Nga Blendi Kajsiu
Para pak ditësh drejtuesja e komisionit hetimor të tenderit të sterilizimit, Albana Vokshi u vu në qendër të kritikës publike për trajtimin që i bëri ish – ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja. Ndonëse shumë nga kritikat që i bëhen komisionit dhe drejtueses së saj janë mëse legjitime, ajo që të tërheq vëmendjen është dimensioni thellësisht seksist i kritikës.
Në thelb të denoncimit nuk është thjesht keq-përdorimi i komisionit hetimor dhe të dëshmitarëve që paraqiten në të, por fakti se si është e mundur që “një femër, një nënë, një grua” të sillet në mënyrë të tillë? Kolegu Mero Baze në editorialin e tij argumentonte se Albana Vokshi është një shembull “se si nuk duhet të jetë së pari një femër, pastaj një nënë, një deputete, apo një ligjvënëse shqiptare” (shiko ketu).
Sipas kësaj llogjike sjellja e dhunëshme, militantizmi politik dhe shkelja e procedurave të komisionit hetimor është akoma më e patolerueshme kur bëhet nga një një nënë apo një grua. Natyrisht këtu lind pyetja, përse është më e tolerueshme harbutëria, militantizmi dhe dhuna kur bëhet nga një mashkull, baba, apo burrë? Përse kur harbutërinë, arrogancën dhe dhunën ndaj Parlamentit Shqiptar e ushtron Edi Rama, Ilir Meta apo Sali Berisha askush nuk ankohet se “nuk mund të sillet kështu një baba, një bashkëshort dhe një burrë”?
Arësyeja është se sfera jonë publike ofron dy standarte ndryshme për gratë dhe burrat. Këtyre të fundit u lejohet dhuna, harbutëria dhe vulgariteti. Gratë nga ana tjetër nuk mund të dalin nga kallupi i modelit “femër, nënë, grua” që nënkupton dhemshuri më shumë se përballje, emocion më shumë se racionalitet, përluje dhe butësi më shumë se qëndresë. Të gjitha karakteristika që e bëjnë të pamundur pjesmarrjen e grave në një sferë publike kaq të ashpër sa e jona.
Standartet me të cilat trajtohen gratë në sferën tonë publike nuk janë vetëm të dyfishta, në raport me meshkujt, por edhe absurde. Nga njëra anë grave i kërkohen standarte etike, intelektuale dhe morale më ta larta se burrave.
Nga ana tjetër, gratë si kategori sociale konsiderohen inferiore ndaj burrave, si në kapacitetin e tyre intelektual edhe në ndërveprimin shoqëror. Pra gratë duhet të jenë njëkohësisht superiore dhe inferiore ndaj burrave, por kurrë të barabarta.
Në një debat publik midis politikanit Gaz Bardhi dhe gazetarit të njohur Sokol Balla, ky i fundit në mënyrë implicite e akuzonte Bardhin se po sillej si grua, që bërtiste me një “zë të hollë” dhe që nuk respektonte disa kode të luftës publike “sepse edhe lufta ka disa rregulla dhe luftën zakonisht e bëjnë burrat” (shiko ketu). Gratë, nga ana tjetër, sipas të njëjtës llogjike, nuk bëjnë luftë por “sherre grash”, të cilat janë të papërballueshme për një “burrë të vërtetë”.
Është një ide tipike kjo e mentalitetit tonë thellësisht patriarkal që e artikulon burrin dhe burrëroren si diçka superiore, me kode, rregulla dhe racionalitet, përballë subjektit femëror që është emocional, histerik dhe irracional. Është një llogjikë sipas të cilës burrat bëjnë beteja dhe debate, ndërsa gratë bëjnë vetëm sherre. Ndaj burrat që bëjnë “sherre grash” shpesh etiketohen si “gra të këqia”.
Për të kuptuar sa seksiste dhe larg realitetit është një ide e tillë mjafton të shikosh politikën dhe mediat tona që popullohen nga burra të cilët në shumicën e rasteve nuk udhëhiqen nga asnjë parim, kod apo racionalitet. Si politika edhe mediat tona, thellësisht burrërore, më tepër se debat ofrojën sherr. Aty më shumë se argumente artikulohen emocione dhe urrejtje personale. Limitet dhe kodet minimale jo vetëm nuk respektohen, por shpesh pjesmarrësit përplasen apo sulmohen fizikisht edhe në studiot televizive.
Kjo është sjellja tipike e burrave tanë në sferën publike. Përse duhet përdorur koncepti “grua” për ta denoncuar një sjellje të tillë? Ta klasifikosh një sjellje të tillë si “sherr grash” do të thotë jo vetëm të injorosh prezencën minimale të grave në sferën tonë publike, por edhe faktin se ato pak gra që e popullojnë këtë sferë kanë dëshmuar një sjellje superiore ndaj kolegëve të tyre burra, qoftë në media, qoftë në politikë.
Mjafton të shikojmë përçarjen e fundit të PD-së për të parë se aty ishin politikanet gra që kanë mbajtur qëndrimin më dinjitoz. Politikanë si Gaz Bardhi apo Agron Gjekmarkaj bënë pirueta të shëmtuara publike duke kalur brenda ditës nga denoncimi tek adhurimi i berishizmit.
