Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Specialist tek “Burgjet”, zbulohet polici që dhunoi në Komisariat Aldi Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Specialist tek “Burgjet”, zbulohet polici që dhunoi në Komisariat Aldi Ramën
AktualitetKronike

Specialist tek “Burgjet”, zbulohet polici që dhunoi në Komisariat Aldi Ramën

Published: June 20, 2022
Shpërndaje

Zbulohet emri i punonjësit të policisë së Lezhës, i cili rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokurori Françesk Ganaj, për shkak se akuzohet ka dhunuar Aldi Ramën, i cili pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri punonjësin e policisë, Saimir Hoxha.

Ai është Myrteza Mehmetaj. Aktualisht Prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, edhe pse i pandehuri është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës, shkruajnë mediat.

“Gjatë kohës kur Mehmetaj ka qënë me detyrë oficer policie në komisariatin e Lezhës dhe gjatë kohës së procedurave të arrestimit të Aldi Ramës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të fundit. Rasti është ndjekur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, të cilët në atë periudhë kërkuan kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor ndaj 21-vjeçarit Aldi Rama. Në raportin e ekspertimit, mjekët konstatuan se dëmtimet në trup Rama, i ka pasur si pasojë e dhunës së ushtruar në ambjentet e brendshme të komisariatit Lezhë”, shkruhet ndër të tjera në dosje.

- Publicitet -

Madje për çështjen u ngrit edhe një hetim nga asokohe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, agjentët e të cilët nisën një praktikë shoqërimi dhe arrestimin e Ramës.

Vetë i ndjeri akuzonte tre punonjës policie si të përfshirë në dhunimin e tij në Komisariat, por nuk dihen emra e tjerë.

Aldi Rama ekzekutoi efektivin Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-kanabis që po zhvillonte ky i fundit në Lezhë, më 29 shtator 2021.

Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për ta vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia, por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE
  • Fundjava me reshje shiu, meteorologia tregon si pritet të nisë java
  • BE lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi. Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia
  • ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
  • Si u bë biznesmen me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi

Komentet e Fundit

  1. Vl on BE lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi. Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia
  2. Aldrin on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Aldrin on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. Aldrin on Dorën në zjarr!
  5. Aldrin on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?