Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Lajmi i funditPolitike

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Published: July 16, 2026
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një dialogu kombëtar mbi “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”.

Spiropali shprehet se dokumenti nuk është një nismë personale, por një propozim i hapur për të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste.

Sipas Spiropalit, dokumenti ishte menduar fillimisht për debat të brendshëm në Partinë Socialiste, por u publikua për shkak të interesimit të mediave.

- Publicitet -

Dokumenti propozon nisjen e një procesi konsultimi kombëtar për hartimin e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”, e cila synon të ripërtërijë marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarëve, si dhe të forcojë besimin te institucionet.

Një pjesë e rëndësishme e mocionit i kushtohet reformimit të vetë Partisë Socialiste. Disa nga propozimet kryesore janë që PS të bëhet partia më demokratike në Shqipëri, të garantojë zgjedhje të lira, konkurruese dhe periodike në çdo nivel të organizimit, si dhe të ndajë qartë Partinë nga Shteti. Në mocion theksohet se administrata duhet t’u shërbejë ligjit dhe qytetarëve, dhe jo cikleve politike apo individëve me pushtet, duke e cilësuar këtë si një kusht të domosdoshëm për një shtet modern dhe një demokraci të besueshme. Sipas dokumentit, pikërisht mbi këtë bindje ndërtohen angazhimet për “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”.

Në pjesën që trajton angazhimet për vendin, mocioni parashtron 12 prioritete kryesore, ku përfshihen zhvillimi i zgjedhjeve që prodhojnë besim, forcimi i demokracisë dhe Parlamentit, garantimi i një drejtësie të pavarur, luftën kundër korrupsionit, profesionalizimim e administratës publike, nxitjen e konkurrencës në ekonomi, reformat në arsim dhe shëndetësi, mbështetjen e medias së lirë, si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në dokument propozohet kalimi drejt një sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura, duke argumentuar se modeli i dalë nga marrëveshja politike e vitit 2008 nuk garanton më nivelin e kërkuar të përfaqësimit dhe konkurrencës.

Në përfundim të mocionit, Spiropali fton qytetarët, institucionet dhe forcat politike të bëhen pjesë e dialogut për hartimin e “Marrëveshjes së Re për Shqipërinë”, duke theksuar se ndryshimi duhet të nisë nga mënyra se si ushtrohet pushteti dhe nga reforma brenda vetë Partisë Socialiste.

Mocioni i plotë i publikuar nga Elisa Spiropali

“Ky dokument nuk ishte menduar të bëhej publik. E përgatita dhe e dërgova në Asamblenë Kombëtare si një kontribut për debatin brenda Partisë Socialiste mbi të ardhmen e përbashkët.

Për arsye të interesimit të medias, vendosa ta ndaj me publikun, me bindjen se një debat që synon të ardhmen e Shqipërisë fiton më shumë vlerë kur zhvillohet hapur. Dokumenti mbetet një propozim për diskutim, i hapur ndaj çdo ideje, vërejtjeje dhe kontributi.

***

Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA

Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

Anëtarësisë së Partisë Socialiste

Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

MOCION PËR HAPJEN E DIALOGUT KOMBËTAR MBI MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË

PJESA I

Shqipëria ka hyrë në një moment vendimtar historik, politik e shoqëror. Institucionet funksionojnë, ekonomia vazhdon të rritet dhe proceset demokratike zhvillohen rregullisht. Megjithatë, shoqëria shqiptare po kërkon një fazë të re të demokracisë së saj: më shumë përfaqësim, më shumë pjesëmarrje, më shumë besim te institucionet, më shumë drejtësi shoqërore dhe një marrëdhënie më të drejtë ndërmjet qytetarit dhe shtetit.

Kjo është një kërkesë që nuk mund të shpërfillet. Në një demokraci të pjekur, energjia qytetare nuk shihet si kërcënim, por si një mundësi për reflektim, vetëkorrigjim, përmirësim.

Shoqëritë demokratike nuk forcohen duke heshtur zërat kritikë, por duke krijuar institucione që dinë t’i dëgjojnë, t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen me reforma.

Pikërisht këtë po kërkon edhe koha që po jetojmë. Jo më pak demokraci, por më shumë demokraci. Jo më shumë kontroll, por më shumë besim. Jo më shumë personalizim të pushtetit, por institucione më të forta se individët. Jo privilegj, por meritë. Jo mbyllje, por garë. Jo vetëkënaqësi, por vetëkorrigjim. Më shumë përulësi, më pak arrogancë.

Shoqëria shqiptare kërkon më shumë garë dhe më pak privilegj. Më shumë meritë dhe më pak besnikëri personale. Më shumë institucione dhe më pak personalizim. Më shumë përfaqësim dhe më pak përqëndrim të vendimmarrjes. Më shumë konkurrence ekonomike, më pak favorizim. Kërkon një shtet ku ligji është mbi pushtetin dhe ku pushteti nuk identifikohet me askënd.

Kjo është kultura demokratike që duhet të ndërtojmë. Kalimi nga kultura e individit te kultura e institucionit. Nga administrimi i pushtetit te vetëkufizimi i pushtetit. Nga bindja se shumica ka gjithmonë të drejtë, te bindja se demokracia forcohet vetëm kur pushteti pranon kontroll, kritikë dhe korrigjim.

