Nga Auron Tare
Disa ditë më parë, udhëtari i palodhur Blendi Fevziu kishte postuar një videoklip nga relikti i mbytur në Gjirin e Sarandës, anija SS Probitas. Nuk e pashë videon, por disa miq të mi, të apasionuar pas historisë, më shkruajtën duke kërkuar më shumë informacion.
Fakti që Fevziu kishte përmendur se së bashku me anijen ishin mbytur “disa mijë ushtarë italianë” bëri përshtypje, por duhet sqaruar se kjo shifër nuk ka burim zyrtar. Në të gjitha kërkimet që kam bërë, së bashku me ekipin shqiptaro-amerikan të kërkimeve nënujore, nuk rezulton që në Gjirin e Sarandës të jenë mbytur mijëra ushtarë.
Legjenda e “mijëra të mbyturve” qarkullon vetëm në disa faqe amatore ose gjysmëzyrtare, që nuk kanë mundësi të bëjnë një verifikim serioz.
Për këtë arsye, dua të kthehem tek videoklipi dhe, për të plotësuar rrëfimin dhe për të qetësuar dashamirësit e historisë, po ndaj më poshtë një përmbledhje të kërkimeve të kryera nga ekipi shqiptaro-amerikan i kërkimeve nënujore.
Historia e SS Probitas
Anija SS Probitas, e mberritur në natën e 24/25 shtatorit 1943, ishte pjesë e një grupi anijesh të dërguara për të evakuar Divizionin e Këmbësorisë “Perugia I”, i dislokuar në Gjirokastër. Ky divizion, që përfshinte edhe zonën e Përmetit dhe Tepelenës, kishte qëndruar në kazermat e Gerhotit, ku pas bisedimeve me forcat partizane dhe ndërmjetësimit të oficerit britanik Bill Tilman, kishte pranuar të dorëzonte armët e rënda, me kusht që të hapej rruga drejt Porto Edes (Sarandës).
Negociatat u zhvilluan nga koloneli Giuseppe Adami, i cili ishte prezent në incidentin e Gerhotit më 14 shtator, ku një grup i forcave nacionaliste të Ballit u vra si rezultat i mosmarrëveshjes me italianët, të cilët ishin të pasigurt për fatin e tyre.
Pas daljes së Italisë nga koalicioni me Gjermaninë më 8 shtator, forcat gjermane arritën në Tiranë, ku arrestuan komandantin e njësive alpine, Gjeneral Rosi, dhe kërkuan dorëzimin e trupave italiane. Repartet italiane kërkuan të tërhiqeshin menjëherë, por kaosi në Itali e bëri tërheqjen shumë të vështirë.
Në krye të Divizionit “Perugia” erdhi nga Kefalonia, Gjeneral Ernesto Ciminelo, një oficer karriere me origjinë kalabreze. Pas marrëveshjes me trupat partizane, që armët e divizionit të dorëzoheshin në Sarandë, divizioni, së bashku me njësi të tjera nga Përmeti, Tepelena dhe Këlcyrja, si dhe disa repartë nga Janina, u nis drejt Sarandës.
Evakuimi dhe humbjet
Me mbërritjen në Sarandë, katër anije italiane – SS Probitas, transporti Dubac, Sibilla dhe torpedorja Sirio – arritën të evakuonin rreth 1.700 trupa nga 8.000 që kishte divizioni. Njësi e vogël gjermane e ardhur nga Korfuzi kërkoi dorëzimin e divizionit. Burimet italiane flasin se njësia prej 15 ushtarësh gjermanë u mbajt rob deri sa të evakuoheshin të gjithë trupat italianë.
Më 25 shtator, ndërsa anijet Dubac, Sibilla dhe Sirio largoheshin, SS Probitas, e cila nuk mundi të largohej për shkak të defektit mekanik, u bombardua nga një avion gjerman Junkers 87 (Stuka) dhe u mbyt ngadalë, afërsisht 200 metra nga porti i vjetër. Sipas burimeve italiane, anija nuk kishte ushtarë në bord dhe humbja e njohur është e kufizuar te 6 marinarë. Nuk ka dokument zyrtar për viktima të tjera.
Pas kësaj, një pjesë e trupave italianë u largua drejt Porto Palermos, ku disa humbën jetën nga bombardime dhe ekzekutime gjermane, ndërsa të tjerët u shpëtuan duke u bashkuar me partizanët ose fshehur tek familjet e fshatarëve.
