Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimi global: Gënjeshtrat e Covidit të gjatë. Simptomat dhe rreziqet u ekzagjeruan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Studimi global: Gënjeshtrat e Covidit të gjatë. Simptomat dhe rreziqet u ekzagjeruan
AktualitetShendetesi

Studimi global: Gënjeshtrat e Covidit të gjatë. Simptomat dhe rreziqet u ekzagjeruan

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Rreziqet e Covid-it të gjatë kanë qenë ‘shumë të ekzagjeruara’ me më shumë se 200 simptoma të lidhura me gjendjen, thonë ekspertët.

Sipas tyre, të metat e mëdha në kërkime kanë shtrembëruar shtrirjen reale të gjendjes, duke çuar në diagnoza të gabuara dhe ankth në rritje tek publiku.

Ata kritikuan mungesën e grupeve të përshtatshme të krahasimit në studimet që shikonin incidencën, prevalencën dhe kontrollin e gjendjes.

- Publicitet -

“Kjo ka rezultuar në një keqdiagnozë të gjerë të problemeve të ndryshme të zhvilluara pas Covid, duke minuar trajtimin e pacientit”, thanë studiuesit.

Shkencëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Danimarka shikuan përkufizimin e Covid-it të gjatë nga një numër organizatash globale shëndetësore, duke përfshirë Institutin Kombëtar për Shëndetin dhe Kujdesin (NICE) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ata zbuluan se çdo simptomë e re që ndodhi pas një infeksioni të konfirmuar ose të dyshuar Covid është konsideruar si Covid i gjatë, duke bërë që kjo gjendje të ketë më shumë se 200 simptoma të lidhura me të.

Shumica e njerëzve që rezultojnë pozitiv me Covid-19 ndihen më mirë brenda ditëve ose javëve, por për disa njerëz, simptomat mund të zgjasin më shumë se 12 javë.

Ata që kanë Covid të gjatë, të njohura edhe si pasojat post-akute të Covid-19 (PASC), raportojnë lodhje, mungesë vëmendje dhe dhimbje gjoksi.

Por ekipi argumentoi se simptomat janë të zakonshme në mesin e shumë viruseve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Ata gjithashtu theksuan se studimet në fazat e hershme të pandemisë ka të ngjarë të kenë përfshirë më pak pacientë me simptoma të lehta ose pa simptoma, të cilat mund të kenë çuar në keqraportim të kampionimit.

Kjo ndodh kur grupe të caktuara kanë më shumë gjasa të përfshihen në një studim sesa të tjerët, duke kufizuar gjetjet.

“Analiza jonë tregon se ekziston nevoja për përkufizime më të mira të rasteve dhe kritere më të rrepta të cilat duhet të përfshijnë simptoma të vazhdueshme pas SARS-it të konfirmuar. Duhet të merren parasysh imuniteti dhe gjendja mendore e njerëzve pasi kanë kaluar Covid-19”, thonë studiuesit.

Ata kërkuan që të ketë studime që tregojnë simptomat specifike për Covidin e gjatë që të shmanget një diagnostikim i gabuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  • Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë, arrestohet edukatorja
  • Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Ethem Lalaj on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  3. abdiaga on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  4. Detari on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  5. Mara emigrante ne Itali on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?