Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Struktura e punësimit, në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Struktura e punësimit, në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara
EkonomiLajmi i fundit

Struktura e punësimit, në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara

Published: November 7, 2025
Shpërndaje

Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë dhe më e dobët se në Rajon nga 2002-2023 referon një studim i Bankës Botërore për Rajonin e Europës Juglindore dhe Azisë (ECA).

Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë për një zhvendosje të dukshme nga punët manuale drejt punëve që kërkojnë aftësi më të ulëta në sektorin e shërbimeve, pa pasur rritje domethënëse të profesioneve të kualifikuara. Punët me aftësi elementare janë zgjeruar me 15% ndërsa ato më aftësi që kërkojnë arsim të lartë vetëm 5 % në dy dekada.

Grafiku i mëposhtëm tregon Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe të vendeve të punës manuale rutinë, pra, të punëve fizike tradicionale që nuk kërkojnë shumë kualifikim, si në bujqësi apo industri të lehta. Këto zhvillime përkojnë me tranzicionin e ekonomisë shqiptare nga bujqësia drejt shërbimeve pas viteve 2000.

- Publicitet -

Në të njëjtën kohë, është vërejtur rritje e vendeve të punës në profesione me aftësi të ulëta, që kupton shtim të punëve në tregti, pastrim, kujdes personal apo transport, pra në sektorë me produktivitet të ulët dhe paga të ulëta.

Nga ana tjetër, vendet e punës për profesionistë apo menaxherë kanë pasur një rritje shumë të vogël, çka tregon se ekonomia shqiptare nuk ka arritur të krijojë në masë vende pune të kualifikuara, edhe pse është zhvendosur nga bujqësia. Për kategorinë e “teknikëve” dhe punëve rutinë ” (si administratë apo punë zyre), rritja është e kufizuar jo më shumë se 5% përgjatë 2002-2023.

Analiza tregon se Shqipëria ka kaluar nga një ekonomi bujqësore në një ekonomi të bazuar te shërbimet me intensitet të ulët aftësish, pa arritur ende fazën e modernizimit që karakterizon vendet më të zhvilluara të rajonit. Rritja e punëve të thjeshta, duke zëvëndësuar punët manuale tregon për një transformim strukturor ende të paplotë dhe me potencial të pashfytëzuar të produktivitetit dhe pagave.

Profesionet që kërkojnë arsim të lartë, aftësi analitike dhe përgjegjësi menaxheriale pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë periudhës 2002–2023 dhe është më e ulët se në vende si Rumania, Polonia, Serbia apo Kroacia, ku pjesa e këtyre profesioneve është zgjeruar dukshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Teksa vendet e tjera të rajonit kanë përjetuar një transformim drejt ekonomive të bazuara në dije, ku rritet pesha e profesioneve menaxheriale, të IT-së apo të sektorit financiar, Shqipëria ka mbetur kryesisht në fazën e shërbimeve të ulëta dhe të punëve rutinë, me shumë pak krijim të vendeve që kërkojnë arsim të lartë.

Ndryshimi i strukturës së punësimit në dy dekada tregon se, tranzicioni i Shqipërisë drejt ekonomisë së shërbimeve është zgjeruar në numër punonjësish , por jo në cilësi apo nivel aftësish.

Rumania, Polonia dhe Turqia kanë pasur rritje të dukshme të punëve për profesionistë dhe teknikë, pra të sektorëve me produktivitet të lartë.

Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë ndjekur një model të ndërmjetëm, me ulje të punëve manuale por shtim më të kufizuar të profesioneve të kualifikuara.

Shqipëria, Bosnja dhe Bullgaria ndodhen në grupin e vendeve që kanë përjetuar rënie të fortë të punëve rutinë-manuale, por pa e kompensuar këtë humbje me shtim të punëve me aftësi të larta.

Struktura e vendeve të punës në Shqipëri u zhvendos në sektorë me kosto të ulët dhe produktivitet të kufizuar, si tregtia, turizmi dhe transporti. Krahasuar me vendet e rajonit, progresi teknologjik dhe rritja e aftësive profesionale janë ende të ngadalta.

Ky model i ndryshimit të strukturës së punësimit tregon nevojën për politika arsimore dhe ekonomike që nxisin punësimin në sektorë me vlerë të shtuar, si teknologjia, shërbimet profesionale, arsimimi dhe inovacioni.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • xxx says:
    November 8, 2025 at 11:26 am

    Strukture punesimi te balancume kishim atehere kur kishim.
    Nuk na deshet me ekonomi te pavarur.
    Ndaj e varem ekonomine me litarin tuaj globalist.
    Por spo na e var kush.
    Banka Boterore na ben verejtje per strukturen e profesioneve ne vend.
    BB ta dije se nuk ia kemi takatin per llogje.
    Ne Shqiperi tani ke Zanate jo me Profesione, qofsh i arsimuar sa te duash. E kupton pse, o BB?
    Mos u fut ne pus me litar te botes thoshte populli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  2. Trimi on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Anonymous on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  4. !!? on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  5. ANA on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?