Statusi i reliktit sot
SS Probitas është një relikt historik i bukur, por i rrezikshëm për zhytësit amatorë. Zhytjet e para u bënë nga italianë në vitin 1994, dhe më pas relikti është vizituar nga grupe të tjera pa respektuar konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e varrezave nënujore. Disa zhytës komercialë dhe qendra lokale kanë shkaktuar edhe incidente, përfshirë një rast tragjik me një turist anglez 29-vjeçar.
Ekspertë profesionistë, si RPM Nautical Foundation, rekomandojnë që zhytjet të kryhen vetëm nga profesionistë. Për më tepër, asnjë tabelë informuese apo muzeale nuk ndodhet në shëtitoren e Sarandës që tregon historinë e këtij relikti, duke humbur mundësinë për të edukuar publikun dhe vizitorët.

Qerosi eshte amator
Cudit dynjan me shifra koti qe te fitoj leka me klikime
Qerosi eshte jo vetem amator por edhe nje INJORANT i pacipe e arrogant !!!
Ky Qerosi gomar i Opinionit na shkoi nje dite te bukur ne Katedralen Bizantine te Palermos (Siqili – Itali ishullore) dhe na i tha paturperisht nje Prifti Arberesh: “Sa mire e flet arberishten!” … ( ?!… ) Prifti nuk e dha veten…, pavaresisht fyerjes e poshterimit qe i beri Qerosi budalla dhe injorant ….
Video mund ta gjeni ne Youtube ne kanalin e Qerosit… Aty do te ciditeni edhe “perla” te tjera te tij…
Doni me per gomarlleqet e Qerosit ?!? ….
Qerosi eshte jo vetem amator por edhe nje INJORANT i pacipe e arrogant !!!
Ky Qerosi gomar i Opinionit na shkoi nje dite te bukur ne Katedralen Bizantine te Palermos (Siqili – Itali ishullore) dhe na i tha paturperisht nje Prifti Arberesh: “Sa mire e flet arberishten!” … ( ?!… ) Prifti nuk e dha veten…, pavaresisht fyerjes e poshterimit qe i beri Qerosi budalla dhe injorant ….
Videon mund ta gjeni ne Youtube ne kanalin e Qerosit… Aty do te cuditeni edhe “perla” te tjera te tij…
Doni me per gomarlleqet e Qerosit ?!? ….
Po mire po ju qe i perserisni nga 2.4 here komentet kujtoni se beheni me te besueshem apo e beni nga injoranca ?!
E mbani mend se cfare i beri te nderuarit Kolonel Myslym Pashaj ne e mision, ky pacavurja Fevziu,qe i thoshte shiko si e jep google maps? A thua ky kishte botuar te gjitha hartat ushtarake ne Shqiperi.Po i lumte, koha e ketyre maskarenjeve dhe kurvave si ky ka ardhur.Ptuu rac mut.
Vlonjati! Verejtja Juaj eshte mese e drejte!
Une e persertita dy here komentin tim, sepse korrigjova gabimet qe bera ne komentin e pare!
Nese webmaster-i nuk e ka kuptuar perseritjen qe bera, problemi eshte i tij..
Perseris qe e rivendosa dy here per respekt te lexuesit: nese webmasteri nuk ka intuite, ky nuk eshte faji im…
O Vlonjati.
Po kush je ti qe me korrigjon mua! Dhe si i lejon vetes o i paedukate!
Per sa i perket “injorances”, do te thoja se Je Ti injoranti dhe nejiu i lig dhe jo une!
Je je nje kafshe e ndyre!
Une kam tre universitete dhe te them se jam erudit!
Ti nuk e di dhe nuk e din kush jam une!!
Ti je nje PLEH i paedukate e nje RRUGAC i pagdhendur duke vagabondisur faqeve te gazetave online,,,
”Eruditi” shan?! “Eruditi” ofendon?! Erudhiti ka tre universitete! Eshte koha e ”erudhiteve” te vetdeklaruar!
Tek emisionet e Fevzos,por edhe ca te tjereve si Marin Mema,Aida Shtino etj,,me pretendime historike,gjuhesore,arkeologjike,,duhet vene Strishja:Cdo ngjashmeri me ngjarje Reale dhe te verteta Shkencore eshte krejt e Rastesishme.
Qerosi si gjithmone,,shpif genjen,ben si budalla,si shejtan,ne fakt eshte kokrra injorantit,,por bythlepires dhe spiun i mire,,keto dy Pune i ben shkelqyer
Bukur Sokrati, erudhiti mburret por edhe nxjerr bythen zbuluar!