Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stalini krah një shenjtoreje, debati i ri në Gjeorgji
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Stalini krah një shenjtoreje, debati i ri në Gjeorgji
HistoriLajmi i fundit

Stalini krah një shenjtoreje, debati i ri në Gjeorgji

Published: January 14, 2024
Shpërndaje

Një ikonë ku shfaqet Stalini ka hapur një debat të ri në Gjeorgji. Ikona e paraqet ish-liderin komunist ndërsa bekohet nga Shën Matrona e Moskës, një vizionare dhe shëruese ruse e shekullit XX.

Por Kisha Ortodokse Gjeorgjiane ka rezerva për vërtetësinë e asaj që paraqet ikona e vendosur në një katedrale të Tbilisit.

Patriarkana e Gjeorgjisë thotë se nuk ka shumë prova që mbështesin faktin se Stalini dhe shenjtroja janë takuar ndonjëherë dhe për këtë arsye u ka kërkuar dhuruesve të bëjnë ndryshime në të.

- Publicitet -

Dhuruesi është Aleanca e Patriotëve, një parti politike pro-ruse. Ikona është vënë në katedrale disa muaj më parë, por ishte një deklaratë e një ish-politikani të opozitës gjeorgjiane që zhvendosi vëmendjen mbi të. Giorgi Kandelaki deklaroi se vepra ishte një përpjekje për ta vendosur “një nga vrasësit më të mëdhenj masive në histori” në një “dritë pozitive”.

Që atëherë, kanë qenë disa protestat kundër ikonës.

Në deklaratën e saj, Patriarkana e Gjeorgjisë tha se një ikonë mund të paraqesë “histori reale që lidhen me jetën e shenjtorit, mes të cilëve dhe sundimtarët dhe njerëzit e zakonshëm, heretikët dhe persekutuesit e besimit të krishterë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se ajo i glorifikon këto figura apo u atribuon atyre dinjitet.”

Stalini ka një trashëgimi komplekse në Gjeorgji.

Ai lindi si Iosif Dzhugashvili në qytetin e Gorit, në lindje të vendit, në 1878. Një figurë kyçe në revolucionin rus që solli bolshevikët në pushtet, ai e sundoi Bashkimin Sovjetik nga 1924 deri në 1953, kur vdiq.

Gjatë regjimit të tij vdiqën miliona njerëz. Stalini imponoi disiplinë të hekurt dhe terror shtetëror për të çrrënjosur “armiqtë e popullit” dhe për të ndërtuar shtetin komunist. Shumë njerëz në vendin e vogël të Kaukazit Jugor e refuzojnë trashëgiminë e Bashkimit Sovjetik. Por disa ende e shohin Stalinin me njëfarë krenarie, sepse ai doli nga një sfond modest në Gjeorgji për të sunduar një superfuqi dhe për të mposhtur Gjermaninë naziste.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet
  • Kush do ta sfidojë Trumpizmin në 2028?
  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin
  • Biznesmeni me kompani me humbje pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën

Komentet e Fundit

  1. Detari on Policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  2. Gjergj on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. blendi ...ziu on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. ANA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Detari on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?