Një studim i kërkuar nga Parlamenti Evropian, i cili është publikuar në fillim të vitit, vëren se mazhoranca socialiste qeverisëse “pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.
“Mjedisi politik mbetet thellësisht i ndarë dhe i polarizuar, me parti relativisht të dobëta opozitare dhe një parti të fortë qeverisëse që ka qenë në pushtet që nga viti 2013 dhe pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2025”, shkruhet në tekstin e kërkimit.
Bëhet fjalë për një studim të Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Unionit me titull “Parlamentet në procesin e zgjerimit të BE-së: Forcimi i kapaciteteve të parlamenteve të vendeve anëtare sipas metodologjisë në zhvillim të zgjerimit”.
Ky studim eksploron rolin dhe rritjen e kapaciteteve parlamentare në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në metodologjinë në zhvillim të BE-së për anëtarësim dhe theksimin e saj në qasjen “themelore”.
Ai shqyrton po ashtu kriteret e Komisionit Evropian për “funksionimin e institucioneve demokratike” në vendet e anëtarësimit.
“Raporti i Shqipërisë, sipas intervistave me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, është i përzier në rastin më të mirë”, vijon studimi duke kujtuar se BE-ja hapi negociatat e anëtarësimit më 15 tetor të vitit të kaluar.
Ato u prezantuan nga qeveria shqiptare si një moment historik dhe arritje e rëndësishme edhe pse kishte aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, shton punimi i autorëve me seli në Belgjikë dhe Holandë.
“Pavarësisht reformave të konsiderueshme që janë ndërmarrë, institucionet shtetërore mbeten të dobëta dhe shumë të politizuara, me korrupsionin që mbetet një çështje problematike. Kjo prirje shoqërohet gjithashtu nga një shumicë joproporcionale e fortë ekzekutive dhe një shumicë qeverisëse në parlament që dominon pjesën më të madhe të vendimmarrjes legjislative”, sjell në vëmendje studimi.
Kërkimi analizoi iniciativat për mbështetjen e demokracisë së BE-së për parlamentet në dhjetë vende në zgjerim, përkatësisht Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi, Turqi, Ukrainë, dhe Kosova.
Studimi u bazua në hulumtimin në tavolinë, hartëzimin dhe mbi 90 intervista ekspertësh dhe palësh të interesuara.
Në vijim, dokumenti kërkimor i autorëve parashtron se “parlamenti shqiptar shpesh mbetet i dobët, i dominuar nga ndikimi i partisë në pushtet dhe i zhytur në polemika, përfshirë mosmarrëveshjen më të fundit mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese”.
Kjo, duke hedhur dyshime mbi ndarjen efektive të pushteteve dhe sundimin e ligjit.
Në këtë pikë, të intervistuarit nga autorët e studimit “kanë veçuar gjithashtu ‘tendencat vulosëse’ të parlamentit kur vjen puna për të valëvitur nismat qeveritare pa analiza, diskutime apo debate efektive”.
“Të intervistuarit vunë në dukje sfidën më të gjerë të një ndryshimi drastik demografik, me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që largohet nga vendi për shkak të mungesës së mundësive – kryesisht njerëz të rinj dhe të arsimuar që do të nevojiteshin për të ndërtuar një brez të ri të të rinjve demokratikë, liderë pro BE-së”, thekson studimi i kërkuar nga PE-ja.
Kërkimi nënvizon drejt mbylljes se “pengesat strukturore për forcimin e vërtetë të shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike, si kapja e shtetit, korrupsioni dhe ngecja e progresit në ndarjen e vërtetë të pushteteve, duhet të kapërcehen ende për një transformim të vërtetë të vendit”.
Sipas punimit, është vërejtur një kulturë më e gjallë e shoqërisë civile, duke u dhënë disa prej të intervistuarve arsye të mjaftueshme për të shpresuar për përparimin e mëtejshëm në procesin e konsolidimit demokratik të Shqipërisë.
Kujtojmë që, ky studim u kërkua nga Komisioni për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të PE-së.
j.l./ dita
“Studime” te tilla sorosiane shpallen para kohe edhe fitoren e thelle te Qamiles Harrit si Presidente ne USA.
