Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimet e Doktoratës: Kushtet dhe afatet e aplikimit tek Histori-Gjeografia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Studimet e Doktoratës: Kushtet dhe afatet e aplikimit tek Histori-Gjeografia
AktualitetShoqëri

Studimet e Doktoratës: Kushtet dhe afatet e aplikimit tek Histori-Gjeografia

Published: February 10, 2023
Shpërndaje

Nisin aplikimet për studimet e ciklit të tretë të “Doktoraturës” në programet e Historisë dhe Gjeografisë. Autoritetet drejtuese të Fakultetit të Histori-Filologjisë kanë konfirmuar tashmë kriteret dhe procedurat, që duhet të ndjekin të gjithë kandidatët që do të konkurrojnë për të fituar të drejtën e vijimit të studimeve të doktoratës në këto dy fusha, për vitin akademik 2022-2023.

Sikundër ka ndodhur me programet e tjera, edhe për këto dy fusha, konkurrimi do të zhvillohet me anë të dosjes. Sipas afateve të përcaktuara, çdo kandidat duhet që të dorëzojë dosjen e dokumenteve të regjistrimit pranë Zyrës së Sigurimit të Cilësisë së Brendshme dhe Karrierës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë brenda datës 10 mars. Aplikimet do të pranohen çdo ditë pune në orarin 10:00-14:00.  Gjithashtu është përcaktuar edhe tarifa e aplikimit për këtë cikël studimesh. Tarifa e aplikimit që duhet të shlyejnë të gjithë kandidatët që do të duan të jenë pjesë e garës për këtë cikël studimi është 5,000 lekë.

Për të mos rrezikuar përjashtimin nga gara, duhet të bëni kujdes me dokumentet që duhet të përfshini në dosjen e aplikimit. Autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë bëjnë me dije se dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentacionin si në vijim:· Kërkesën e kandidatit ku duhet të përcaktohet nënfusha dhe drejtimi i studimit, Curriculum vitae, kopje të noterizuar të diplomave, të shoqëruara me suplementet e diplomës ose listën e notave me kreditet përkatëse. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të shoqërohen me vërtetimin e njohjes/ekuivalentimit nga ministria përgjegjëse për arsimin, kopje të noterizuar të diplomave të ciklit të tretë “Master ekzekutiv“, diplomë specializimi, ose të diplomave ekuivalente me to, shoqëruar me listën e notave ose suplementin e diplomës, nëse kandidati ka të tilla.

- Publicitet -

Në dosjen e dokumenteve të aplikimit duhet që të përfshini një certifikatë lindjeje, si edhe fotokopje të kartës së identitetit/ pasaportës, dy rekomandime nga personeli akademik me titull “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”, dëshmi të gjuhës së huaj në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, ndryshuar me Udhëzimin Nr.20, datë 22.09.2017. Dokumente të tjera që duhen për aplikim  janë edhe dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, provime pasuniversitare ose artikuj shkencorë që mund të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës, nëse do të vetëfinancohet, vërtetimin e dorëzimit të dokumentacionit, deklaratë personale që kandidati nuk është regjistruar në programe të tjera të doktoratës, vërtetim nga qendra e punës, që vërteton se kandidati ka angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, si dhe mandati i tarifës së aplikimit të shlyer në një nga bankat e nivelit të dytë. Mandat pagese për tarifën e aplikimit prej ALL 5000.

Programi i studimit të doktoratës përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore“Doktor”. Studimet për gradën shkencore “doktor” zhvillohen me kohë të plotë pranë departamentit ose me kohë të zgjatur, në ato raste kur doktoranti është i punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, pranë institucioneve të arsimit të lartë të llojit “universitet” ose “akademi”.

Për të konkurruar në këtë cikël çdo kandidat, duhet të Tketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i shkencave”/“Master i arteve”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente, ku duhet të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, sipas përcaktimeve të departamentit përkatës.

Studimet doktorale synojnë të nxisin kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore në fushat e kërkimit që mbulojnë Departamentet e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Në themel të studimeve doktorale është kërkimi shkencor dhe veprimtaria krijuese e pavarur, si bazë për përgatitjen e Tezës Së Doktoratës, të nevojshme për marrjen e gradës “Doktor” dhe lidhja me projekte kërkimore të Departamenteve apo të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

  KRITERET PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË DOKTORATËS, NËNFUSHA “GJEOGRAFI”:

  • Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjeografi, Shkenca humane, Shkenca sociale, Shkenca ekonomike, Shkenca Mjedisore, Shkenca Juridike, Shkenca kompjuterike, Gjeodezi, Shkenca agronomike, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral, sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, si dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master ishkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër, apo titull akademik të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente.
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, sipas përcaktimeve të njësive bazë.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar.
  • Të ketë dy rekomandime nga persona, që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit.
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike.

KRITERET PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË DOKOTORATËS PËR “HISTORI” DHE “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”

  • Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Histori, Shkenca humane, Shkenca sociale, Shkenca ekonomike, Shkenca juridike, Marrëdhënie ndërkombëtare, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e studimit doktoral, sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër, apo titull akademik të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente.
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, sipas përcaktimeve të njësive bazë.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar.
  • Të ketë dy rekomandime nga persona, që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?