Prej javësh, në rrugët e Tiranës po shfaqet një energji qytetare që kërkon të përfaqësohet. Një mobilizim politik dhe shoqëror, sidomos nga brezi i ri, që nuk mund të shpërfillet pa pasoja.

Shumica qeverisëse nuk duhet ta shohë këtë si një zhurmë që duhet shtypur dhe injoruar, por si një moment reflektimi për demokracinë shqiptare. Ne besojmë se çdo shoqëri demokratike bëhet më e fortë kur institucionet kanë guximin të dëgjojnë qytetarët e tyre, edhe kur ata shprehin pakënaqësi, kërkojnë ndryshim apo sfidojnë mënyrën se si ushtrohet pushteti.

Përgjegjësia jonë nuk është të gjykojmë këtë zë. Përgjegjësia jonë është ta dëgjojmë, ta kuptojmë dhe t’i përgjigjemi me më shumë demokraci, më shumë përfaqësim, më shumë llogaridhënie dhe më shumë besim. Pikërisht këtu fillon arsyeja e këtij mocioni.

Në këto vite Shqipëria ka ndërtuar stabilitet politik, institucione më të forta dhe ekonomi më të zhvilluar. Por, çdo model politik ka ciklin e vet. Sistemi që ndërtoi stabilitetin, nuk prodhon domosdoshmërisht më shumë përfaqësim, më shumë garë dhe më shumë hapësirë për energjitë e reja të shoqërisë.

Marrëveshja politike e vitit 2008 i shërbeu stabilitetit institucional të kohës së saj. Sot, kufijtë e atij modeli janë bërë të dukshëm. Ai nuk krijon më të njëjtën hapësirë për konkurrencë, garë dhe pjesëmarrje që kërkon shoqëria shqiptare.

Shqipëria nuk ka nevojë për një tranzicion të ri. Ka nevojë për një fazë të re të demokracisë së saj. Një fazë ku zhvillimi ekonomik ecën së bashku me demokratizimin politik; ku pushteti pranon kufijtë e vet; ku institucionet fitojnë më shumë autoritet se individët; ku meritokracia zë vendin e privilegjit; ku shteti forcohet përmes vetëkorrigjimit dhe jo përmes vetëmbrojtjes.

Pikërisht për këtë arsye propozohet hapja e Dialogut Kombëtar për Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Jo si një dokument partie dhe as si një program qeverisës, por si një proces kombëtar që synon të ripërtërijë marrëdhënien mes shtetit, institucioneve, politikës dhe qytetarëve.

Ky proces duhet të fillojë me gatishmërinë për të reformuar mënyrën se si ushtrohet pushteti, për të forcuar institucionet, për të zgjeruar përfaqësimin, për të rikthyer besimin dhe për të krijuar një kulturë të re politike, ku vetëpastrimi të jetë shenjë force dhe jo dobësie.

Vetëm një Parti Socialiste që reformon veten, mund t’u kërkojë shqiptarëve një marrëveshje të re me shtetin. Vetëm një Parti Socialiste që hap rrugë për energji të reja, përfaqësim të ri, mund t’i përgjigjet me besueshmëri mesazhit që vjen nga shoqëria. Vetëm një Parti Socialiste që kërkon përgjegjësi nga ata që ushtrojnë pushtetin në emër të saj, mund të jetë konkurruese dhe fituese, jo për shkak të forcës së pushtetit, por për arsye të ideve, besueshmërisë dhe vlerave të saj.

Prandaj propozojmë që ky proces të mos kufizohet vetëm në drejtimin politik të Partisë Socialiste, por t’i nënshtrohet një konsultimi të hapur me të gjithë anëtarësinë e saj.

Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re me qytetarët. Partia Socialiste ka detyrimin të bëjë më parë marrëveshjen e saj të re me vetveten. Vetëm kështu mund të kapërcejmë krizën e pushtetit, të rifitojmë besimin e qytetarëve dhe t’i përgjigjemi me përgjegjësi demokratike zërit që sot dëgjohet në rrugët e Shqipërisë.

Mbi këtë bindje, Socialistet duhet të marrin përsipër angazhimet ndaj vetvetes.

PJESA II

Angazhimet e Partisë Socialiste ndaj vetvetes

Asnjë Marrëveshje e Re për Shqipërinë nuk mund të jetë e besueshme, nëse nuk fillon nga vetë Partia Socialiste, shumica qeverisëse e vendit. Ndryshimi që kërkojmë për Shqipërinë, duhet të fillojë nga mënyra se si organizohemi, si konkurrojmë dhe si ushtrojmë përgjegjësinë politike brenda nesh. Për këtë arsye, Partia Socialiste merr përsipër këto angazhime.

1. Të bëhet partia më demokratike në Shqipëri.

Demokracia që kërkojmë për shtetin duhet të fillojë nga vetë organizimi ynë politik.

2. Të garantojë zgjedhje të lira, konkurruese dhe periodike në çdo nivel të organizimit.

Asnjë funksion nuk duhet të jetë i përhershëm dhe asnjë përgjegjësi nuk duhet të jetë e pakonkurrueshme.

3. Të rikthejë debatin si kulturë politike, larg personalizimit ekstrem dhe vendimmarrjeve të mbyllura.

Forumet e Partisë Socialiste duhet të jenë vende ku idetë përballen, jo thjesht ku vendimet miratohen.