Thua se ka shume rendesi se kush fiton. Une nuk e quaj fitore, por emerim si ne Diktature. Nuk ka rendesi fare vota, sepse te gjithe krahet kontrollohen nga nje dore per nje axhende specifike. Thjesht zgjedhjet i perdorin si iluzion per masat, qe te mendojne se ata vendosin dhe kemi Demokraci. Kjo, deri sa ti udhezojne si bagetia, te tirrania teknologjike teknokratike, ku asnjeri nuk do te kete me mundesi qe te bej dot asgje. Prandaj mos u merrni shume ta. Thjesht, c’fare mund te beni eshte te Bojkotoni masivisht votimet. Jepuni te kuptojne, se loja e tyre nuk funksionon me. Te me besoni, ky veprim do ti bej qe te krruajne koken. Pazari eshte bere. Ramen keni prape, nuk ka fare rendesi se c’fare do votoni ju. Mos u lodhni kot me ta.
Vetem qorri,sakati,llapaj nongra,mamythi i korrupsionit nuk e besojne!?Fshati qe duket nuk do kallauze,thone andej nga jugu!?
Tash ta po e lexon dhe dezinjatorja e partise xhozi kete njoftim dhe Edithththththththth harxhi dhe po ulin flamurin ne gjysem shtize se na cane trapin me lajthitjen per ardhjen e Trumpit ne predidence a thua se eshte zgjedhur presidenti i Shqiperise.
Pra, edhe probleme “me thes”, serioze per nje demokraci dhe qeverisje normale………….. edhe “fitore te thelle” te partise se diskredituar nga skandalet e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin??????
A kane keta karafile sondazhesh te bere nga zyra brukso-holandiane dhe me rezultate pyetjesh bere zyrtareve dhe shoqerise civile rilindase ndonje shpjegim per kete paradoks?
Apo ‘crendesi ka paradoksi, rendesi ka qe parate u moren, u harxhuan, dhe u shpjeguan??????
Nuk ka gjasa te jete i vertevku lajm per debila dhe dallkauke, por edhe sikur te jete keshtu, kjo politike mashtrimi e KOMISAREVE komunisteve evropiane tregon mese miri pse Presidenti Trump i hodhi gelboqen ne fytyre kukulles se Merkelit, Ursula fon der Leyen dhe nuk e ftoi ne ceremonine e inagurimit te tij.
NE BAZE TE KONVENTAVE NDERKOMBETARE ASNJE SHTET NUK MUND TE PUBLIKOJE EXIT POLL-E PER FITUESIN E ZGJEDHJEVE NE NJE VEND TJETER, SIDOMOS KUR FJALA ESHTE PER NJE QEVERI TE KORRUPTUAR HAJDUTE ME SHUMICEN E MINISTRAVE NE BURG APO ARRATI SI QEVERIA E EDI RAMES QE KA KORRUPTUAR EDHE FBI.
prandaj:
Ky eshte nje mashtrim i ulet enverist. Pse atehere gjithe Bota Demokratike dhe SHBA kane me shume se nje vit dhe e kane injoruar totalisht gangsterin Edi Rama dhe askush ja var me e nuk e fton per asnje takim kortezie por e kane lene te hedhi OFERTAT me Sazanin, Zverrnecin dhe Centrale Atomike per katunare dru me pre?
Sondazhet popullore tregojnë se më 11 maj do të fitojë LulZim Basha!
SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË!
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
DEMOKRATËT EUROATLANTIKE SHQIPTARË
7×7=42!
C’mutin do parlamenti europian se kush do te fitoje ne 11 maj ne shqiperi?
Ku eshte ndihma e ketyre europianeve per te krijuar nje mjedis opozitar ne shqiperi?
Opozitar quajne Sali Berishen dhe pozitar Edi Rama.
Bravo parlament europian.
Deshironi Edi Ramen sepse I ra ne gjunje Melonit ?
Dy gjera ka ne kete artikull.
1.e para eshte trillim e Edi Rames si te gjitha artikujt e tjere qe mbajne firma prof…..gjerman,italian e leshi pasi jane paguar.
