Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Strehimi i emigrantëve, Rama: Qendrat do të jenë gati për disa muaj, problem do të jetë funksionimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Strehimi i emigrantëve, Rama: Qendrat do të jenë gati për disa muaj, problem do të jetë funksionimi
Lajmi i funditPolitike

Strehimi i emigrantëve, Rama: Qendrat do të jenë gati për disa muaj, problem do të jetë funksionimi

Published: May 24, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur për median italiane lidhur me vonesën e hapjes së dy qendrave për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin, të cilat ishin parashikuar për në 20 maj. I pyetur nga gazetari, Gerardo Greco, për vonesat kryeministri Rama tha se kjo i përket tashmë shtetit italian.

“Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë”.– ka thënë Rama, për La Repubblica.

Kryeministri është shprehur skeptik mbi politikat që do të ndiqen nga Bashkimi Europian dhe Italia për mbarëvjatjen dhe funksionimin e këtyre dy kampeve.

- Publicitet -

“Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?”.

Sipas kryeministrit do të ketë apelime, do të ketë bllokime. Dhe nuk është vetëm ky problem: “Edhe ky plan Mattei… si ta çoni përpara? Po, mund të bëni marrëveshje, të hapni qendra në Tunizi ose Libi. Por a e dini se sa para janë në lojë për trafikimin e emigrantëve në ato brigje? Dhe gjithçka është menaxhuar shumë lart”, shtoi ai.

Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane dhe, e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • pilo Lala says:
    May 24, 2024 at 11:52 am

    Edi eshte manaxher shume i mire, i parashikon problemet dhe arrin ti thote hapur.
    Vonesa e pare eshte koha e ndertimit te kampit.
    Edi Rama sqaron sakte pozicionin e Shqiperise ne kete aksion, Shqiperia ofroi token ku do behet kampi dhe asgje me shume.
    Levrimi i parave, kompanite qe e ndertojne, me sa duket Italia po e zvarrit kete gje, kujton se kampi behet vete.
    Duke pare si manaxhojne ndertimin e kampit Italianet, Edi i paralajmeron qe ne te njejten menyre Italianet do manaxhojne edhe levizjen e emigranteve, zvarritje procedurash….
    Eshte kjo nje shuplake per Qeverine Meloni?
    Patjeter, por shuplaka eshte ne sensin e ndihmes, ti tregoje se nuk po angazhohen sa duhet me kete problem.
    Meloni, e cila kete ceshtje e ka premtim elektoral, patjeter do marri masa te shpejtoj punimet per ngritjen e kampit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?