Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimi japonez zbulon rritje të tumoreve dhe vdekshmërisë pas vaksinave të COVID
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Studimi japonez zbulon rritje të tumoreve dhe vdekshmërisë pas vaksinave të COVID
Lajmi i funditShendetesi

Studimi japonez zbulon rritje të tumoreve dhe vdekshmërisë pas vaksinave të COVID

Published: May 17, 2024
Shpërndaje

Rritje e tumoreve dhe e vdekshmërinë në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Janë këto të dhënat e studimit të fundit japonez, të publikuar nga mjeku Edvin Prifti, i cili është shprehur që në fillim kundër vaksinimit, duke i cilësuar vaksina gjenetike. Në një status të gjatë në Facebook, mjeku Prifti ngre alarmin për gjetjet e studimit, sipas të cilit vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit tumore të llojeve të ndryshme. Këto të dhëna shkencore kanë dalë në dritë pas tërheqjes së vaksinës Astrazeneca.

“Një studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative të tumoreve si dhe vdekshmërinë prej tyre në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA.  Autorët evidentojnë që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik Alfa dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve të ndryshme. Pas lajmit që vaksina Astrazeneca u tërhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore të tjera dhe të reja. Mesa duket dogmat duhet të rishikohen dhe analizohen. Studime të tjera duhet të evidentojnë këto rezultate për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësitë”.

Prifti pretendon s etë gjithë mjekët që kundërshtuan vaksinimin , u ndëshkuan apo u gjetën të vdekur në rrethana misterioze.

- Publicitet -

“Shumë prej mjekëve që kundërshtuan u quajtën sharlatanë sikurse prof. Didier që propozoi hidroksiklorokinën, në disa raste u ekzekutuan sikurse prof Liam Bim në universitetin e Pitsburgut, në disa raste u gjetën të vdekur në rrethana misterioze sikurse prof Karl Plummer shkencëtari më i madh i koronaviruseve në botë, në disa raste u “vetëvranë” sikurse prof. Didonna në Itali që zbuloi plazmën hiperimune dhe në raste të tjera u burgosën dhe këta të fundit çuditërisht kishin akuza si korrupsion dhe evazion fiskal sikurse prof.. Charles Lieber shefi i departamentit të biologjisë molekulare në Universitetin e Harvardit. Se me kë më ngjan si histori!?”.

Sipas tij shkenca nuk ka teori konspirative, por të vërtetën.

“Shkenca nuk ka teori konspirative siç kam dëgjuar këto kohë, ajo thjesht mbart të vërtetën dhe bashkë me të edhe martirët e heshtur të saj. Shkenca dhe e vërteta ka vetëm një problem, atë mund ta shtypësh për njëfarë kohe, mund edhe ta fshehësh, por kurrë nuk mund ta tjetërsosh pasi shkenca dhe e vërteta është drita. Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithçka për të shpëtuar jetën e tij nga Inkuizicioni tha për Tokën: Eppur si muove – Ajo paska lëviz duke iu drejtuar planetit Tokë”.

Kujtojmë se mjeku Edvin Prifti akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, fshehje të të ardhurave dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • epo kjo pune says:
    May 17, 2024 at 9:56 am

    Gazeta, per ceshtje te ndjeshme e mira e do te jene te pranishem te gjitha opinionet se ndryshe coroditet opinioni publik, argumenta shkencore nga te dyja palet, se ka studime qe thone pini kafe e studime qe mos pini kafe! por kur vjen puna tek shendeti, askush nuk e di cfare sjell e nesermja por di cfare rrezikon e tanishmja e po nuk u besua shkenca, cfare do besohet? Kemi bere vaksina qe te vegjel ndaj jemi shtuar si miza lisi ne planet e rritet jetegjatesia cdo vit dhe me shume semundje provokon cfare hame e pime e jo ilaçet…

    Reply
  • Edi says:
    May 17, 2024 at 11:45 am

    Sharlatan

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    May 17, 2024 at 12:00 pm

    A ishe ti mjek që ishe në burg, sa shpejt dole tash po na jep mend, shko mor doktor lopësh.

    Reply
  • Agim says:
    May 17, 2024 at 8:22 pm

    „Studimi japonez“?!!! Kush e ka kryer kete studim? Institut? Universitet? Individ? Çfare reputacioni ka ne bote studjuesi? Sa studime te tjera ka qe e hedhin poshte kete konstatim?
    Mos degjoni nje mjek qe vuan nga kompleksi i protagonizmit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?