2.shkelje e KE. qe mbron te drejtat e njeriut dhe nderhyrjet ne punet e nje shteti tjeter sidomos ne fushate zgjedhje.
Ky artikull eshte koke e kembe anti demokratike.
Edi Rama I ka tredhur (skopitur ) intelektualet ne shqiperi sidomos akademine e shkencave dhe I ka kthyer ata ne eunuke ,roje te haremin te tij.
Ne se eshte e vertete,ky eshte parlamenti i bythes.Car pune ka Parlamenti Europian te nderhyje dhe te ndikoje ne zgjedhjet ne Shqiperi ? Mendoj se askush nuk ka te drejte te beje studime dhe ti publikoje ato pasi ndikon ne menyre te paligjeshme ne zgjedhjet ne Shqiperi.I takon popullit Shqipetar te gjykoje,te vendose dhe te votoje per bijte e tij me te mire pa u sugjeruar nga jashte ose nga brenda nga te famshmit pseudo studiues qe ne fakt jane thjkesht rrogtare te interesave politike.
Ky lajm eshte totalisht i dyshimte dhe manipulues me qellim politik,sepse ja po e pranojme te mirqene, menjehere do te kercenin zgupthi gazetaret HIENA te Botes Demokratike me pyetjen BOMBE per Parlamentin Europian:
SA PARA DROGE APO KORRUPSIONI JU KA PAGUAR EDI RAMA QE KORRUPTOI EDHE FBI PER TE HEDHUR NE MEDIA NJE EXIT-POLL SI KY REZIL?
dhe me pas do te vazhdojne me pyetje te tjera “perveluese” per Olsi Ramen e Xibrakes, per raportin e OSBE te 2015 kur zbuloi pasurine maramendase te Edi Rames prej $200 milione dollare, per portin e Durresit dhe inceneratoret me sterilizimin, per kompanite 5D, per hajdutin Bashkim Ulaj ne ortakeri me hajduten Belinda Balluku ne lufte me kusarin Eron Veliaj ne ortakeri me hetuesin e Enverit, Fatmir Xhafaj, por edhe per qeverine e tij ne burg ose ne arrati dhe pse e them keshtu?
sepse:
GAZETARET E BRUKSELIT NUK KANE FRIKE SE SPAK-OTURAKU I ALTIN DUMANIT DHE I HETUESVE TE ENVERIT DO T’I AKUZOJE DHE DO T’I RASE NE BURG ME GJKKO E KRIMINELES IRENA GJOKA APO ME PJELLEN E ARANIT CELES NE KRYE TE PROKURORISE ME URDHER TE GANGSTERIT EDI RAMA,
njashtu:
Komisarin e Vlores, Dritan Zagani,
Komisarin e Fushkrujes,Emiliano Nuhu,
Fredi Belerin e Bashkise se Himares,
Deputetin kolonjar, Ervin Salianji,
Por edhe kerceimet enveriste per Gazmend Bardhin nga Kavaja
sepse:
LIGJET E BE E NDALOJNE RREPTESISHT KETE PROPAGANDE
Madje po te behetnje kallezim mund te sanksionohet rende edhe gazeta DITA qe ka publikuar pa kontroll:
NJE FAKE NEWS
Ne favor te Edvinit dhe PS duke perdorur emerat e institucioneve te BE.
Intelektual.
Besoj me lexove .
Kush pret te beje kallzim?
Eunuket e Akademise se shkencave ?
Kolegji I gjyqtareve ?
Kolegji I gazetareve ?
Bashkesia e shkrimtaruceve te tipit Blushi ?
Nuk e di ?
Thuaj ti kujt I takon.Apo te gjithve ne se duan shqiperi demokratike.
