Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Strehimi\ Trajtimi me kredi me zero interes, përzgjidhen 92 punonjësit e policisë që përfitojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Strehimi\ Trajtimi me kredi me zero interes, përzgjidhen 92 punonjësit e policisë që përfitojnë
AktualitetKronike

Strehimi\ Trajtimi me kredi me zero interes, përzgjidhen 92 punonjësit e policisë që përfitojnë

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete shpallën punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, që përmbushin kriteret për të përfituar kredi me zero interes për banesë.

Programi qeveritar parashikon që deri në vitin 2025, të jenë të paktën 900 familje përfituese të punonjësve të policisë në nevojë për strehim. Për këtë vit, pas shqyrtimit të aplikimeve, u njoftuan 92 emra fitues, që plotësonin kriteret për të përfituar një kredi pa interes.

Duke bërë një sqarim rreth kategorive fituese dhe kritereve, ministri Balla u shpreh se tha se për ta përfituar këtë kredi janë kualifikuar 92 efektivë policie.

- Publicitet -

“Janë kualifikuar 92 punonjës policie, përkatësisht 16 punonjëse gra e vajza dhe 76 punonjës burra e djem. Veç faktit që jeni të gjithë të rinj, 78 punonjës janë të rolit bazë dhe 14 të tjerët me grada Nënkomisar deri një prej tyre, Komisar. Përfituesit janë të shpërndarë në gjitha drejtoritë”- u shpreh Balla.

Ministri i Brendshëm foli gjithashtu edhe për përmirësimin e trajtimit financiar të punonjësve të policisë nga viti i ardhshëm, duke vënë në dukje se do të aplikohen edhe bonuset për ushqimin.

“Ashtu siç është bërë me dije dhe më herët, në korrik të vitit 2024 do të kemi dhe rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e policisë. Nga ana tjetër është në proces miratimi Bonusi ushqimor për punonjësit e Policisë së Shtetit, që do të thotë trajtimi i tyre, nga fillimi i vitit të ardhshëm përmes një pakete të posaçme ushqimore,” – u shpreh Balla në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa.

Mes punonjësve që plotësuan kriteret për të përfituar kredi për banesë është edhe Inspektori Redin Caushaj, punonjësi i policisë që u plagos me thikë. Edhe pse nuk ishte në detyrë ai ndërhyri për të shuar një konflikt fizik mes dy personave në fshatin Pilur të Himarës, në gusht të këtij viti.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
  • Buffon e mbyll me Kombëtaren e Italisë: Nuk janë më kushte për të vazhduar
  • Rrëmbeu ish-të fejuarën dhe vrau ish-vjehrrin, autori 4 vjet më parë u mor peng në Britani për 400 mijë paund
  • Video e nënës me djalin autik, Rama: E kishin marrë me vete kastile
  • Diktatura paranojake në familjen Ortega

Komentet e Fundit

  1. Ashburn USA on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  2. Rexha on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  3. Noc troku nga zvarrNocit.. on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  4. Lil Toronto on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  5. Anonymous on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?