4. Të garantojë përfaqësimin e mendimeve, rrymave dhe ndjeshmërive të ndryshme politike brenda së majtës demokratike.

Pluralizmi i ideve është burim force, dhe jo shkak dobësie.

5. Të ndërtojë meritokracinë si rregull themelor të promovimit politik.

Karriera politike duhet të mbështetet mbi punën, integritetin, dijen dhe kontributin publik.

6. Të krijojë më shumë hapësirë për brezin e ri.

Të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm pjesëmarrës në fushata, por pjesëmarrës në vendimmarrje.

7. Të forcojë autonominë e forumeve dhe organizatave të saj.

Organizatat e Partisë duhet të kenë rol real në formësimin e politikave dhe të mos funksionojnë vetëm si struktura mobilizuese.

8. Të promovojë etikën e përgjegjësisë publike.

Funksionet politike nuk janë privilegj. Janë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë Partisë Socialiste.

9. Të vendosë transparencën si standard të vendimmarrjes.

Vendimet e rëndësishme politike duhet të ndërtohen mbi konsultim, argument dhe përgjegjësi.

10. Të mbetet një parti që reformon vazhdimisht vetveten.

Historia ka treguar se partitë nuk dobësohen kur ndryshojnë; dobësohen kur besojnë se nuk kanë më nevojë të ndryshojnë.

11. Të ndajë qartë Partinë nga Shteti.

Partia Socialiste angazhohet të forcojë dallimin mes organizimit politik dhe administratës shtetërore. Administrata duhet t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve, jo cikleve politike apo individëve me pushtet. Ky është kusht për një shtet modern dhe për një demokraci të besueshme.

Vetëm një parti që ka kurajën të reformojë veten, mund t’i kërkojë Shqipërisë të hyjë në një fazë të re të zhvillimit demokratik.

Pikërisht mbi këtë bindje, propozojmë Angazhimet për Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

PJESA III

Angazhimet për Shqipërinë e Dekadës së Ardhshme

Shqipëria Europiane nuk është vetëm destinacioni ynë politik. Është modeli i shtetit që duam të ndërtojmë, dhe mënyra se si duam të jetojnë shqiptarët. Një Shqipëri ku çdo qytetar ndihet i lirë, i përfaqësuar dhe i mbrojtur nga ligji. Një Shqipëri ku demokracia matet me cilësinë e institucioneve, me ndarjen e pushteteve dhe me besimin që qytetarët kanë tek shteti i tyre. Pikërisht këtë Shqipëri synon të mishërojë Marrëveshja e Re për Shqipërinë.

Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të historisë së saj. Tridhjetë e pesë vitet e fundit kanë qenë vitet e ndërtimit të demokracisë, të ekonomisë së tregut, të institucioneve dhe të orientimit europian të vendit. Kemi një ekonomi shumë më të zhvilluar se ajo që trashëguam në fillim të tranzicionit. Shqipëria është sot më e fortë, më e hapur dhe më e sigurt se në çdo periudhë tjetër të historisë së saj demokratike.

Por çdo etapë historike sjell edhe pyetjet e saj. Shqipëria e sotme nuk kërkon më vetëm zhvillim. Kërkon një cilësi tjetër të shtetit. Kërkon një demokraci që dëgjon më shumë, institucione që besohen më shumë, drejtësi që vepron më lirshëm dhe një pushtet që ka kurajën të kufizojë veten. Kërkon një model ekonomik larg polarizimit dhe klientelizmit, më afër barazisë së mundësive.

Prandaj besojmë se ka ardhur koha të hapet një proces i ri kombëtar, jo për të shkruar një program tjetër politik, as për të prodhuar një dokument partie, por për të ndërtuar një marrëveshje të re besimi ndërmjet shtetit dhe qytetarit.

Kjo marrëveshje nuk nis nga pyetja se kush do të qeverisë Shqipërinë, por nga pyetja se si duhet të qeveriset Shqipëria në dekadat që vijnë.

Ky mocion hap procesin e Dialogut Kombëtar për hartimin e Marrëveshjes së Re për Shqipërinë, e cila do t’i paraqitet për debat publik qytetarëve, universiteteve, ekspertëve, biznesit, organizatave të shoqërisë civile, diasporës dhe të gjitha forcave politike.

Ne besojmë se kjo marrëveshje duhet të ndërtohet mbi disa angazhime themelore që do të shërbejnë si boshti i debatit kombëtar.

Shqipëria Europiane fillon me zgjedhje kombëtare dhe lokale që prodhojnë besim, institucione që meritojnë besim dhe një shtet që e kufizon pushtetin e vet përmes ligjit. Pikërisht mbi këtë filozofi ndërtohen angazhimet e mëposhtme:

1. Zgjedhje që prodhojnë besim

Angazhimi i parë është ndërtimi i një shteti që di të vendosë kufij ndaj vetvetes. Shqipëria nuk ka më nevojë të ndërtojë pushtet. Ka nevojë të ndërtojë mekanizma që e kontrollojnë pushtetin. Forca e një demokracie nuk matet nga përqendrimi i autoritetit, por nga aftësia për ta shpërndarë atë në institucione të forta dhe të pavarura.

