Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spitalet dhe qendrat shëndetësore: Lista e re me vendet vakante për infermierët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Spitalet dhe qendrat shëndetësore: Lista e re me vendet vakante për infermierët
AktualitetShoqëri

Spitalet dhe qendrat shëndetësore: Lista e re me vendet vakante për infermierët

Published: February 23, 2023
Shpërndaje

Pas vlerësimit të bërë për boshllëqet e raportuara në çdo qendër shëndetësore, poliklinikë, apo spital rajonal dhe terciar, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka detajuar  listën e re me vendet e lira të punës për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në të gjithë vendin. Sipas shpalljes së bërë, strukturat mjekësore publike të të gjitha niveleve konfirmojnë me qindra vende të lira pune për personel në profilet infermieri, fizioterapi, teknikë laboratori dhe imazherie, si dhe mami në strukturat publike mjekësore të të gjitha niveleve në vend. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë vendet vakante për qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe strukturat spitalore që mbulon Rajoni i Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit.

Referuar të dhënave të bëra publike, në të gjitha strukturat mjekësore që mbulon Rajoni i Tiranës raportohen 89 vende të lira, pjesa dërrmuese e të cilave janë për punësimin e infermierëve në qendrat shëndetësore. Për shërbimet e nevojshme të strukturave të Rajonit të Elbasanit raportohen 97 hapësira të lira punësimi. Ndërsa në qendrat shëndetësore dhe spitalet e zonave që mbulon Rajoni i Vlorës janë 108 vende vakante, si dhe në Shkodër 89 vende të lira për punësimet e reja në radhët e këtyre profesionistëve të shëndetit.

Sikundër ka ndodhur edhe gjatë punësimeve të realizuara më herët, pjesa dërrmuese e të punësuarve që do të përzgjidhen nëpërmjet  portalit “Infermier për Shqipërinë” do të mund të sigurojnë një kontratë definitive pune, ndërsa një pjesë tjetër, që po ashtu është e konsiderueshme do të punësohet provizorisht, sipas nevojave të shpallura për staf mjekësor nga strukturat publike shëndetësore të secilit rajon. Lidhur me punësimet provizore, ekspertët e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues në profilet përkatëse të shkencave mjekësore teknike, ai kalon në listën e pritjes duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit.

- Publicitet -

Prej afro katër vitesh vitesh, punësimet e reja të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike, por edhe të mjekëve në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore po bëhen vetëm nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermierë për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit). Çdo kandidat që bëhet pjesë e portalit vlerësohet me pikë për secilën fazë konkurrimi. Sipas skemës së përcaktuar në fazën e parë të aplikimit me dosje kandidati vlerësohet rreth arsimimit të kryer, përvojës dhe trajnimeve të lidhura me fushën. Për fazën e parë të aplikimit sigurohen deri në 30 pikë. Ndërsa në fazën e dytë që është “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, dhe nëpërmjet testimit çdo kandidat mund të sigurojë deri në 70 pikë. Testi përbëhet nga dy pjesë: Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri, si dhe pjesa e dytë që përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitete.

Tabelat

Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Tiranës

Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Vlorës

Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Shkodrës

Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Elbasanit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani qëllon anijen dhe mbyll Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërpërgjigjet me bombardime
  • Dua Lipa kritikon qeverinë shqiptare: Ndryshimet për zonat e mbrojtura, shqetësuese për mjedisin
  • Koncerti i Kanye West, reagon rrjeti investigativ OCCRP: Mjet për të mbuluar protestat në Tiranë
  • Vrasje pas mesnate në fshatin Bërxullë në Vorë
  • Misteri i Mojtaba Khameneit: A ishte ai figura e fshehur në funeral?

Komentet e Fundit

  1. Futja kot.. on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. 3D on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. 1thundrak on Cinizëm me “5 yje”
  4. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  5. Fashisti Edi Rama me topen Blendi Nyja nga mbrapa on Cinizëm me “5 yje”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?