Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori
AktualitetBote

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më 1961.

Gjatë pranverës, temperaturat në Spanjë kanë qenë më të larta se mesatarja dhe ky trend pritet të vazhdojë gjatë kësaj vere, tha Ministria spanjolle e Mjedisit dhe agjencia shtetërore për mot.

Spanja ende po përballet me një periudhë të gjatë të thatësirës që ka prekur prodhimin bujqësor, përfshirë edhe sektorin kyç të vajit që përbën pothuajse gjysmën e prodhimit botëror. Moti i nxehtë dhe i thatë sjellin rreziqe shtesë dhe studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike kanë rritur rrezikun e zjarreve të egra.

- Publicitet -

Në mbarë Spanjën, temperaturat mes 1 marsit dhe 1 qershorit ishin mesatarisht 14.2 gradë Celsius, tha Ministria e Mjedisit. Këto temperatura ishin për 1.8 gradë më të larta sesa mesatarja e regjistruar mes vitit 1991-2020 dhe 0.3 gradë më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 1997.

Sipas autoriteteve spanjolle, provinca jugore e Kordobës në prill regjistroi rekord të ri të temperaturave, prej 38.8 gradë Celsius.

“Po mësohemi me thyerjen e rekordeve”, tha Ruben del Campo, zëdhënës për agjencinë kombëtare të motit, AEMET. Ai shtoi se në tre nga katër stinët e fundit – vera dhe vjeshta e vitit 2022 dhe pranvera e vitit 2023 – ishin më të nxehtat në historinë e këtij shteti.

Pranvera e këtij viti ishte e dyta më e thatë në historinë e Spanjës, pasi deri në mes të majit, në këtë shtet nuk pati pothuajse fare reshje shiu, tha Del Campo.

Sipas agjencisë AEMET, Spanja ka “shumë gjasa” që edhe një herë të përballet me një verë më të nxehtë se zakonisht gjatë këtij viti, veçmas në pjesën lindore të shtetit dhe në ishujt spanjoll.

AEMET ka parashikuar se ka shumë gjasa që kjo verë të jetë një prej pesë më të nxehtave në tri dekadat e fundit.

Më 2022, Spanja regjistroi temperaturat më të larta gjatë gjithë vitit dhe u godit nga tri valë të të nxehtit që zgjatën për 41 ditë./ REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë
  • 29 tetor 2026
  • “Mos i kurseni!”
  • Aksidenti tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave të shpejtësisë së lartë
  • Projektligji për Buxhetin 2027, PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Edi on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  4. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  5. rapsodi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?