Ndërkohë politikane si Jorida Tabaku, mbajtën një distancë dinjitoze nga palët, pa iu servilosur askujt duke kryer me dinjitet dhe efikasitet detyrën e tyre si deputete. Politikane të tjera si Grida Duma preferuan të largoheshin nga politika në vend që të lëpinin atë që kishin pështyrë, siç bënë shumë nga kolegët e saj burra. Ndaj idea e “superioritetit burrëror” në sferën tonë politike dhe publike është thjesht një paragjykim seksist.
Të kuptohemi unë nuk mendoj se gratë janë superiore ndaj burrave dhe as anasjelltas. Ashtu sikurse ka plot gra dijnitoze në mediat dhe në politikën tonë, ka edhe gra që janë të paafta dhe pa karakter, sikurse shumë prej kolegëve të tyre burra.
Aftësia apo idotësia është një atribut personal dhe jo seksual apo gjinor. Ndaj kur kritikojmë dikë nuk kemi pse ta kritikojmë si “nënë, grua, bashkëshorte apo motër” dhe as si “burrë, bashkëshort, baba, apo vëlla”.
Keqpërdorimi politik i komisionit hetimor nga deputetja Albana Vokshi nuk ka fare lidhje me statusin e saj si grua, nënë, apo bashkëshorte. Ai është tjesht produkt i statusit të saj si deputete. Ndaj si qytetarë kemi të drejtë ti kërkojmë asaj të përmbushë misionin e saj publik si deputete dhe të respektojë institucionet parlamentare.
Askush nga ne nuk ka të drejtë ti kerkojë asaj llogari për sjelljen e saj në publik si “nënë, bashkëshorte dhe grua”. Ashtu sikurse askush nga ne analistët nuk i ka kërkuar as Ramës, as Metës dhe as Berishës, dhe askujt politikani tjetër, që mos të përdorë fjalor rrugaçi në publik, apo mos të ushtrojë dhunë në parlament, sepse janë “baballarë, bashkëshortë dhe burra”. Një standart për të gjithë!
Kafshon dreqi,kafshon.Kafshon si bashkeshorte,si nene dhe si grua. Akoma i ka shenjat ,Taulat Balla,kur e kafshoi Xhysepins per Zhelesh perjashta,,si bashkeshorte,si nene dhe si grua.
Ai enveri ka kryer krime te lemerishme,,por me nje krim i ka lare te gjitha krimet.
Kur groposi te gjalle me gjithe kelysh ne barkut Bushtren gjakpirese ,bashkeshorte,nene edhe grua,,Liri Gega.
Kjo ishte femra me kanibale ne bote.Ja kalonte Griselda Blankos. Vrau Azis Sharren,nje djale kollos vlonjat i Rinise se Ballit,.Vrau fraksionin e Vlores dhe 200 djem te cetes Plake te Vlores,Nuk u ngop me gjak,por i zbrazi karikatorin pas shpine Mustafa Gjinishit ne nje shteg ne mes te pyllit ne Peshkopi gjoja e thirri per mbledhje.Bashke me Dali Ndreun Vrau Zai Fundon me hunj,pastaj e lidhi pas mushkes dhe e terhoqi zvarre nga Luma ne Peshkopi.Ne Kosove nuk e hiqte sharrsin nga krahqafa.Nxirrte familjet nga kulla dhe sharronte prindet para femijve.Nuk e di kush engjell i fryu ne vesh Enver Hoxhes:-Nga Palortoja ke lene pa vrare vetem Liri Gegen,qe eshte bere bashkeshorte,nene dhe grua.Dhe e vrau.Jo vetem si bashkeshorte,si nene dhe si grua,por edhe me barre.
Nderoi veten,nderoi Anene,nderoi Palortone,nderoi Gjirokastren.
Z. Kajsiu, kur nuk ke temë për të diskutuar, përsërit të njëjtën frazë mbi dhjetë herë! Mos u kap tek shprehja e gabuar, si nënë apo si grua, që dikush e paska thënë. Problemi qëndron në diçka tjetër që niveli i deputetëve si burra, ashtu dhe gra, është i ulèt dhe kanë kaluar 34 vite që është i tillë, sepse nuk zgjidhen nga populli, por nga listat e kryetarëve të partive. Albana Vokshi është prototipi i vulgaritetit që nuk duhet të jetë deputete që të miratojë ligje dhe ne të tjerët t’i zbatojme. Ajo mund të jetë një nënë e mirë në familje, por është e dëmshme në Parlament dhe nuk duhet të jetë aty!
More demo, po je me metro, mor bir?
Ne fakt ajo foto tregon standartin e dyfishte te Drejtesise ashtequajtur te “Re” –
Nje deputet i Pushtetit (P.L.) qe kjo Drejtesi e ka nen Akuza por paradoksalisht nuk i ka dhene asnje mase, as arrest, as mbyllje ne shtepi madje as detyrim paraqitje por e ka lene qe ai te shkoje te kjo Drejtesi “kur ti teket” !