaje

Policia në Spanjë më 23 dhjetor arrestoi një person që gjendej në listën prej 10 personave më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), për një sërë akuzash për trafikim të njerëzve dhe pornografi.

I arrestuari, një 40-vjeçar nga Zelanda e Re, u arrestua pasi u gjet në një hotel në qendër të Madridit, ku po qëndronte me një emër të rremë për t’iu shmangur autoriteteve, tha policia.

Edhe pse i arrestuari është identifikuar vetëm me inicialet MJP, burimet kanë konfirmuar se ai është Michael James Fratt, që gjendet në listën e personave më të kërkuar nga FBI-ja.

- Publicitet -

Informacionet për të dhe fotografia e tij gjenden në ueb-faqen e FBI-së – që tashmë është përditësuar me informacionin se ai është kapur – dhe sipas autoriteteve amerikane, ueb-faqet e tij pornografike kishin gjeneruar mbi 17 milionë dollarë të ardhura. FBI-ja kishte ofruar 100.000 dollarë shpërblim për informacionet që do të çonin në arrestimin e tij.

Ai ishte arrestuar në SHBA dhe ishte dënuar me dënim të përjetshëm për pornografi të fëmijëve, shfrytëzim seksual, sulm seksual dhe të ardhura të paligjshme. Por, ai arriti të arratisej dhe në nëntor të vitit 2019, autoritetet lëshuan një urdhër-arrest për të.

Policia spanjolle tha se hetuesit amerikanë për një kohë të gjatë kishin dyshuar se ai gjendej në Spanjë, por autoritetet spanjolle fillimisht kishin përqendruar kërkimin e tyre për të dyshuarin në Barcelonë./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 24, 2022 at 3:29 am

    Amerikes nuk i iken dot E provuan Pablo Eskobar me shoke e nuk ja dolen dot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’
  • Arrestohet Thomas Markle, babai i dukeshës Meghan Markle, pas hetimeve të FBI-së për abuzim seksual me të mitur
  • 07 nëntor 2026
  • Shën Votuesi!
  • Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Komentet e Fundit

  1. Fshatari on Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’
  2. Tyt e dreq on Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’
  3. Vlora 97 on Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’
  4. C te mbjellesh do korrësh on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  5. Muhamet Malaj on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?