Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Specializimet në Stomatologji dhe Mjekësi, dalin datat për testin e informatizuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Specializimet në Stomatologji dhe Mjekësi, dalin datat për testin e informatizuar
AktualitetShoqëri

Specializimet në Stomatologji dhe Mjekësi, dalin datat për testin e informatizuar

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Provimi i informatizuar për të gjithë kandidatët që janë në garë për të ndjekur studimet e ciklit të tretë të specializimeve afatgjata në mjekësi dhe stomatologji, do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka bërë me dije se kandidatët e kualifikuar nga faza e parë e aplikimit, për tre ditë me radhë do t’i nënshtrohen testimit të informatizuar, që do të zhvillohet përkatësisht në datat 27, 28 dhe 29 Mars.

Një ndër kushtet kryesore që duhet të plotësohet për të mos rrezikuar hyrjen në testim, është paraqitja për të dhënë testimin në datën dhe orën e përcaktuar për secilin kandidat. Sipas autoriteteve të kësaj qendre, oraret janë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar, çka do të thotë se nëse nuk paraqiteni në afatin e përcaktuar specifikisht për ju, duhet të prisni aplikimet e vitit të ardhshëm për të garuar sërish për pranimet e reja në ciklin e studimeve të specializimeve afatgjata në mjekësi. Kalendari dhe listat emërore me orarin e provimit për çdo kandidat, do të publikohen gjatë këtyre ditëve nga Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Po sipas kushteve të përcaktuara, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë këto rregulla: Të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para orarit të planifikuar për dhënien e provimit, ku me vete duhet të ketë detyrimisht, mjetin e identifikimit, si dhe faturën origjinale të pagesës së tarifës së testimit për llogari të QSHA-së, të kryer në një bankë të nivelit të dytë. Duhet të bëni kujdes, nëse fatura nuk ka  vulën e bankës përkatëse, nuk do të jetë e vlefshme, çka do të bëjë që të mos lejoheni të merrni pjesë në provim. Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit bëjnë me dije se kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e informatizuar për pranimet e reja në programet e specializimit afatgjatë në mjekësi.

- Publicitet -

Në ditën e provimit kandidati duhet të mbajë parasysh edhe zbatimin e rregullave më poshtë, ku ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi, ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të testimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit, si dhe ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e testimit.

Në ndihmë të kandidatëve që do të marrin pjesë në këtë provim është shpallur edhe fondi i mijëra pyetjeve sipas specialiteteve përkatëse, që do të jenë pjesë e përmbajtjes së tezës finale të provimit.

Lidhur me kuotat e reja të pranimeve në këtë cikël studimesh, më herët është konfirmuar nga autoritetet e Universitetit të Mjekësisë së Tiranës se, për vitin akademik 2022-2023 programet e specializimit afatgjatë në mjekësi dhe stomatologji do të mund t’i ndjekin për herë të parë 325 kandidatë. Ndërkohë që ndarja e kuotave është e tillë: 140 prej tyre janë kuota të mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 15kuota nga Ministria e Drejtësisë, 4 kuotë nga Ministria e Brendshme, si dhe 161 kuota që janë të lira, si dhe 5 kuota për kandidatët që transferojnë studimet në këtë cikël nga jashtë vendit.

Shpallja e fituesve do të bëhet nga pikët finale që kandidati do të sigurojë nëpërmjet vlerësimit të mesatares së studimeve, si dhe pikëve të fituara nga zhvillimi i testit të informatizuar. Pas këtij procesi, Komisioni i Vlerësimit shpall listën e kandidatëve të kualifikuar, duke i renditur sipas pikëve kumulative në rend zbritës, ku kandidati i fundit ka jo më pak se 380 pikë, për vijimin e procedurës së përzgjedhjes së programit të studimit. “Zgjedhja e programit të specializimit bëhet nga vetë kandidati brenda dy ditëve nga shpallja e rezultateve finale. Kandidatët që kanë grumbulluar jo më pak se 380 pikë nga numri i pikëve totale të konvertuara (maksimumi 1000 pikë, kualifikohen për procesin e përzgjedhjes së programit të specializimit sipas sistemit të meritës)”, thuhet në udhëzimin e miratuar nga Universiteti i Mjekësisë.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?