U mbushën më shume se dy vjet që Sali Berisha është shpallur dhe cilësuar person ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ngarkuar me akuza të renda për korrupsion dhe i rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe demokracinë në Shqipëri dhe rajon. Këtë cilësim e bèri më pas edhe qeveria britanike.
Në të dy rastet ai është përfshirë në listën e zezë si person që duhet të japë llogari penalisht për të gjitha akuzat, ku është përfshirë ai dhe familjarët e tij.
“I gjithë ky qëndrim dihet tani tash dy vjet ashtu dhe karagjozllëku i veprimeve qesharake, reaguese e justifikuese të Berishës. Ajo qe mbetet enigme dhe e pa sqaruar deri tani është se nuk ka patur asnje veprim konkret nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi është anemike dhe e pa shpjegueshme mungesa e qëndrimit llogaridhënës dhe penalizues ndaj këtij bosi të krimit që duhet te ishte mbrapa hekurave.
Kjo është tallja më e madhe që i bëhet shqiptarëve në vite kur Sali Berisha duhet të ishte në vitin e 10 të vuajtjes së dënimit. Duket sikur edhe ato organe që e shpallën si babain e krimit Berishën janë të pafuqishëm për ta gjykuar e dënuar mbi bazën e akuzave te formuluara tashme ndaj tij”- thotë në një intervistë për gazetën Sot, ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho.
I pyetur nëse SPAK do veprojë ndonjëherë kundër Berishës, Braho thotë ndër të tjera:
“Është opinion idiot dhe qesharak ai që shpreh ndonjë politikan si pretendim se SPAK-u është i njëanshëm në goditjet që ka kryer, sepse po godet vetëm nga një krah dhe po shmang goditjen në krahun tjetër. Dhe këtu ta themi hapur deri në fund aludohet për mungesën e penalizmit të Sali Berishës.
SPAK-u vonon, por nuk harron jo vetëm për Saliun. Kam besim siç thotë populli: Tek ‘guri me vrime’ do kalojnë të gjithë të korruptuarit dhe guri me vrimë do të jetë vetëm ligji dhe jo pasioni i çartur”.
Braho shton se aleanca Meta-Berisha ka marrë fund.
“Në aspektin e numrit të votave Meta ja hodhi Berishës, sepse i mori goxha këshilltarë, duke e lënë Saliun me gisht në gojë. Por Saliu i detyruar se nuk kishte rrugë tjetër, u fut dhe u fal në skutën politike të Ilir Metës. Secili bëri hesape për veten e tija dhe u pa hapur se ishte hesap matrapazësh politike.
Dihet shumë mirë që nuk ka simpatizantë të grupit politik të Berishës apo ata që quan PD-istë të thekur e tradicional që të votojnë partinë e Ilir Metës. Këtu qëndron edhe hileja e tij, sepse e detyroj elektoratin e djathtë të votonte për kandidatët për këshilltar të Partisë se Lirisë.
Çështja shtrohet dhe dilema është me të drejtë, ju pyesni a e ka jetën e gjatë ky koalicion pa fillim dhe pa fund. Është e pa mundur që ky koalicion të vazhdojë. Rezultati i pritshëm që zhgënjyes për të dyja palët. Ndaj është e pamundur të vazhdoje ky koalicion sidomos në zgjedhjet politike të vitit 2025.
Gjasat janë të dyshimta deri në pamundësi që çeta politike e Sali Berishës të arrij të sigurohet që të regjistrohet në këto zgjedhje. Koalicion nuk ka më, mund të konkurrojë i vetëm në kushtet e krijimit të ndonje partie të re, thjesht Berishiste. Gjasat janë që kjo çete siç thotë populli “ka marrë rrugën për Janinë” – thotë Braho.
a.q. / dita

ky Spartak Kurva eshte nje moterqir inlindur! Kybkurva sa me salen sa me iliri meten, sa me ramen e tani gjssme po pastron shpirtin eshte kurve zagrepi. Eshte personi qe pengoi paketen ligjorenkunder spiuneve te vendit! Kaq ! Eshte nje bashkepunetor si Sali Berisha!
Spaku nuk merret as me saliun a sme meten.Spaku de facto komandohet ngaaa ata te dySpaku areston vetem te majte,le ti arestoje ,por nuk mund te lere pa arestuar kriminelin me te madh te popullit shqiptar ne te gjitha kohet,pas enver hoxhes,sali berishen .NE FUNED TE FUNDIT PER TE VRARE KANE VRARE NJELLOJ POR KA NJE NDRYSHIM TE MADH ME ENVERIN NE SHUME GJERA,enveri ndertoi saliu i shkateroi,enveri kishte ushtri saliu eshte pa ushtri. Duam aapo nu duam ne enveri kish popullin me frike o pa te e kishte .saliu ka nje grup bazhibozukesh qe mund te jene cdo gje ,por ushtaredhe atdhetare nuk jane Spaku eshte nje organizate antidemokratike qe komandohet nga saliu she serbia.Edi rama eshte nje kukull qe ka frike nga vetja e tij