Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Statistikat nga Fondi Europian i Trajnimeve: 47% e popullsisë mbi 15-vjeç mezi shkruan dhe lexon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Statistikat nga Fondi Europian i Trajnimeve: 47% e popullsisë mbi 15-vjeç mezi shkruan dhe lexon
EkonomiLajmi i fundit

Statistikat nga Fondi Europian i Trajnimeve: 47% e popullsisë mbi 15-vjeç mezi shkruan dhe lexon

Published: February 7, 2025
Shpërndaje

Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare në vitin 2023, evidentojnë të dhënat statistikore të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) një njësi që operon me financime të KE-së për politika që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor në vendet europiane që nuk janë ende pjesë e BE-së.

Vetëm një pjesë, 18.1% e popullsisë mbi 15 vjeç kishin arritje të larta arsimore. Sipas ETF-së, kjo do të thotë se gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë dhe të shkruajë një deklaratë të shkurtër të thjeshtë për jetën e përditshme dhe ta kuptojë atë. Gjithashtu ata nuk është në gjendje të bëjnë llogaritje të thjeshta në aritmetikë. Me këto aftësi, popullsia e Shqipërisë nuk mund të prodhojë forcë të aftë pune që mund të çojë vendin në nivele të tjera të zhvillimit.

Tani kur popullsia e vendit po plaket me shpejtësi dhe revolucioni teknologjik kërkon përditësimin të aftësive, Shqipëria mbetet shumë pas. Sipas INSTAT në vitin 2024, shkalla e pjesëmarrjes në arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal në popullsinë 25 deri në 34 vjeç qëndron në 1.8% dhe nën 0.5% për kategoritë e tjera mbi këtë moshë. Ky rezultat është shumë larg mesatares së BE-së, duke nënvizuar nevojën për të rritur mundësitë për aftësimin dhe trajnimin e të rriturve, rekomandon ET-ja.

- Publicitet -

Mirëpo vendit tonë i mungojnë shkollat e veçanta dhe qendrat e tjera burimore për aftësimin e popullsisë së rritur. Sakaq Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjet e asocimit për Programin e Europës Digjitale. Bizneset dhe administrata publike do të kenë akses në thirrjet e programit me buxhet prej 7.5 miliardë euro deri në vitin 2027 për të gjitha vendet. Qeveria shqiptare ka marrë disa angazhime që synojnë të zbatohen në vijim. Psh këtë vit pritet të përfundojë një studim fisibiliteti për dhe një udhërrëfyes për të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Vendi ynë duhet të zhvillojë përveç ambienteve edhe platforma të posaçme për zhvilluar mësime ndaj popullsisë së rritur. Ndryshimet demografike me plakjen e shpejtë dhe normat e larta të emigrimit, paraqesin sfida të mëdha. Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe po përqendrohet në Tiranë, ndërkohë që shumica e rajoneve përballen shpopullim. Sistemi arsimor po lufton me rënien e numrit të nxënësve, veçanërisht në arsimin profesional dhe nga ana tjetër ekziston një nevojë kritike për zhvillimin nismave të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Tani says:
    February 7, 2025 at 9:05 am

    E dinim ket gje
    Mjafton te lexosh TRENI TRAPI
    PITHPIETJE TRAPI RROFT LULI GAMORI

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 7, 2025 at 9:15 am

    Ky SKANDAL e ka emrin KAPITALIZËM njeriu për njerinë UJK.Shqipëria ishte e papërgatitur për ndryshimin e SISTEMIT.Në krye të vëndit 1992 erdhën Ata që nuk e kishin lexuar KAPITALIN E K.MARKSIT.Ata që me TEORIN SHOCK..Shkatërruan 500 nd/je e institucine = me 350 mild.$,duke shkatërruar SHKOLLAT për ti lën zonat RURALE-ANALFABET.
    Tashmë edhe RINIA po ngelet FYELL,Pasi diplomën e marrin me anën e CELULARIT NË XHEP..& jo më mosha e thyer që nuk mëson më,ku qeverit nga 1992 i lën me pesion të ultë që të ikin në botën tjetër sa më shpejt.
    Në 2009 merrja 20.000 lekë.Saliu më shkurtoi 10.000 se kisha kën USHTARAK se gjoja ishja paguar gabimisht.Tashmë E.Rama ma ka shtuar 2.5 fish.
    ●Kë duhet të votoi unë në 11 MAJI 2025 ore lëpirsit e Non Gratës TMERR I KOMBIT. ?

    Reply
  • Tani says:
    February 7, 2025 at 9:19 am

    Ethem voto ate ne mes

    Reply
  • Pensionisti says:
    February 7, 2025 at 12:17 pm

    Asht genjeshter antishqiptare!Nxenesit e student shqiptare,ora femijet tane, po konkurojne barabar ne kolegjwt e universitet e bites..

    Reply
  • Dashi says:
    February 7, 2025 at 12:20 pm

    Jo vetëm ata që përmënd ti , o Tani , ata janë turpi dhe mohimi i mohimit të gjuhës shqipe, por po të lexosh në rrjetet sociale , mbi 80% e atyre që shkruajnë janë gjysëm analfabetë . Ata 20% që shkruajnë saktë , janë ata që kanë bërë shkollë para 90- tës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?