2. Një demokraci që dëgjon

Angazhimi i dytë është një demokraci që dëgjon. Protesta, opozita, media, universitetet dhe shoqëria civile nuk janë pengesa për shtetin. Janë mënyrat përmes të cilave shteti korrigjon vetveten. Demokracia nuk dobësohet nga kritika. Dobësohet kur humbet aftësinë për ta dëgjuar atë.

3. Parlamenti në qendër të jetës demokratike

Angazhimi i tretë është rikthimi i Parlamentit në qendrën e jetës demokratike. Republika Parlamentare nuk matet me numrin e votave që ka shumica, por me cilësinë e debatit, me kontrollin mbi qeverinë dhe me aftësinë për të ndërtuar marrëveshje që i shërbejnë interesit publik.

4. Drejtësi e pavarur dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit

Lufta kundër korrupsionit, abuzimit dhe pandëshkueshmërisë nuk është më vetëm një proces penal. Është themeli moral mbi të cilin ndërtohet besimi te shteti. Drejtësia duhet të jetë e lirë të hetojë këdo dhe politika duhet të mësojë të jetojë me këtë normalitet. Korrupsioni nuk luftohet vetëm në prokurori dhe në sallën e gjyqit, por duhet të lidhet pazgjidhshmërisht me përgjegjësinë politike për qeverisje të mirë.

5. Ndarja përfundimtare mes shtetit dhe partisë.

Administrata publike duhet të ndërtojë identitetin e saj profesional, të mbështetur mbi meritën, dijen dhe përgjegjësinë. Shteti nuk mund të ndryshojë fytyrë pas çdo cikli politik. Individët, biznesi, shoqëria, duhet të jenë të lirë të veprojnë pa shtrëngesën e pushtetit ose individëve me pushtet.

6. Administratë profesionale në shërbim të qytetarit. Çlirimi i administrimit publik nga kultura e privilegjit

Funksionar publik duhet të mbajë më tepër përgjegjësi sesa pushtet. Besimi te shteti nuk ndërtohet duke mbrojtur drejtuesit, por duke i bërë ata më të përgjegjshëm përpara qytetarëve, larg arrogancës, korrupsionit, abuzimit.

7. Ekonomi e konkurrencës dhe e meritës

Konkurrenca duhet të ketë më tepër peshë se afërsia me politikën. Shteti nuk duhet të zgjedhë fituesit, por duhet të garantojë rregulla të barabarta, siguri juridike dhe një treg ku suksesi varet nga puna, rendimenti, inovacioni, sipërmarrja.

8. Arsim që ndërton meritën.

Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke humbur çdo vit pjesën më të mirë të talenteve të saj. Arsimi duhet të jetë vendi ku lind meritokracia dhe ku çdo i ri ndien se e ardhmja e tij mund të ndërtohet në vendin e vet.

9. Shëndetësi me dinjitet

Investimi në infrastrukturë është i domosdoshëm. Por besimi ndërtohet vetëm kur qytetari ndien se sistemi e trajton me të njëjtin respekt dhe të njëjtën barazi.

10. Media e lirë

Një demokraci e fortë nuk ka nevojë për media që i japin të drejtë pushtetit, por për media që kanë lirinë, mundësinë dhe autoritetin për ta vënë atë përballë përgjegjësisë.

11. Sistem zgjedhor që rikthen përfaqësimin.

Na duhet sistem zgjedhor dhe politik që garanton përfaqësim më të gjerë, konkurrencë më të ndershme, mundësi reale për ide, energji, alternativa të reja.

Sistemi i mbyllur që buron nga Marrëveshja e vitit 2008 është gjallë, por efektet e tij pozitive për vendin kanë vdekur. Ne duhet të synojmë një Sistem Proporcional Kombëtar me lista të hapura, i paraprirë nga procese të brendshme demokratizuese të partive politike.

12. Një kulturë e re politike

Na duhet kulturë re politike. Kulturë ku pushteti nuk identifikohet me përjetësinë, ku kundërshtari nuk trajtohet si armik, ku kompromisi nuk konsiderohet dobësi dhe ku ndryshimi nuk pritet si kërcënim, por si kusht për zhvillimin e një demokracie të shëndetshme.

Kjo marrëveshje nuk synon të zëvendësojë Kushtetutën, programet politike apo identitetin e forcave politike. Ajo synon të ndërtojë një konsensus të ri mbi mënyrën se si duhet të funksionojë shteti shqiptar modern në dekadat që vijnë.

Shqipëria Europiane nuk ndërtohet vetëm duke përmbushur standardet e Bashkimit Europian. Ajo ndërtohet kur këto standarde bëhen kulturë e përditshme e institucioneve, e politikës dhe e marrëdhënies së shtetit me qytetarin.

Shqipëria nuk ka nevojë për kontratë të re elektorale, por për kontratë të re besimi. Kontratë brenda të cilës zhvillimi ecën krahas dhe bashkë me demokracinë, ekonomia me drejtësinë, pushteti me vetëkufizimin, liria me përgjegjësinë.

Me këtë bindje propozojmë që Partia Socialiste të bëjë hapjen e Dialogut Kombëtar mbi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Ftojmë çdo qytetar, çdo institucion dhe çdo forcë politike të bëhet pjesë e këtij procesi.

Marrëveshja e Re për Shqipërinë nuk fillon me premtimin për të ndryshuar vendin. Fillon me angazhimin serioz për të ndryshuar mënyrën se si ushtrohet pushteti.

