Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngjarja në Gramsh, dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar thonë se janë blogerë që fotografojnë uzina të braktisura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ngjarja në Gramsh, dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar thonë se janë blogerë që fotografojnë uzina të braktisura
KronikeKryesore

Ngjarja në Gramsh, dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar thonë se janë blogerë që fotografojnë uzina të braktisura

Published: August 21, 2022
Shpërndaje

Dy rusët dhe një ukrainas, të cilët dyshohet se janë spiunë rusë kanë dhënë dëshminë e tyre pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme në Uzinën Ushtarake të Gramshit.

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik të ndërtuar në vendet satellite të tij gjatë periudhës së komunizmit.

Po ashtu, atë thonë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti. Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të unizës, territore të braktisura.

- Publicitet -

Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec, te dy shtetas ruse si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e djeshme pasi sulmuan dy ushtarë shqiptarë me spraj neuroparalizues.

Një prej të arrestuarve për tentativën për të hyrë në Uzinën ushtarake të Gramshit, besohet të jetë një eksploratore e njohur urbane nga Moska.

33-vjeçarja, Svetlana Timofeeva, e njohur në rrjetet sociale si Lana Sator është një ruse e cila prej më shumë se 10 vitesh eksploron dhe fotografon ndërtesa, uzina dhe fabrika të braktisura në shtete të ndryshme të botës, kryesisht në ato të ish-Bashkimit Sovjetik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lana Sator (@lanasator)

Një tjetër detaj i fortë që i lidh të tre, me identitetet e personave të arrestuar nga policia, është makina tip “Chevrolet”, të cilën ata gjithashtu e kanë postuar në rrjetet sociale.

Fotografitë nga Uzina shqiptare ata i kishin shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas informacionit të policisë së Elbasanit, Svetlana Timofeeva qëndronte jashtë rrethmit të fabrikës me një djalë tjetër, ndërsa shtetasi me pasaportë ukrainase dyshohet se u përlesh me ushtarët, të cilëve u hodhi spraj paralizues në fytyrë.

Sulmi që la të plagosur dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së arëve në Gramsh, personi ai që ka vënë roja re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte.

Ata i kanë bërë thirrje, por, personinë fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë rusin, 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kryeminstri Edi Rama permes një reagimi online  tha se rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh.

Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • rrena i ka kembet e shkurtera says:
    August 21, 2022 at 6:43 am

    Mos e vazhdoni me kete maskarade qesharake me “plagosje ushtarakesh” me Spray. Ja tani, plasi ky tollumbac propagandistik i rradhes i CentriFuges Rames per tu paraqitur tek Amerikanet si simbol i qendreses kunder Rusise qe gjoja nuk e ze gjumi per ate fare fabrike te rrenuar armesh ne Gramsh.

    Reply
  • Ilirjan says:
    August 21, 2022 at 7:36 am

    Cfare thua o hajvan… shko mer ilacet!

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    August 21, 2022 at 7:46 am

    U besohet kaq lehte sajesave te spiuneve te parapaguar?!… Jane ne gjendje te trillojne gjithçka qe ta arrijne qellimin e tyre antishqiptar.

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:
    August 21, 2022 at 7:53 am

    Keta mut rusesh qenkan 30 vjet mbrapa se nuk e dine qe sali berisha shkatrroi uzina e fabrika dhe nuk ka asgje per te fotografuar.
    Edhe ato armatimet dhe fishek qe na dhane ruset e kinezet i mori sypeshkaqeni dhe vrau nje fshat te tere,dhe sot shet boronica

    Reply
  • Gezimi says:
    August 21, 2022 at 7:53 am

    C’fare do fotografonin ato Agjente ruse atje ne ate palo-fabrike ne Gramsh, ato Kallashet e mykur prodhim sovjetik qe ka brenda? Kjo eshte qesharake.

    Reply
  • Eno says:
    August 21, 2022 at 8:05 am

    Blogerët mund të mbajnë sprey me vete, por ta përdorin p.sh. kur ju del ujku ose ariu në pyll. Pra bie teoria sajesëqë ca idotë e THONË. Se ata që do ndërtonin skemën (e sajesēs) haruan tu merrnin mendje këtyre debilave!

    Reply
  • Pallavra says:
    August 21, 2022 at 10:35 pm

    A te dhjefsha mendjen o komunist muti qe te ka mbetur ora ne 1944.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?