Ne PE eshte e ndaluar rreptesisht te publikojne exit polle perpara perfundimit te zgjedhjeve ne vendet antare dhe Rumania eshte gjobitur nga Komisioni Zgjedhor i BE nga nje kallezim i nje vezhguesi vendor per publikimin nga platforma Tik Tok te rezultateve paraprake per Presidentin e vendit pa pyetur fare se kush e ka fajin ne kete vend, gjoba ishte disa miliona euro dhe shtyrje te lotit te investimeve te BE ne kufirin bullgaro-rumun, prandaj ky shkrimi i gazetes DITA per fallxhoret e BE qe i ka zene dashnia me PS e Edi Rames duket qe larg si propagande enveriste per katunare dru me pre,
njashtu:
SI FTESA E TRUMPIT PER PUTININ NE CEREMONINE E INAGURIMIT QE GAZETA DITA E PUBLIKOI PARA DO KOHE SI NJE LAJM I VERTETE
Turpi I Euvropes eshte gjendja ku jemi se ata mbeshtetin kete krahatur: nje ligj per zgedhjet se lejon nderimin e pushtetin mbasi te njejt zgidhen nga partite e jo nga populli! Lista ku vota per te anashkaluar kete zgedhje te Njishave duhet te jete me mija here ma shume vota! Deformim e perversion te zgedheve !
Te kalben ne pushtet do ishte ma korrekt me thane e te masakrojne Shqiperine ne cdo aspect! Kur te behet vend pa shqiptaret, atehere BEja do kerkoje zgedhje te lira!
Edhe Saliu dakord eshte.Vendin e dyte nuk e leshon.
Per vendin e dyte nuk ka Kompromis.
Nuk na intereson kush fiton, por na intereson kush do t’i zgjidh problemet e ekonomisë shqiptare.
Kush do të nxjerrë nga varfëria 75%të popullsisë sonë dhe kush do të ul korrupsionin, që po e shkatërron të ardhmen e këtij vendi.
O te lajthitur vertet akoma besoni se populli shqiptar ka lajthitur e te riktheje ne pushtet perbindeshin e vicidolit qe e rrezoi perfunimisht ne 2013 me 1 milion shpulla dhe me 14 maj 2023 e hodhi nokaut me 56 bashki te humbura dhe 92% te teritorit te vendit pa asnje pushtet lokal . Kjo eshte nje cmenduri qe keni rene kaq poshte. Perbindeshi i vicidolit ka mbaruar misionin e tij , tani me 81 vite ne kurriz dhe me 27 akuza penale te behet gati avash avash te shkoje te zieje groshen dhe t’ja dorzoje dhe partine krricit te faros me dy gishta lart se vetem ky i shkreti ngeli.rrugeve per 12 vjet duke pellitur..Hajt tani koha jote ka mbaruar mos i mbaje trushplaret me endrra qe si besojne as femijet e kopshtit.
Po c’fare ta duan shqiptaret e kjo Shqiperi akoma pertej 2025 kete Edi Kristaq Ramen akoma ne fronin e tere pushteteve ?
Per ta thelluar fukarallekun qe edhe kaq sa eshte nuk mba me se u ka vajtur thika ne kocke te gjitheve ?
Per ta zbrazur kete vend krejt nga shqiptaret sikur ka nisur qe kur mori pushtet ne 2013 dhe ka perzene me qeverisjen pleher mbi 1 milion shqiptare?
Per te vajtur e lypur refugjate kudo ku jane neper bote sa here u shkon ne vizita neper dyert e tyre ?
Per te falur e dhuruar troje e copa Shqiperie si Sazani si me i pas mall trashegim nga bab Kristaqi thjesht e vetem per servilizem e interes personal ?
Per ta mbajtur kete Shqiperi me tej akoma vendin me te varfer me korrupsionin me te larte ne Europe ?
Per tu dhene shqiptareve edhe me tej koston me te larte te jeteses me cmimet me te larta te gjithckeje e pagat me te ulta ne rajon ?
Per te derguar Ministra hajdute ne burg per “shperdorim detyre” ?
Ekonomia e vendit eshte ne diten e saj me te erret, varferia e shqiptareve ne kuoten me te larte !
Me nje vazhdim akoma pertej 2025 me kete Sulltanat Rama ky vend shkon ose ne shperberje ose ne konflikte sociale!
– Kushdo te vije pas Rames nuk do mundet kurrsesi ta rrjepe, varferoje e shpopulloje kete Shqiperi me shume
jo Sali Berishe te quhet, por edhe Hajdutin e famshem Arsen Lupen ta ngresh nga varri.