Ne besojmë se kjo shumicë qeverisëse dhe Partia Socialiste e ka mundësinë të fitojë nga vlera dhe jo nga forca.

Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka”, shkruan Spiropali.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Rinia says:
    July 16, 2026 at 11:13 am

    Pasi e zhgarravitet 3 mandate me keq se ata para jush, po na del Shqiperia e Re, se normal Rilindja vdiq duhet shpikur dicka e re. Kjo katrahure e thurur per 35 vjet do shume kohe te pastrohet, me mire vone se kurre – fale presionit te brezit te ri se ndryshe aha !

    Reply
  • Vorë says:
    July 16, 2026 at 11:17 am

    Me ne fund nje zhvillim i ri, nje tentativ donkisotiaane. Nese e krahasojmë me praktikat e Rilindjes tejeter, asaj Demokratike, nw Rilindjen Socialiste nuk ka gjasa te ndodh ndonje reformim.
    Elisa, nese nuk ka siguruar paraprakisht ndonje perkrahje te forte, dp te linçohet deri ne përjashtim.

    Reply
  • Gezim Mahilaj says:
    July 16, 2026 at 11:20 am

    Pavaresisht konsideratave, por nje menyre e tille komunikimi brenda nje formacioni politik, eshte e shendeteshme. Pas debatesh e diskutimesh mbetet te zbatohet ajo qe vendos shumica. Serioziteti i nje force politike qendron pikerisht ne luajalitetin dhe trasparencen e vendimarrjes.

    Reply
  • Anonymous says:
    July 16, 2026 at 11:52 am

    Besoj qe Zj Spiropali e njeh nga brenda partine si askush tjeter.Ajo e di mire se ku gatuhet,çfare gatuhet,kush gatuan e se fundi kush e ha.Ajo ka qene pjese e kesaj kuzhine por si duket kur e pa qe furra u nxeh shume filloi te kerkoje fresk dhe ku atje ku nmisioni eshte i pamundur.
    Si pretendon Spiropali qe te ndryshoje Partine kur edhe nje kryetar provincial bashkie e ka Bashkine pronen e tij e jo me shefi i madh qe eshte mbret e perendi.Une uroj shume qe te beni marreveshje sic thoni por me ke do ta beni mes jush apo me popullindhe jam shume skeptik qe kjo marreveshje e propozuar te jete me e gjere se partia.Besoj qe kjo eshte nje hedhje dorashke per shefin por kaq ama se eshte edhe ceshtje peshe loja jo vetem ceshtje parimesh

    Reply
  • capi says:
    July 16, 2026 at 11:56 am

    Cfrare pleniumi eshte ky, se per force zakoni fillova ta konspektoj.

    Jo moj cupe keto jane thjesh utopi, Te behen gjithe keto eshte sikur ti japesh Rames lopaten te hapi gropen vet.
    Per 35 vjet, te dy palet majtas dhe djathta, jan provuar dhe ster provuar qe nuk jan per ndryshim, kuptohet ne kah pozitiv, se per ta bere me keq jan gjithmon gati.

    Shprese te nje brez i ri politikanes, ndosht do te bejne dicka. Por dhe ata me te provuar, se ne shqipot kemi qimen e derrit, nuk ndryshojme kollaj.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    July 16, 2026 at 12:45 pm

    Idene per reformimin e PS, per here te pare e ka hedhur gazeta Dita. Partia Socialiste (me sakte Partia Ramiste) eshte nen nivelin e Partise Punes. As me shume e as me pak, ka perfunduar ne nivelin e Org. te Fronit Demokratik te dikurshem, te cilin nuk e pyeste askush, edhe pse kandidatet per deputete quheshn kandidate te frontit demokratik. Ama partia ne rrethe, pra ne baze, nuk ishte ne kete derexhe alla ramiste. Qellonte qe ndonje kandidat rekomandohej nga qendra, por te tjeret perzgjidheshin nga rrethet, madje duke kerkuar edhe karakteristike e vleresim nga qenrat e punes apo te fshatit. Nuk besoj qe kjo PS mund te vetereformohet, ose mund te reformohet aq sa mund te reformojne suditët monarkun. Ne keta raporte eshte PS nga qendra ne baze me Ramen.

    Reply
    • xxx says:
      July 16, 2026 at 6:02 pm

      Interesant kur thua se PS ka perfunduar ne nivelin e Frontit te dikurshrm Demokratik. Bravo!
      (Une i them PiS, partia e ballistave se idealisuesin e kryebsllistit Mithat Frasheri ka per koke.)
      Por kjo te kujton analizen bere Liges Komuniste te Jugosllavise se Titos te Vetafministrimi Jugosllav i xhaxhit. Ai aty pikerisht e demaskon ate Lige te ashtuquajtur komuniste se eshte ne nivelin e nje org Fronti Democratik ne shume aspekte, ne vend te nje avangarde te puntorise proletare.
      Nuk eshte rastesi pasi Ramuti eshte byth e breke me serbet.

