Autoritetet spanjolle kanë lëshur një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar Call-center në Shqipëri.
Mediat spanjolle shkruajnë se ai ka lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, si dhe është këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky zbulim është bërë pas aksionit që u iniciua nga policia spanjolle dhe që çoi në kontrolle dhe arrestime në Shqipëri.
“Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant Josifi, një pronar Call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar i Ministrisë së saj të Mbrojtjes”, thuhet në artikull.
Pjesë nga artikulli i ‘El Pais’:
Autoritetet spanjolle morën pjesë në bastisjet në Shqipëri, burimi kryesor i telefonatave të marketingut për viktimat në gadishullin Iberik. Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant Josifi, një pronar call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar i Ministrisë së saj të Mbrojtjes.
Në Gjeorgji, autoritetet gjermane arrestuan Mikhail B., një kontribues i madh i fushatës politike që zotëronte qendra telefonike dhe faqe interneti që synonin kryesisht qytetarët gjeorgjianë. Pavarësisht se ishte në luftë, policia ukrainase çmontoi qendrat e thirrjeve që punësonin më shumë se 800 njerëz.
Bastisja e koordinuar nuk kishte në shënjestër të gjithë shitësit individualë, ndërmjetësit që telefononin njerëzit natë e ditë për të nxitur mashtrimet e tyre. “Legjislacioni i çdo vendi është shumë i ndërlikuar”, thanë burime policore. Rrjetet kriminale janë të vendosura qëllimisht në vendet e Ballkanit, sepse është më e vështirë për policinë të ndërmarrë veprime atje.
“Nëse ata do të ishin lokalizuar në Spanjë, do të kishim mundur t’i arrestonim fare lehtë”, thanë autoritetet spanjolle, të cilët thanë se individët që bëjnë këto thirrje shitjeje janë plotësisht të vetëdijshëm për mashtrimet.
“Disa prej tyre mund të fitojnë 20,000 deri në 30,000 € në muaj”, thanë burime në industrinë e Call Center-ave. Si shembull, policia spanjolle shfaqi një foto të postuar në një llogari të mediave sociale EverFX të një punonjësi që mbante një certifikatë çmimi “Ali Baba dhe 37 hajdutët”.
j.l./ dita

Cfare mendimi ka shoku kapter spiun i shikeve Et’hemi?
Lloj lloj kriminelesh ka mbledhur administrata e Rames. Keta futen ne pune pa gare dhe pa merita. E vetmja merite e tyre eshte korrupsioni. Ne vazhdim te korrupsionit eshte edhe …krimi.
Hahahaha. Sa shume rastesi qe gjithe drogmenet dhe hajdutet qenkan ose keshilltare ministri ose drejtore. Jam kureshtare cfare keshillonte ky boti ministrin apo si te mashtrosh njerezit. Ka dale ne mode kjo puna e keshilltareve, si pune qokash me duket , asnje pune nuk bejne por ama rrogen e kane kacafiu.
Shoku Ethem eshte duke pergatitur nje shkrim te gjate me teme “ Kokaina ne Fier dhe opozita”.
O Spanjoll, nuk i kapni dot sepse jane pikerisht Patronazhistat e Timonierit.
SHPIFJE dhe KAZAN.
Qe ketej e tutje mos lexoni me asnje gazete spanjolle.
Mjafton qe te me ndiqni mua gjate dites ne Twitter e Instagram dhe gjate nates ne Ediramatv.
MIREMENGJES.
Dhe me foton e Keshilltarit-Patronazhist qe u keput tuj punu nga makina, ju uroj nje dite te bukur.
Me ke eshte ortak ne kete biznes Josifi? Gojet e liga thone quhet OR.
ÀNONIMËT më lart..Kërkojnë xhevap nga unë për shkrimin ma lartë:
1.Hajdutët e Vrasësit që nga 1992 të shkojnë në burg nga të gjitha krahët e politikës dhe tu sekuestrohet pasuria e tepërt.
2.Drogën në Shqipëri që në 92 e kultivoi S.Berisha në zonën e Beratit,ku horrat e Azem Hajdarit në Urën Vajgurore vran 7 socialist me tanket e ushtrisë dhe vrasësit sot janë në KANADA.
-S.Berisha ligjëroi HASHASHIN në Lazarat dhe E.Rama me S.Tahirin e çuan në zero.Ndaj Sb ju turr Saimirit derisa e futi në burg me drejtësinë e tredhur prej tij që në 92 dhe me OK e Edi Ramës.Fakti që S.T u dënua për grup kriminal droge dhe përfundoi në shpërdorim detyre për turpin e SPAK,Kur VRASËSI I 20.000 njërzve 1991-2021 SB është i lirë ndonse është futur në listën e ZEZË AMERIKANE,ANGLEZE,GJERMANE..etj.
3.E.Rama nuk ka kultivuar e vaditur drogë si Sb & L.Basha,por e ka çrrënjosur sa mundet Atë.Ndonse disa polic të Saliut janë bërë ortak me drogoxhijt,ku deri tanimë jan larguar nga policia mbi 1.300 polic.Por,siç dihet berishizmi është futur shumë thellë në çdo cep të vëndit me Hajdut e vrasës dhe..duhen mbi 100 vite pas vdekjes së Sb që të eliminohet krimi në Shqipëri..!
-Dhe rinia ikën nga vëndi nga frika e Sb dhe jo se po punon keq E.Rama..!
Bravo Ethem Lalaj,ti e kreve detyren tende per sot por nje gje se kuptoj: eshte Rama K/M apo Berisha.