      Reply
    • Albert says:
      July 17, 2026 at 4:42 am

      Nuk na mbetet gje tjeter veç te brohorasim Rrnofte gazeta Dita.!!!
      Per bese paskeni rrjedhur te gjithe ketu

      Reply
  • xxx says:
    July 16, 2026 at 1:08 pm

    Nuk e di lkujt i kerkon voten kjo ne PiS se partine e sundon ramuti.
    Ato “Asambletete” etj etj ji ke organe fikive moj zonje.
    Nuk ke piken e mbeshtetjes as ne baze…

    Reply
  • Antishqiptari says:
    July 16, 2026 at 1:09 pm

    Mender PS eshte parti e shqiptareve apo parti e pakices kombetare ortodokse vllahe.Nje pyetie per ata qe do te me sulmojne si turkoshak.A do te zgjidhet ndonjehere kryetar i PS nje me kombesi shqiptare e sidomos nje shqiptar me prejardhe fetare myslymane.Po ne tjetren mender parti te PD a do te zgjidhet kryetar partie nje me prejardhe fetare ortodoks.Nano vllah,Rama vllah Spiropali (pali shqip perkthehet, prap)vllah.Te roje e perparoje Shqiperia vllahe me RILINDIEN

    Reply
    • Detari says:
      July 16, 2026 at 1:45 pm

      Pse cfare me shume duhet te beje rama (emer musliman shkurt nga ramadan)?

      Xhami ju ndertije pa fund, ato pak shkolla qe kane mbetur ja ka dhuruar turkut, tv filma turq, iftare turkarabe, ezan ne cdo lagje turkarabisht, xhami turke me kater minare, minjiera turke, polici me uniforma te persorura tyrke, tere malin e tomorrit turko-iranianve bektashi, turkoarabizim islamik komplet i vendit, kultures, tradites etj.

      Cfare me shume te beje per ju rama?

      Reply
      • Shqip says:
        July 17, 2026 at 7:05 am

        Per ty Det(lexo k)ar i deshpruar,
        Ti je përzierje turbulluar sllavo-arabo-turko-karamnlis-“grek”/shkja, sllavomongol.
        Si i tille, pa identitet kombëtar, te vetmen strehimore gjen te kleriket fetar, ne rastin tuaj te qoket e papus.
        Ne zvarritjen tende per mbijetese, mendjet e barkut dhe zorrëve tua nuk mund te përqendrohen kurr ne argument. Ne rastin konkret ketu artukulli permbane qendrime politike te Znj.Spiropali , kurse barku dhe zorret tuaja mendojnë krejt tjeter gje.
        Mercy!

        Reply
    • Rroftë ateizmi says:
      July 16, 2026 at 4:42 pm

      Ta paska bërë hoxha trurin dërrasë. Na çave trapin me këto ndarjet fetare: jo ortodoksë, jo myslimanë etj etj. Na duhen politikanë të ndershëm, të aftë dhe atdhetarë. DHe mundësisht të gjithë ateistë. Që t’i varin priftin dhe hoxhën nga mjekrra! Kuptove o trap?!

      Reply
  • Rilindja e Lenka Cukove says:
    July 16, 2026 at 2:37 pm

    Ta dhjeu dhe Mamica or Ram, por ti mos kij gajle. Urdhero ate zevendes-Belen, Koqiun, qe te dale e te recitoje ate frazen e Mamices dikur “Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21”. Se nje Mamice bie e mijra Zegjine ngrihen andej nga rradhet tua.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 16, 2026 at 2:45 pm

    E gjithë zëmërata e Spitopalit u endë në një FLETUSHKË,ku Edi do fshij menderen me TË.
    PS,Qeveria po punon natë-ditë për mbylljen e kapitijve të Intrgrimir,Zonja thot më ndiz pag cigarin të dal TYMI.
    Kaq ju desh SALISËRBIT,të hidhet në sulmë se PS U ÇA,U SHKËRMOQ,U DOGJ ..DHE AI GATI TË MARRI 1 COPË,siç bëri me LSI 2005.!
    Mirpo,Edi nuk është F.Nano liberali duke u treguar DEMOKRAT PARA SALIUT INJORANT,I TRASH,FSHATAR NGA VIÇIDOLI,BLLOKMEN,PUTHADOR I BIROISTVE BARKËDERRA.!
    Megjithatë,E.Rama si deri tanimë do e lëri Zonjën lere të grijë sallat,
    Sa të shkoi adhe kjo VAP,
    Se mase deri në vjeshtë,
    Mesiguri do të qethen DESHTË.!
    Ndonse,Spiropali i kalon anash prigestuesit anonim,Ajo pikërisht aty synon të dali në krye të konglomeratit pa kokë,program dhe Parti.
    Dhe,besoj Rama deri në Shtator do pushojë në Dhërmi a gjetiu,duke e lën SALIUN NË GJ.LALZIT,NDONSE THUHET SE ËSHTË NË SEKUESTRIM,SIKUR 60 VILAT E TJERA TË GITA-ABIT ME QERA TË SHTRËNJTA

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      July 17, 2026 at 9:13 am

      VO:
      -FLM DITA QË PO MË BOTON DISA..
      DHE,NUK PO SHIKON ANONIMËT QË MË SULMOJNË SI DEMO ME SHOK.
      -ËSHTË KOHË MUNXYRË QË DUHET TË FLASI SEJCOLI SI E NDJEN,PASI INTELEKTUALËT JAN DTRUKUR NGA FRIKA.AI TË VRET..SI ARBNORIN,SPAHINË,HAJDARIN,OLLDASHIN,PASHKON..
      -PASI SHPIFJA PO BËHET BOMBË ME HIDROGJEN PËR TË SHFARROSUR TË NJOMIN DHE TË THATIN.!
      -JEMI AKOMA MË 1990,KU ARMIQT I KEMI RROTULL POR BËJMË SIKUR NUK I SHOFIM.
      -NUK MUNDET TË NDËRTOHET DEMOKRACIA ME TË SHPALLUIN NON GRATA SI ..DHUNUESI DEMOKRACISË..ETJ.!
      -DHE ME DREJTËSINË E PLEPAVE SELEKTIVE,NEPOTIKE QË E PAISI ME LOGO E VULË..PËR KARSHILLËK TË DASH.?
      -NDAJ,TRAMP JA HOQI NON GRATËN DUKE I THËN SHQIPOVE..U RRUAT SALIU PREJ 75 VJET..SI ENVER HIXHA 50 VJET.!
      -FATKEASIS PREJ 36 VITESH JAN POLITIKANËT DHE DREJTËSIA NEPOTIKE QË NUK PO SEKUESTRON VJEDHJET NGA 1992 MBI 500 MILD.$..KU MBI 70 VILA I KA VETËM SALIU.!
      -EDI RAMA DËSHTOJ ME DREJTËSINË MILITSNTE TË SB 92,POR NUK GUXON TA PRANOI SE U MBURR ME TË.?,NDONSE PO NUMURON VETËM TË VETËT NË SPAK = 100/1..PS-PD.!
      -KUSH DUHET TA SHPËTOI SHQIPËRINË.? VETËM ZOTI,PASI SHQIPOT NUK DIN TË BEJNË DHTET..DUAN SEICILI TË JETË KM.
      EL NEWS ALBANIA
      FLM DITA

      Reply
  • Valbona says:
    July 16, 2026 at 4:03 pm

    Deputetja reformantore Elisa Spiropali ka dale ne vendin dhe kohen e duhur dhe i ka kapacitetet per te shkeputur Partine Socialiste nga trashegimia diktatoriale e PPSH qe po manifeston Ed’Ramsi, si vellai i diktatorit kryekriminel dhe kryehajdut Salih Berisha.

    Reply
  • demo says:
    July 16, 2026 at 6:41 pm

    Mocion mosbesimi kunder kryeministrit Rama.Kjo i duhet Partise Socialiste.Bravo Spiropali.Si ti te veprojne ata 83 deputete te ridhjerjes,nuk na duhet kryengritja armatosur popullore kundeer Tiranit pushtues.

    Reply
  • demo says:
    July 16, 2026 at 9:39 pm

    Urime,urime,urime Spiropali! Ajo qe po ben Ti sot,eshte Konferenca Tiranes 1956 kunder regjimit tiranik te enver hoxhes.Edi Rama mund ta injoroje,mund ta perqeshye,mund ta bllokoje nismen tende te guximshme me 83 deputete,qole,por nuk mund te mbyse zerin e antarsise socialistE.Por nuk mund te ndale uraganin antirama te popullit te revoltuar ne Bulevard.

    Reply
  • L says:
    July 17, 2026 at 6:43 am

    Detari, harrove hektaret e vlores te dhuruar pak dite para Samitit ne Turqi.
    Po keto kamerat smart city, do ia lejoj Erdogani ti vendos neper xhamite, shkollat, tokat e tij???? Apo ato jane private..
    Turpin e hane me buke perdite dhe nuk kane te ngopur.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 17, 2026 at 8:34 am

    BEEE..PO BLEGËRIN DHIA E TIRANËS SI NEOMALSORJA E SHKODRËS.PO KËRKON NËNADHI TË BASHKOI KECAT NË TUFË,POR NUK PO E NDËGJJNË.
    NUK ËSHTË RAMA SI F.NANO QË I DORZOI ÇELSAT E ZYRËS 2005 SALISPIUNIT NGA FRIKA E ARRESTIMIT SËDYTI.?
    ELISA TË KRYESOI PROTESTUESIT ANONIM DHE TË KONKUROJË NË ZGJEDHJE.KJO ËSHTË FEMOKRACIA.
    NË PS KA DEMOKRACI MË SHUMË SE NË 138 PARTIT E TJERA,TË CILAT DUHET TË SHKRIHEN..ME GHITHË P/VV TË ALBINIT KOSOVAR..MIKUT SALIUT TË DY FATKEQSI KOMBI.
    RAMA MA SHTOI PESIONIN 3 FISHE NGA 2013,NËSE ELISA MA SHTON PESIONIN 3 FISH DO VOTOJ ATË FAMIJARISHT MBI 30 VOTA.!
    EL NEWS ALBANIA .al
    FLM DITA

    Reply
    • MeteH says:
      July 17, 2026 at 9:19 am

      “KJO ESHTE FEMOKRACIA ” –
      Kapterr Lalaj oj Gomarice madhore, shko bli nje Abetare e meso te shkruash shqip se do kthesh patkojte nga dielli si analfabet. Ke me shume gabime se sa fjale mor matuf.

      Reply
  • !!? says:
    July 20, 2026 at 4:30 pm

    Kur kapteri me gradë të lartë Teme, pensionist që mjerisht nuk e di që quhet “pension” në gjuhën shqipre gjë që e dinë të gjithë ish kapterat tani në pension përveç kapter Temes që e quan si analfabet që është, “pesion”jo “pension”. Teme , me injorancën tënde je turp i Çorrushit që ka patur oficera të mrekullueshëm nga kultura, kariera dhe shpirtëmirësia si psh Fitim Halili me origjin nga fshati yt që qe në fund të karierës edhe komandant i brigadës së nëndetësve.

    Njerëz, vetëm tipa mjeranë me nivelin e injorantit analfabet Teme mbrojnë antishqiptarin kombçfarosës Edi Rama dhe ky është tregues për mjerimin e Edi Ramës që mund ta mbrojnë vetëm insanër si Temja dhe ai Mutdhënsi që ofron non stop atë që bën EdI Rama çdo mëngjez në këtë faqe. Sa posht duhet të ketë rënë Edi Rama kur e mbrojnë analfabetë që çdo fjalë që shkruajnë në koment e shkruajnë me gabime ortografike ose që mënçuria e tyre intelektuale arrin deri në nivelin e menaxhimit me zgjuarsi në komente vetëm të mutit të Edi Ramës.

    Mos i besoni Mamicës së anti Skënderbeut Edi Rama, shqipëtarë të jeni vigjilentë nga kurthet agjenturore të kusarit Edi Rama që si McGonigalin e FBI, si presidentin Makruan, ……. po përpiqet që të tërheq në bashkpunim agjenturor të axhendës së tij prej kusari edhe presidentin e SHBA, zotin Trap me kurthin e pregatitur me kujdesin e një kombinacioni inteligjent agjenturor në Sazan dhe Zvërnec duke përdorur me sukses dhëndrrin dhe vajzën e zotit Trap si karrem.

    Në qoftë se kurthi agjenturor i Sazanit dhe Zvërnecit do të funksionoj dhe zoti Trap do të bëhet si Mc Gonigali, bashkpunëtor aktiv i axhendës së kusaris së Edi Ramës unë do ti përkulesha me respekt kusarit tonë të jashtëzakonshëm kombçfarosës, ai ja kalon nga poshtërsit, ligësit dhe dhelpërit e llahtarshme edhe Antikrishtit, shejtanit të biblës që bart simbolikisht në vehten e tij të gjitha ligësit e rracës njerzore.

    Protestues , vigjilentë ndaj kombinacioneve agjenturore të përbindshit antishqipëtar Edi Rama për të infiltruar Mamicat dhe Hamzat e tij patronazhistë, spiun në shqip, në radhët tuaja për të shkatrruar nga brënda protestën,

    vigjilentë ndaj atyre që duan të mbjellin në protestë farën e luftës vëllavrasëse ballistë e komunistë të vitit 1944, të atyre që duan ti ndjajnë përsëri shqipëtarët si në kohën e pushtimit turk në bejler e agallar që u bën pronar tokash si shërbëtor të pushtuesve dhe bujkrobër pa tokë që kanë mar padrejtësisht tokat e bejlerëve dhe agallarëve si zoti Mitat Havari,

    vigjilentë nga ata që quajnë të majtë, komunistë, madje bolshevikë Edi Ramën , Ballukun ……………. që janë produkt dhe bartës bastardë të klepto kapitalizmit të egër që polli pseudosocializmi në ngordhje e sipër,

    vigjilentë nga ata që duke sjell përçarjen të majtë të djathtë quajn të djathtë, madje konsrevator Sali Berishën që nuk është veçse një subjekt i një mori krimesh të llahtarshme penale që po të kishte drejtësi dhe të dënohej me vite burg për çdo krim, do të dënohej rrezik jo me vite por me shekuj burg.

    Njerëz, mblidhni mëndjen, ky insan nuk është lider i opozitës kundër hajdutokracis së Edi Ramës, përkundrazi ai është armiku më i rrezikshëm i opozitës ndaj hajdutokracis kombçfarosëse, opozitë që është mar përsipër nga shqipëtarët protestues, është pjes integrale e kësaj hajdutokracie kombçfarosëse.

    Protestues, ligjërisht , me kushtetutë kusarokratin kombçfarosës Edi Rama mund ta ndaloj aktualisht vetëm SPAK, prandaj kërkesa kryesore duhet të jetë jo “Rama dorhiqu” por që SPAK të arrestoj urgjentisht Edi Ramën në qoftë se Braho e kompani janë vërtetë prokuror dhe nuk janë vemje të flliqura të halesë së qelbur të krimit, korrupsionit dhe kusaris, përndryshe antishqiptari më irrezikshëm dhe më i sofistikuar se Sali Berisha, Edi Rama po pregatit me këmbngulje të gjithë makinerin e tij represive për të shtypur protestën dhe

    viti i çmëndur 1997 nuk do të jetë asgjë me atë që po pregatit përbindshi antishqipëtar Edi Rama,

    njerëz, jini vigjilentë, ai, në qoftë se nuk do të veproj SPAK, nuk e dorzon pa gjakderdhje studjon e tij private, dikur ish kryeministria, nuk e dorzon kurr pa gjakderdhje kusarin qeverisëse dhe për ditë jo vetëm po e jep këtë mesazh kobzi por po ndërmer masa konkrete për organizimin e çdo hallke të makineris represive në shërbimin e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?